Debati/Shqetësimi i disave pse kryeministri lavdëron Presidentin, por Meta nuk ka ndryshuar. Ai që ka qenë, mbetet, qendrestar për Kushtetutën
Paralel me shqetësimin e pandemisë së Covid-19, në Shqipëri po ecën tash dy ditë edhe meraku nga disa grupime dhe analistë se përse kryeministri Rama po lavdëron presidentin Meta, bile në mënyrë habie shprehen që pse e quan model respekti, Metën, tash në kohën e pandemisë.
Për të qenë realist, Ilir Meta, Sali Berisha dhe Edi Rama janë politikanë rrace. Kanë me shumë se 25 vite mbi supe karrierë dhe sprova përballje, afrimi, kompromisi dhe lufte. Edhe Fatos Nano ishte politikan kalibri, por duket se ka dalë në pension. E nxori vetë veten në shtator 2005, kur mund të luante ndryshe. Por tani ai është në arkiva!
Duke iu rikthyer shqetësimit të mësipërm, duhet pranuar që në fillim se Ilir Meta nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimet e tij në raportet me Edi Ramën. Beteja për Kushtetutën vazhdon dhe duket se Komisioni i Venecias do firmosë verdiktin e dhënies së drejtës pro Presidentit.
A nuk është betejë mes jetës dhe vdekjes politike, kjo betejë?!
A jemi në kohë pandemie ekstreme ku edhe bota nuk do të jetë më, siç ishte para marsit 2020?
A nuk duhet bashkëpunuar, edhe me “armikun”, kur ARMIKU më i madh ndodhet kudo dhe nuk e shikojmë, por merr jetë njerëzish?
A nuk tregoi Ilir Meta se edhe pa të tjerë, që realisht e sabotuan, mbledh dhjetëra e dhjetëra mijë qytetarë në Bulevard, siç ndodhi me 2 mars?
Realisht Bota ka ndryshuar shumë, madje edhe më shumë do jetë më virtuale pas ikjes së koronës. Edhe Shqipëria pjesë e Botës mbetet!
Të gjithë po ndryshojnë nga pak, dikush për mirë dhe stoicizëm; të tjerë në arrogancë. Por e mira e mposht arrogancën, edhe ARROGANCA duhet të kuptojë se nuk mund ta shtyjë gjatë me këtë udhë pa krye, pasi financat po pakësohen, njerëzit po revoltohen, policia nuk mban më me gaz lotsjellës asnjeri, sepse kur sytë të mjegullohen nga mbyllja në shtëpi pa bukë apo edhe kur ta lirojnë lakun e daljes, por nuk ke punë, njeriu nuk pyet më për GAZ!
“2 Marsi” tjetër do jetë i paparë, nëse detyrohet të ndodhë!
Ndaj secili në punën e tij; njeri drejt 2021-it dhe tjetri për korrik 2022.
S.P.