Sondazhi/ Cila do jetë qeveria e ardhshme në Kosovë? Votojnë 91 % pro Albin Kurtit

Situata politike në Kosovë shkon paralel me koronavirusin. Ndonëse presidenti Thaçi ka kërkuar për të katërtën herë sot që VV të caktojë emër tjetër për kryeministër, përsëri përgjigja mbetet: Presidenti të vendosë për zgjedhje të parakohshme sapo të mbyllet situata me koronavirusin.

Populli kosovar në masë dërmuese nuk është për rrëzimin e kryeministrit Kurti siç bëri LDK dhe disa parti të tjera. Në çdo sondazh Albin Kurti ngjitet shumë lart në kuotat publike.

Edhe sonte votimi që “Cila do jetë Qeveria e ardhshme?” kanë votuar 91 përqind pro Albin Kurtit. Dhe numri i votuesve është 147 mijë e 745 veta online.

Në çdo zgjedhje VV fiton bindshëm, ndaj po mundohet mafia politike kosovare të krijojë qeveri tjetër në mënyrë që të dobësojë Albin Kurtin.

Por sondazhet popullore tregojnë rritje galopante të kuotave të VV.

SHKARKO APP