SPAK-u duhet të bëjë arrestime për dosjen e gjykatës kushtetuese, pasi falsifikimet janë haptazi kriminale
Presidenti i Republikës publikoi dokumente që çmontojnë grushtin e shtetit të qeverisë “Rama” për kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Ja si u përdorën Kuvendi dhe Ministria e Drejtësisë për të shkelur Kushtetutën, ligjet dhe për të manipuluar gjithë procesin.
Dje u provua me dokumenta se pjesë e këtij skenari për kapjen nga Rilindja të Gjykatës Kushteturese ishte edhe Kuvendi i Shqipërisë e Ministria e Drejtësisë. Sekretarët e Përgjithshëm të dy institucioneve, me urdhër të shefave të tyre, kanë ndërhyrë në mënyrë flagrante antiligjore që emri i Arta Vorpsit të botohej në Fletoren Zyrtare si kandidaturë e “zgjedhur”, ndërkohë që praktika është mafioze, sqaron presidenca.
Presidenti Ilir Meta ka dalë dje në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, ku ka prezantuar para shqiptarëve fakte të reja të grushtit të shtetit të rilindjes dhe kapjen e institucioneve. Presidenti dhe Këshilltari Ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj, publikuan shkresa zyrtare dhe dokumente të institucioneve të qeverisë “Rama” të cilët dëshmojnë për shkelje ligjore flagrante dhe vepra kriminale të zyrtarëve të rilindjes.
Konkretisht, deri më sot është njohur vetëm emri i kreu të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, si njeriu që me urdhër të Edi Ramës manipuloi garën për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë që Presidentit dekretoi emrin e Marsida Xhaferllarit, sipas ligjit anëtare të Gjykatës Kushtetuese, Dvorani, në shkelje ligjore dhe Kushtetuese mori kompetencat e Presidentit, manipuloi listën e kandidatëve dhe quajti të “zgjedhur” si anëtarë të kushtetueses, Arta Vorpsin. Por në këtë skandal kushtetues Dvorani nuk ishte i vetëm dhe veprimet e tij lidhen qartësisht me interesat e PS për të vendosur në këtë institucion emrat që janë më afër saj. Dje u provua me dokumenta se pjesë e këtij skenari për kapjen nga Rilindja të Gjykatës Kushteturese ishte edhe Kuvendi i Shqipërisë e Ministria e Drejtësisë. Sekretarët e Përgjithshëm të dy institucioneve, me urdhër të shefave të tyre, kanë ndërhyrë në mënyrë flagrante anti ligjore që emri i Arta Vorpsit të botohej në Fletoren Zyrtare si kandidaturë e “zgjedhur”. Pra Dvorani dhe zyrtarë e ministrisë, pa asnjë frikë nga ligji morën përsipër të vendosin se Presidentit i kish mbaruar afati për të dekretuar anëtarin që i takon sipas Kushtetutës. Po ashtu, pa ju dridhur dora këta zyrtarë që nuk kanë asnjë të drejtë juridike dhe ligjore urdhërojnë institucionet që të botojnë si akte ligjore në Fletoren Zyrtare letrat e Këshilli të Emërimeve në Drejtësi. Kujtojmë që në fletoren zyrtare botohen, dekrete të Presidentit, ligje të Parlamentit dhe akte qeverie, por jo vendime të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Pra, zyrtarët e rilindjes jo vetëm “vodhën” kompetencat e Presidentit, por me papërgjegjshmëri kanë sabotuar gjithë procedurën e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese.
Sigurisht dy sekretarët e përgjithshëm dhe ministria e Drejtësisë, ashtu si Dvorani, nuk u “çmendën” që të shkelnin ligjin pa vetëdije e pa urdhër politik. Përvoja juridike u mjafton të kuptojnë se kompetencat e Presidentit dhe Kushtetuta flet qartë se kush i zgjedh anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Por aktet e tyre të firmosura tregojnë se me urdhër të shefave politik kanë vendosur të kryejnë një krim ligjor duke mashtruar dhe manipuluar dokumente, sipas presidencës. Skandali i publikuar dje me dokumentet e Kuvendit dhe Ministrisë së Drejtësisë është vetëm një shkelje më shumë në projektin total të Edi Ramës dhe PS për të kapur Gjykatën Kushtetuese dhe gjithë institucionet në vend. Mënyra sesi kanë vepruar Dvorani, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit dhe Ministrisë së Drejtësisë tregon edhe mënyrën sesi dekretet e Presidentit për zgjedhjet vendore u hoqën nga fletorja zyrtare. Në këtë mënyrë nuk kthemi thjesht zyrtarë që kanë shkelur ligjin, por përfaqësues politik që kanë vepruar njëlloj si një strukturë kriminale për uzurpimin e institucioneve. Presidenti Ilir Meta paralajmëroi se shpjegimi i vjedhjes së një anëtari i Gjykatës Kushtetuese, që u bë dje me monitor dhe dokumente për gjithë publikun do të prezantohet dhe për ndërkombëtarët, madje edhe deri në Bruksel. Gjithashtu ftoi qytetarët që të dënojnë me protestë, më 2 mars, aktet e shëmtuara të cilat po tregojnë fytyrën e vërtetë të organizatës që qeverisë sot vendin.
Dokumentat zyrtare që po publikon përditë presidenca tregojnë se ka nevojë urgjente që SPAK-u të hetojë, duke thërritur Presidentin e Republikës, Kryeministrin, Kryetarin e KED, kryeparlamentarin Ruçi, ministren e drejtësisë, sekretarin e përgjithshëm të parlamentit, etj. Hetimi duhet i shpejtë dhe profesional, duke marrë të pandehur atë që do rezultojë fajtor në këtë histori të madhe ku krejt shteti është në rrëmujë e në kapje nga një grup i strukturuar politiko-mafioz.
SPAK-u ka shansin të tregojë se është një organ dinjitoz dhe që nuk pyet për asnjeri që ka shkelur ligjin në këtë çështje për gjykatën kushtetuese. Sepse SPAK-u hap udhë edhe krijimit të gjykatës kushtetuese, ndonëse duket si paradoks, por duke hetuar këtë dosje, ku aktorë janë të gjithë emrat kryesorë të shtetit, ka mundësi të vendosë para përgjegjsisë përgjegjsin apo përgjegjsit e kësisoj problemi i Kushtetueses fillon zgjidhjen.
Më pas do kemi gjykatë kushtetuese e cila vendos për të gjithë në Shqipëri.