Spartak Ngjela: Veprimi i PD-LSI për hapjen e listave me 100 % një risi dhe me mbështetje popullore

Avokati i njohur Spartak Ngjela në emisionin e Eni Vasilit në Top Channel këtë të hënë, datë 28 shtator, tha se në lidhje me vendimin dhe dorëzimin e draftit nga PD-LSI për lista krejtësisht të hapura me 100 % të tyre tregon risi dhe popullaritet. Ky veprim, theksoi Ngjela,  flet se opozita është hapa para në raport me kryeministrin Rama, bile është një veprim amerikan si demokraci.

“Janë dy risi, nuk ma merrte mendja që të ishte opozita në këtë nivel, dy janë risitë, hapja 100% e listave që s’ka asnjë rezervë, por më kryesorja është sistemi amerikan që ka futur, zgjedhja e kandidatëve nga populli. Eshtë sistem amerikan, ta dini e ka bërë mirë apo jo, këtë e shikon kundërshtari, ky është sistem i konceptit amerikan, është koncept i ri, deri tani ka qenë kështu, unë jam kryetari, ti Spartak i dyti, ai i treti, por kjo është risi, socialistet e kane, ti që nuk di këndim, shko ministër për arsim. 

Kjo është risi, jo vetëm kaq, por pasi kanë dalë këto, do të mblidhet një tryezë e re, kam përshtypjen që kjo risi e listave që 100% dhe renditja të vijë nga populli është demokratike”- tha Ngjela.

Ndërkohë mësohet se PS-ja kërkon lista preferenciale nga kryetari i partisë, opozita parlamentare ka firmosur për lista me 1/3 të mbyllura, kurse PD dhe LSI kërkuan sot në Këshillin Politik lista të hapura me 100 %, pra kush merr vota do jetë deputet. Bile PD-LSI ka vendosur që listat të vendosen sipas rendit alfabetik e jo siç do kryetari i partisë.

Edi Rama do lista me renditje preferenciale dhe flet gjoja për lista të hapura, por në realitet janë të mbyllura.

SHKARKO APP