Të huajt japin 1.15 miliardë euro për Shqipërinë, por mos i vidhni të nderuar qeveritarë!

Ndodhi ajo që nuk priste kryeministri Rama dhe ministri tij Arben Ahmetaj. Konferenca e Donatorëve dha sot ndihma për rindërtimin nga tërmeti i 26 nentorit, 1.15 miliardë euro, një shumë e jashtëzakonshme financiare si donacione dhe kredi te buta.

Më të dashur me shqiptarët u treguan: Bashkimi Europian që dha 100 milionë euro, Franca e sharë nga Rilindja, e cila dhuroi 100 milionë euro, Italia fqinje me 65 milionë euro e kështu me radhë shtetet pjesmarrëse.

Tashmë eurot u zyrtarizuan në drejtim të Shqipërisë. Problemi mbetet si do të përdoren dhe të mos lejohet që të vidhen siç është zakoni rilindas.

Shuma prej 1.1 miliardë euro plotëson çdo nevojë të banorëve të dëmtuar, bile teprojnë!

Mbetet të falenderohen të gjithë shtetet dhe organizmat e ndryshme që kontribuan në këtë nevojë të madhe shqiptare, por thirrja që të mos vidhen këto fonde mbetet thirrje e madhe publike.

Mos i shpërdoroni eurot, të cilat një pjesë, jo e vogël, janë edhe kredi dhënë shtetit shqiptar, por çdo taksapagues do të paguajë për ti shlyer ndër vite kreditë.

Gjithsesi duhet thënë FALEMINDERIT MIQ QË NA NDIHMUAT!

Si të mos mjaftojë shqetsimi publik për vjedhjen e mundshme të fondeve Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar fjalimin e zyrtarit të DASH, Mathew Palmer, i cili ishte i pranishëm në emër të qeverisë së SHBA në Konferencën e Donatorëve për pasojat e tërmetit në Shqipëri.

Duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe ndihmën që ka dhënë SHBA për Shqipërinë, Ambasada veçon në postimin e saj në Facebook, pjesën e fjalimit të Palmer ku flitet për transparencën e fondeve që ju dhurua Shqipërisë.

Në fjalën e tij, Palmer tha se 3.9 milionë dollarë, nga ndihma e SHBA, do përdoren për ngritjen e sistemeve të transparencës për përdorimin e fondeve.

Njoftimi i Ambasadës së SHBA:

“Matthew Palmer, Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit për Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euro-Aziatike shpalli kontributin e fundit prej afro 5 milionë dollarë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit, gjatë fjalës së tij sot në Konferencën e Donatorëve të Komisionit Evropian për Shqipërinë. Shuma do të shkojë për themelimin e një akademie transparence, e cila do të ndihmojë Shqipërinë për administrimin në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse të donacioneve të pas tërmetit dhe fondeve të tjera publike; punën rimëkëmbëse dhe konservuese për monumentet kombëtare në Durrës, Krujë dhe Prezë; si dhe për mbështetjen e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq, e cila do të ndihmojë Kryqin e Kuq Shqiptar në ngritjen e një Qendre Operacionale

EDITORIAL/ TË HUAJT JAPIN 1.15 MILIARDË EURO PËR SHQIPËRINË

SHKARKO APP