Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 08:55 Njihuni me horoskopi për ditën e sotme, 23 tetor 2026 Dashi Hëna do të jetë në shenjën tuaj, duke sjellë mundësi të shkëlqyera. Pranojeni këtë periudhë tranzicioni ku ndoshta keni një rol më pak…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

T’i shohësh sherrin edhe pas 11 vitesh !

Editorial E diel, 18 Prill 2021 18:53
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Skandali i shpërthimeve të puseve të naftës në Patoz-Marinzë nuk është vetëm paaftësi e institucioneve për të menaxhuar situatën dhe për të kontrolluar investimet e huaja në këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë. Më shumë se kaq, skandali ka shpërthyer në sipërfaqe gjithë llumin e një historie që vjen erë korrupsion, abuzime të qeverive dhe inferioritet të palës shqiptare në negocimin me bizneset e huaja, por të përziera me politikanë shqiptarë. Dokumentet e reja që kanë dalë në dritë e shtrijnë skandalin që në ditën e parë kur është firmosur kontrata me “Bankers Petriolium”. Saktësisht 11 vjet më parë, kur në qeveri ishte kryeministër Fatos Nano. Një dokumenti i publikuar nga “Vizion Plus” tregon se marrëveshja është dukshëm në disfavor të palës shqiptare. Mbi të gjitha, skandali merr përmasa alarmante për një fakt tjetër. Disa pika të kontratës, ato më të rëndësishmet, janë mbajtur të fshehta. Dhe për çudi e ka mbajtur të fshehur edhe ish-kryeministri Berisha, që gjoja ishte armik me Nanon, por edhe qeveria e Edi Ramës, ndonëse dje ishte shumë i ashpër me kompaninë e huaj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kontratë skandaloze

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Marrëveshja e vitit 2004 mes institucioneve të qeverisë “Nano” dhe “Bankers Petriolium”, edhe pse duhet të ishte publike ka pasur një aneks sekret, ku palët binin dakord për ruajtjen e konfidencialitetit. Pra, dukshëm del se ishte hile për të mos e marrë vesh publiku se çfarë kurdisej me një pasuri kombëtare. Dhe për këto Fatos Nano ishte mjeshtër. Dokumenti favorizon kompaninë jo vetëm në taksa, por edhe në përgjegjësinë që duhet të mbajë për dëmet që u shkakton banorëve dhe mjedisit. Më konkretisht, nenet e kontratës sanksionojnë se autoritet shqiptare nuk kanë të drejtë as ti vendosin gjobë kësaj kompanie! Ndërsa në rastet kur kompania nuk arrin të bëjë kompensimin e banorëve, përgjegjësia i bie kompanisë shtetërore Albpetrol. “Në rast se kontraktori dështon të marrë masat rregulluese të kërkuara nga Albpetroli brenda periudhës së kohës së përcaktuar për këtë, atëherë Albpetroli mund të marrë masa të tilla rregulluese për llogari të kontraktorit”. Gjithashtu, dokumenti sanksionon se Albpetrol nuk ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim dhe as mbyllje të kontratës për këto arsye. Çudi e paparë kjo! As në vendin më të humbur të Afrikës nuk bëhet një kontratë e tillë diskriminuese për një shtet, vetëm nëse ke marrë një thes me dollarë!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E drejta për të mos mbajtur përgjegjësi për aksidentet që shkakton “Bankers Petriolium” nuk është e vetmja. Heqja e tatimit mbi fitimin për këtë kompani ishte një tjetër lehtësi. Të gjithë këto detaje që duken terma ekonomikë e teknikë përkthehen me qindra miliona euro të humbura nga buxheti i shtetit shqiptar. Por këto nuk janë humbjet e vetme të shtetit tonë. Kontrata zbulon një shkelje edhe më të rëndë. Sipas dokumentit, kompania ka të drejtë që të blejë çdo pajisje apo produkt, i cili i nevojitet për të kryer operacionet e kërkimit dhe shitjes së naftës jashtë, pa paguar taksa doganore dhe tatimore. Një tjetër detaj gati skandaloz është se qeveria ose parlamenti nuk mund të marrë dot asnjë hap në ndryshimet e barrës apo taksave me të cilat duhet të tatohet ky koncesionar, pa dhënë ai më parë dakordësinë. Cila kompania do të binte dakord t’i rriteshin taksat apo të penalizohej kur shkel ligjet?! Zor se gjendet një qeveri që firmos këtë marrëveshje edhe në vendet e botës së tretë! Por e ka firmosur qeveria e Fatos Nanos. Një turp i madh! Kjo është ndër të paktat marrëveshje që nxjerrë jashtë loje, si pushtetin ekzekutiv, ashtu dhe parlamentin apo institucionet e tjera. Duke vijuar me nenet skandaloze të kontratës gjen dhe pika që nuk kanë as logjikën minimale ekonomike. Ndërsa kompania nuk paguan asnjë tatim fitimi, nuk paguan doganë, nuk merr gjoba pa pëlqimin e saj edhe në rastet kur ka detyrime ndaj shtetit, si kjo e fundit në Patoz- Marinzë, kostot i paguan bashkë me Albpetrolin, që është kompani shtetërore. “Albpetroli dhe Kontraktori do të jetë përgjegjës sipas licencë marrëveshjes duke përfshirë pa kufizim: – detyrimet që kanë të bëjnë me abandonimin, – pagimin e kostove dhe shpenzimeve te operacioneve, – zhdëmtimet, – llogaritjen e pagesës së taksës së naftës mbi fitim",- thuhet në kontratë. Pra fitimet merren vetëm nga kompania, ndërsa detyrimet ndaj shtetit, kur ka të tilla, ndahen përgjysmë po me shtetin shqiptar.

Si një republike bananesh

Marrëveshje të ngjashme mund të gjenden vetëm në shtetet që rëndomë njihen si “Republikë Bananesh”. Nuk është rasti për të kryqëzuar një investitor të huaj. Bankers Petriolium është një kompania ndërkombëtare që ecën me logjikën e biznesit dhe ka parë interesin e saj. Nuk mund t’i kërkohet llogari asaj se pse mori një kontratë të majme nga një shtet. Problemi këtu është se kush ka mbrojtur interesin e vendit tonë dhe kush na mbron nga kontrata abuzive? Shteti, si garantor, nuk duket gjëkundi. As në vitin 2004 kur u siglua kontrata dhe as në vitin 2006 kur nisi vënia në zbatim. Ata që kanë qenë në qeveri në atë kohë, duket se vetëm për interesin e vendit tonë nuk kanë menduar. Pas 11 vjetësh qeveria e sotme po vuan pasojat e një marrëveshje me shumë pika të mbajtur sekret, ku rezulton se penalizimet vlenin vetëm për institucionet shqiptare. Kabineti qeveritar sot po i sheh sherrin një marrëveshje të firmosur nga ish-kryeministri Fatos Nano pa pikë përgjegjshmërie ekonomike dhe kombëtare. A thua ka marrë ryshfet Fatos Nano në këtë rast? Ka nevojë që prokuroria të filloj hetimet edhe në këtë drejtim.

Katër vite më parë shoqëria civile dhe opozita u ngrit në këmbë për firmosjen e një marrëveshje detare me Greqinë, nga ku humbnim disa kilometra territor dhe pasuri nëntokësore. Po një marrëveshje e tillë, ku pasuria nëntokësore është marrë në mënyrë abuzive me firmën dhe bekimin e Kryeministrit dhe ministrave kabinetit “Nano”, a nuk është cenim i pasurisë kombëtare? Kjo histori që po shton përditë e më shumë dozat e skandalit nuk lë pa përgjegjësi dhe ministrat dhe kryeministrat pasues.

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi dje masa më të rrepta për kompanitë e naftës. Ministri i Energjetikës, që deri pak ditë më parë nuk shikonte ndonjë problem të madh në sektorin e hidrokarbureve, vendosi pezullimin e aktivitetit të “Bankers Petrolium” në zonën ku ndodhi shpërthimi. Një nismë konkrete ka marrë udhë për rishikimin e koncesionit. Dhe duhet riparë gjithçka. Por deri sa të arrijë në këtë pikë qeveria shqiptare do të përplaset me shumë lobime ndërkombëtare dhe me shijet e keqe që lë për investitorët e huaj sherri me një kompani të madhe ndërkombëtare si “Bankers Petrolium”. Në fund çështja mund të shkojë dhe në Gjykatën e Arbitrazhit, ku pala jonë mund të ndëshkohet me qindra milionë euro nëse vendos të prishë kontratën. E gjitha kjo, falë një “dhurate” që qeveria “Nano” ja ka lënë peshqesh qeverive pasardhëse dhe popullit.

Edhe pas 11 vitesh të të shohin belanë një popull, kjo është për të vënë kujën, por edhe hekurat atij që e ka bërë!

Zoti Kryeprokuror i Shqipërisë! Do të bëje një akt të madh kombëtar nëse do të filloje hetimin dhe ndëshkim me pranga për cilindo ish-kryeministër në këtë çështje. Edhe Kryeministër nëse është përzier në këtë kontratë mjerane për Shqipërinë.

Qamil  Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Njihuni me horoskopi për ditën e sotme, 23 tetor 2026
Para 1 minute

Njihuni me horoskopi për ditën e sotme, 23 tetor 2026

Kryeministri Rama zgjat “kulaçin” dhe ngre “kërbaçin”!
Para 2 minutash

Kryeministri Rama zgjat “kulaçin” dhe ngre “kërbaçin”!

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 1 ore

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 1 ore

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 11 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 14 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 15 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.