56 mijë aplikime për rivlerësimin e pronave

30,6 milionë euro janë arkëtuar deri tani në buxhetin e shtet nga rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, që përfundon në 31 dhjetor.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës thotë se janë bërë mbi 56 mijë e 600 aplikime për rivlerësimin e pronave, nga qytetarët dhe bizneset. Ndërkohë vetëm 33 mijë aplikime janë paguar nga qytetarët dhe mbi 16 mijë të tjera janë të papaguara.

Pronat e kushtueshme janë rivlerësuar të parat thotë vlerësuesi i pasurive të paluajtshme Ervin Demirxhiu. Për rivlerësimin e pronave qytetarët paguajnë 3% tatim, ndërsa bizneset 5%. Në kushte normale tatimi mbi fitimin që paguhet kur shitet prona, është 15%.

“Nëse ti shet një pronë ti paguan tatim fitimi që përllogaritet diferenca e blerjes dhe e shitjes së pronës. Nëse ke blerë një pronë 100 mijë euro para 5 vjetësh, ndërkohë ajo pronë sot vlen 150 mijë euro, ty shteti të taton për diferencën që është 150 mijë minus 100 mijë që janë 50 mijë euro. Ky 50 mijë eurosh tatohet me 15%, ndërkohë sot ke mundësinë ta rivlerësosh, ta çosh pronën në çmimin e tregut dhe paguan 3%, dhe kursejnë 12%, dhe kur e shesin nuk paguajnë më tatim fitim”, pohon vlerësuesi i pasurive të paluajtshme.

SHKARKO APP