Administrimi i kuotave të peshkut ton në ICCAT, Rama favorizon Gjergj Lucën
Qeveria Rama vijon të favorizojë biznesmentin Gjergj Luca, duke i dhënë atij këtë herët, të drejtën ekskluzive për të administruar kuotat e peshkut ton të cilat i përkasin Shqipërisë, pranë organizatës ndërkombëtare. Kontrata 10-vjeçare e dhënë mikut të kryeministrit, është në kundërshtim me rregulloren e Konventës Ndërkombëtare për Ruajtjen e Peshkut Ton të Atlantikut, por edhe me praktikën e mëparshme.
Shteti shqiptar i ka dhënë biznesmenit Gjergj Luca, te drejten ekskluzive per te administruar kuotat e peshkut ton të cilat i përkasin Shqipërisë, pranë organizatës ndërkombëtare ICCAT.
Miku i Ramës, ka përfituar një kontratë 10-vjeçarë nga qeveria shqiptare për të menaxhuar sasinë e peshkut të kapur nga peshkatarët në ujërat shqiptare. Kontrata e përfituar nga biznesmeni i prodhimit dhe përpunimit të peshkut në vitin 2018, është në kundërshtim me rregulloren e Konventës Ndërkombëtare për Ruajtjen e Peshkut Ton të Atlantikut, ICCAT, por edhe me praktikën e mëparshme.
Kuotat e peshkut ton për momentin, që po administrohen nga Luca, janë 170 TON peshk.
E përkthyer në vlera monetare, rezulton se shteti shqiptar i ka dhënë një operatori të vetëm, pra Gjergj Lucës, 3 milionë e 60 mijë euro.
Për 10 vjet kjo vlerë shkon mbi 30 milionë euro.
Ndërkohë Syri Tv transmetoi një ditë më parë një tjetër material ku theksohet favorizimi i biznesmeit nga qeveria Rama.
Kryeministri është treguar shumë dorëlëshuar me Gjergj Lucën, duke i dhënë me qira 1 euro 2 prona publike, me qëllim zhvillimin e biznesit të tij privat, me një sipërfaqe totale gati 40 mijë metra katrorë. Luca i ka përfituar falas të dyja këto prona brenda vitit 2019, njërën në Korrik dhe tjetrën në Tetor.
Përfitimet vijojnë për Gjergj Lucën, pasi qeveria me anë të vendimt nr. 312, datë 15 Maj 2019, vendosi që të lejojë privatizimin e “Objektit të Agjencisë së Rezervave të Shtetit, Labinot, Elbasan”, të Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave të Shtetit, të cilin Luca e kishte marrë më herët me qira simbolike 1 euro.