Emërohet ambasadori i ri britanik në Tiranë
Politikë E Premte, 28 Qershor 2024 12:26

Nick Abbott është emëruar si ambasadori i ri britanik në Tiranë.
“Nick Abbott është emëruar Ambasador i Madhërisë së Tij në Shqipëri. Të gjithë ne në ambasadë mezi presin ta përshëndesin në shtator 2024.
Ai ka punuar në Evropë dhe Lindjen e Mesme dhe sjell një përvojë të jashtëzakonshme edhe si Ambasadori i Madhërisë tij në Kosovë”-njofton ambasada.