Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 09:03 Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin Trajneri i Francës, Zinedine Zidane, ka mohuar zërat për një përplasje me Kylian Mbappe, duke konfirmuar se sulmuesi i Real Madridit nuk do të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ben Blushi: Berisha fshihet pas presidentit

35 vite KOHA JONË E mërkurë, 6 Janar 2021 21:03
Ben Blushi: Berisha fshihet pas presidentit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 12 dhjetor 1996 në KOHA JONE)

Nga Ben Blushi-

Për të gjithë ata që e panë mbrëmë në TV konferencën e shtypit të presidentit nuk është e nevojshme të tregojmë se çfarë tha Berisha. Ndoshta më e rëndësishme do të ishte të themi se çfarë nuk tha ai.

Mund t'ju interesojë

Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin

Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet ...

Para 9 minutash
Sulme me raketa dhe dronë në Aden: Riadi njofton se kapen tre raketa lundrimi mbi kryeqytetin saudit

Sulme me raketa dhe dronë në Aden: Riadi njofton se kapen tre raketa lundrimi mbi kryeq...

Para 9 minutash
SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habitat detar

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në bo...

Para 11 minutash
  1. Berisha nuk tha se është e vërtetë që Tirana ka hyrë në konflikt me Prishtinën, sidomos pas fillimit të protestave të studentëve në Beograd. Konflikti i cili është latent, duket se tashmë po shpërthen. Me propagandën e vet, presidenti shqiptar po i bën thirrje shqiptarëve të Kosovës të ngrihen në demonstrata kundër Millosheviçit. Ndërsa Rugova nga ana e vet po i mban shqiptarët urtë, në vazhdim të politikës së tij të zbutjes së gjakrave me Beogradin. Ndryshe nga Rugova Berisha duket se kërkon një tjetër qeveri në Beograd.
  2. Berisha nuk tha se inflacioni në Shqipëri në krahasim me vitin e kaluar është rritur afro 15 %. Një vit më parë inflacioni ka qenë 7 për qind ndërsa tani është 22 për qind. Presidenti nuk tha po ashtu se një nga mosmarrëveshjet e qeverisë me FMN ka qenë niveli i inflacionit. Në këtë logjikë, presidenti fshehu faktin se deficiti buxhetor është rritur jo për pasojë të mosvjeljes së taksave, por për pasojë të shpenzimeve të pakontrolluara të qeverisë. Ky vit ka qenë viti i dy fushatave elektorale, dhe sidomos në 26 maj qeveria e ka zbrazur qesen me frikën se do të humbte pushtetin. Ndërkaq, sipas burimeve zyrtare niveli i vjeljes së taksave ka qenë në masën 66 për qind, gjë që nëse është e vërtetë, do të ishte e lakmueshme për çdo vend tjetër të rajonit.
  3. Berisha nuk tha se autor kryesor i bojkotit të opozitës është ai vetë me ligjet që ka hartuar dhe miratuar në parlament si dhe vjedhjet e pallogaritshme të votave më 26 maj. Kërcënimet, rrahjet dhe presionet mbi opozitën shkaktuan bojkotin, dhe në këtë pikë shtypi nuk ka ndikuar. Përpara 26 majit askund, përveçse në shtypin e kontrolluar nga presidenti, nuk është frymëzuar bojkoti. Ditën e bojkotit më 26 maj shtypi e kishte mbaruar misionin e vet duke uruar ndërrimin e pushteteve në këtë vend. Autorë të vetëm dhe autentikë të bojkotit janë presidenti dhe partia e tij, të cilët implementuan ligjet e gjenocidit dhe të dosjeve duke përjashtuar një pjesë të klasës politike shqiptare.
  4. Berisha nuk tha se fajdetë janë një fenomen i cili ka paralizuar ekonominë shqiptare. Ai nuk i tha ato që di në lidhje me burimet e parasë dhe po ashtu nuk tha se një nga arsyet e mosnëshkrimit të marrëveshjes me FMN ka qenë pikërisht mungesa e vullnetit për të marrë situatën nën kontroll. Ai nuk tha se çfarë do të bëjë qeveria për njerëzit në rast se fajdetë falimentojnë dhe kursimet e popullatës shkrihen si kripa në ujë. Në të kundërt, ai tha se paratë e fajdeve janë shumë të ndershme, duke kundërshtuar veten kur pak më parë kish thënë se qeveria nuk ka të dhëna mbi këtë fenomen.
  5. Berisha nuk tha se shkak për mosmarrëveshjet me SHBA janë pikërisht zgjedhjet e manipuluara të 26 majit dhe kërkesa e Uashingtonit për zgjedhje të reja. Ai nuk tha po ashtu se SHBA i ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend ta njohë mandatin e dytë të presidentit të marrë nga parlamenti aktual. Po ashtu presidenti nuk tha se në rast se këto kërkesa nuk realizohen dhe në rast se kushtetuta nuk miratohet në bashkëpunim me opozitën, nuk ka asnjë shpresë për përmirësim marrëdhëniesh. Përkundrazi. Këto ishin shkurtimisht vetëm disa gjëra që presidenti nuk i tha në konferencën e djeshme për shtyp. Megjithatë gjithsecili mund të gjejë shumë e shumë gjëra të tjera që presidenti si zakonisht nuk i ka thënë.

Ben Blushi

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin
Para 9 minutash

Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin

Sulme me raketa dhe dronë në Aden: Riadi njofton se kapen tre raketa lundrimi mbi kryeqytetin saudit
Para 9 minutash

Sulme me raketa dhe dronë në Aden: Riadi njofton se kapen tre raketa lundrimi mbi kryeqytetin saudit

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habitat detar
Para 11 minutash

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habita...

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 1 ore

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 12 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.