Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 09:45 Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe Radio “Europa e Lirë” në një artikull kryesor analizon se kush janë ata që po kryejnë veprime dhune në disa vende europiane. Me tej…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Prof.dr.Skënder Gjinushi dhe kandidati i shkencave Lisien Bashkurti u përgjigjen pyetjeve të lezhianëve

35 vite KOHA JONË E martë, 6 Tetor 2020 05:18
Prof.dr.Skënder Gjinushi dhe kandidati i shkencave Lisien Bashkurti u përgjigjen pyetjeve të lezhianëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

E premte 17 maj 1991

Prof.dr.Skënder Gjinushi dhe kandidati i shkencave Lisien Bashkurti u përgjigjen pyetjeve të lezhianëve

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Përse zgjodhët pikërisht Lezhën si qytetin e parë të zonës së veriut për
të zhvilluar konferencën e PSD-së?
Lisien Bashkurti: Po ta shohësh Lezhën horizontalisht është rrethi më i vogël në Shqipëri. Por më kryesorja në këtë rast është vertikalja. Lezha ka një histori 2300-vjeçare. Ajo në shekuj i ka dhënë kombit figura të
ndritura si Frank Bardhin, Zarishin, Fishtën, Gjeçovin etj. e duke ardhur deri tek ata që sot quhen me të drejtë krenaria e Lezhës, si: Ndoc Gjetja, Preç Zogaj, Agim Isaku, Rudolf Marku etj. Kështu që e meritonin vlerësimin e plotë të PSD. Populli i Lezhës është në shpirt demokrat.
Ç’përfaqëson në thelb Partia Social Demokrate?
Skënder Gjinushi: Kristalizimi i saj është bërë që herët, fillimisht nga muaji janar, porse zyrtarisht u njohëm më 23 prill. Bile u vetëshpallëm si parti, pasi Ministria e Drejtësisë nuk na dha njoftimin dhe miratimin zyrtar. Kjo s’do të thotë se ne nuk jemi parti e ligjshme. Pritëm një muaj e ligjërisht ne jemi parti pavarësisht se Ministria e Drejtësisë e njoftoi me vonesë opinionin tonë. PSD-ja është një alternativë demokratike që i kundërvihet kryekëput Partisë së Punës. Ajo do të bashkëpunojë me të gjitha ato forca e parti që janë me të vërtetë për demokracinë. Ne si qëllim kemi po ato pika referimi që kanë edhe partitë e tjera opozitare, porse ndryshojmë në mënyrat, rrugët dhe ritmet e tyre për të arritur aty. Ne s’jemi për “terapi shoku”,pasi kjo gjë do të sillte një papunësi të madhe, saqë ndoshta edhe minimalisht ky numër mund të arrijë në 300 deri 400 mijë të papunë. Kjo gjë duhet bërë dalëngadalë dhe e llogaritur mirë. Natyrisht jemi pa diskutim për ekonominë e tregut. Në gjirin e saj PSD-ja ka dhe do të pranojë njerëzit më të mirë, të pastër moralisht, të aftë, të denjë dhe me shpirt demokrat.

Mund t'ju interesojë

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 4 minutash
Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi

Para 12 minutash
Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

Para 18 minutash

Përse nuk pranuat koalicion me Qeverinë e Fatos Nanos?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Skënder Gjinushi: Jo se nuk jemi për koalicion, por ne jemi për një koalicion të një qeverie të shpëtimit kombëtar e shumta për një Qeveri 6 deri në 9 muaj jetë. Pastaj të bëhen zgjedhjet e reja. Kurrsesi nuk bëjmë koalicion me PP-në.

Si mendoni për nivelin e deputetëve të PS-së në Parlament?
Lisien Bashkurti: Shumica heshtin. PD-ja ka pakicën, por më të kualifikuarën.
Si ju duket programi i Fatos Nanos?
Skënder Gjinushi: Programi i Qeverisë është shumë i mirë, porse realizimi nuk bëhet. Atë program mund ta kishte secila parti opozitare e tanishme, po të ishte në pushtet më vonë. Ky program nuk është bazuar në programin e PP-së. Ajo ka e ka ndërruar programin më shumë se tre herë. Kujt t’i besojmë!
Përse Skënder Gjinushi e pranoi kandidaturën e PP-së? 

Lisien Bashkurti: (Përgjigjet në vend të S. Gjinushit). Fillimisht e ka propozuar Bashkimi i Rinisë, pastaj na e përlau PP-ja. Kështu ka bërë edhe me R. Mejdanin, M. Laknorin, F. Nanon etj.
A mendoni se ka deputetë të PP-së në Parlament të cilët mund të simpatizojnë apo të anëtarësohen në PSD? A do të dalin hapur?
Skënder Gjinushi: Simpatizantë ka, se kur do të dalin hapur, është një e drejtë e tyre.
Ç’mendoni ju si parti për ngjarjet në Shkodër?
Lisien Bashkurti: Krimin, edhe kur e bën ushtari, përgjigjet komandanti i tij, pale pastaj kur nuk është vetëm dora e ushtarit në shkrehjen e armës.
Si Ministër i Arsimit ju hoqën, apo kërkuat dorëheqjen?
Skënder Gjinushi: Unë kisha kërkuar tre herë dorëheqjen, sidomos me rastin e grevës së urisë që bënë studentët për heqjen e emrit të Enver Hoxhës, Universitetit të Tiranës, por dorëheqja ime nuk u pranua nga Qeveria.
Përse para pak kohësh, kërkohej ndihmë në Kubë, biles ju dërguan edhe shkes?
Lisien Bashkurti: Shkesi u nis për Kubë, por atje i thanë: “O socializëm, o vdekje”! Ne provuam socializmin, kurse vdekjen po jua lëmë kubanezëve!
Përse nuk keni gazetë tuajën si parti?
Skënder Gjinushi: Ne e kemi kërkuar në Qeveri. Ekipin e gazetarëve e kemi gati, por përgjigja, si të gjitha përgjigjet burokratike, vonon.

A keni menduar ndonjëherë, kur ishit anëtar i PP-se dhe Ministër i Arsimit, për fraksion në Partinë e Punës?
Skënder Gjinushi: Unë disa herë kam kërkuar për rinovim të menjëhershëm të PP-së. Edhe në Kuvendin monist Popullor të vitit të kaluar, unë kërkova pluralizëm partiak dhe emigracionin ekonomik etj. Por kjo ra në vesh të shurdhër. Kështu u gjendëm mes dilemës: a të presim rinovim të PP-së? As që bëhej e bëhet fjalë për rinovim të tillë. Kështu morëm iniciativën me disa shokë të tjerë për krijimin e PSD-së.
Ç ‘mendoni për vrasjen e Qemal Stafës pasi ka shumë fjalë për vrasjen e tij?
Lisien Bashkurti: Di të them së janë vrarë dhe dënuar shumë të rinj dhe drejtues rinie komunistë me perspektivë për të udhëhequr vendin pas Çlirimit. Në kushtet e luftës së klasave sipas modelit stalinist dhe të diktaturës së proletariatit, këto drama ishin të zakonshme. Autorët dihen.
A mendoni të bëhen zgjedhje të parakohshme parlamentare?
Skënder Gjinushi: Patjetër, në qoftë se duam të shpëtojmë vendin tonë. PP-ja nuk është në gjendje të drejtojë vendin tonë me qeverinë e saj. Është një rinovim fals, ose më mirë rivonim.
Si hyri në kryesinë e Kuvendit Popullor Lush Perpali?
Lisien Bashkurti: Më mirë aty se nuk flet sesa po të ishte në sallë do të ngatërronte kot së koti Parlamentin me “njohuritë”e tij, siç e filloi në ditën e parë të punimeve të Parlamentit. Megjithatë nuk është figurë që ia vlen të diskutohet.
A keni ftesa nga partitë e tjera simotra evropiane?

Skënder Gjinushi: Po, ne kemi mendimin se mund të bashkëpunojmë me Partitë Social Demokrate, si në Itali, Gjermani, Austri dhe në SHBA etj. Edhe në Internacionalen Socialiste, në qoftë se do të krijohet do të marrim pjesë.
A do të ketë vend për anëtarët e PP-së në radhët tuaja?
Lisien Bashkurti: PSD-ja është parti e hapur e demokratike për këdo, por në asnjë mënyrë për ata që e kanë përlyer veten, që kanë përfituar privilegje në rrugë të padrejta dhe që s’gëzojnë respekt në popull, edhe për ata që për efekt të karrierizmit duan të aderojnë te ne.
Si e kuptoni ju kompleksin e tradhtisë te njerëzit tanë dhe kush e shfrytëzoi atë gjatë fushatës elektorale?
Lisien Bashkurti: PP-ja ka abuzuar shumë në besën e shqiptarit. Por tani nuk ka se ç’thotë. Vetë ajo po tradhton idealet e saj dhe themeluesin e saj “të paharruar”. Prandaj të “tradhtosh”një parti, që tradhton veten, nuk është poshtërsi, por nder.
Kush është aleatja juaj më e mundshme për të qeverisur vendin, në
qoftë se do t’ju jepej mundësia?
Skënder Gjinushi: Pa diskutim Partia Demokratike.

Sikur gjatë zgjedhjeve të parakohshme, që mendohet të bëhen nga PSD-ja, të fitonte shumicën absolute PD-ja, ju a do të dilnit në opozitë me PD-në?
Skënder Gjinushi: Varet nga qëndrimi i PD-së. Ne jemi për koalicion me
të.

A mendoni se edhe një evropian i pasur mund të kishte dëshirë të investonte në Lezhë?
Lisien Bashkurti: Lezha është ndër ato qytete bregdetare të rralla që mund të thuash se e ka bekuar Zoti. Ka detin, lumin, malin, fushën, pika turistike të veçanta që do ta kishte zili çdo evropian. Unë besoj se Lezha
do të bëhet një vend me të vërtetë për t’u pasur zili nga i gjithë pellgu mesdhetar. T’ía lemë kohës.
Përgatiti: Aleksandër Frangaj

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe
Para 4 minutash

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, ...

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi
Para 12 minutash

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare
Para 18 minutash

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara
Para 38 minutash

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 12 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 14 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 16 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 13 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.