Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 13:16 Kolo Muani mund të ulet në stol, Juvja në kërkim të një sulmuesi tjetër në janar Sulmuesi francez mund të pushojë pas paraqitjeve zhgënjyese në Serie A, ndërsa Nick Ëoltemade shihet si një alternativë për sfidën në transfertë. Juventusi mendon…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Topi i Artë
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Mbappe
  • Ben Blushi
  • Erjon Vishkulli
  • Të shtëna Shkodër
Lajmet e fundit
Në trend
  • Topi i Artë
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Mbappe
  • Ben Blushi
  • Erjon Vishkulli
  • Të shtëna Shkodër
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

A është e mundur një javë pune katërditore?

Aktualitet E mërkurë, 26 Qershor 2024 10:03
A është e mundur një javë pune katërditore?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga DW

45 kompani gjermane iu bashkuan projektit për punë 4-ditore në javë. Cilat janë përvojat dhe a mund të aplikohet një sistem i tillë?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Trazirat në Tiranë, lirohen 12 protestues. Gjykata cakton “detyrim paraqitje”

Trazirat në Tiranë, lirohen 12 protestues. Gjykata cakton “detyrim paraqitje”

Para 17 minutash
E përplas makina teksa po lëvizte me biçikletë, humb jetën 63-vjeçari

E përplas makina teksa po lëvizte me biçikletë, humb jetën 63-vjeçari

Para 41 minutash
GJKKO shtyn gjyqin për Erion Veliajn, ja kur mbahet seanca e radhës

GJKKO shtyn gjyqin për Erion Veliajn, ja kur mbahet seanca e radhës

Para 1 ore

Një kompani pastrimi qilimash, një kompani ndërtimi, një agjenci marketingu – këto janë vetëm disa nga kompanitë që marrin pjesë në projektin më të madh ndonjëherë në Gjermani, i cili lidhet me prezantimin e një jave pune katërditore. “Katër ditë” është emri i këtij eksperimenti. Se si dhe në çfarë forme do të ulet orari i punës së punonjësve është lënë në dorën e vetë kompanive, pra drejtuesve të tyre që në fillim.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Disa kompani përdorën modelin klasik: e premte falas për të gjithë. Të tjerë kanë lejuar punonjësit e tyre të punojnë pesë ditë në javë për katër javë dhe më pas të marrin pushim javën e pestë të punësnë tërësi. Ose orari i punës ditore i punonjësve është shkurtuar. Por si ka funksionuar java katërditore e punës gjatë pesë muajve të fundit?

Çfarë ndodhi me punonjësit e Kootstra Schiffsreisen?

Në murin e zyrës së operatorit turistik Kootstra Schiffsreisen në Münster, që nga shkurti është varur një plan urbanistik shumëngjyrësh, i cili i ngjan një tapeti të bërë nga lecka të ndryshme. Kompania i ndau punonjësit në dy grupe: gjysma ka pushim të hënën, gjysma tjetër të premten. Zyra ka qenë shumë më bosh që atëherë. Gjithashtu, atyre u është dashur të shkurtojnë orarin e caktuar për t’u përgjigjur në telefon, në mënyrë që të punojnë më produktivisht.

“Të gjithë kishin uljet dhe ngritjet e tyre,” thotë drejtori Julius Gräler në muajin e pestë të projektit pilot. Që në fillim ishte i bindur se orari javor i punës duhet të reduktohej dhe donte ta provonte në kompaninë e tij.

Ky operator turistik organizon turne me biçikleta, kryesisht në Holandë por dhe ca gjëra të tjera. Tani, pak para pushimeve verore, sezoni i pikut të tyre po afron. Megjithatë, pak më parë pati përmbytje dhe vërshime të Danubit, të cilat ndikuan në punën e tyre turistike. Java e punës katërditore për këtë kompani ishte jo vetëm pozitive. “Kjo shkaktoi edhe stres për punonjësit sepse shumë punë mbetën të papërfunduara për shkak të ditës së tyre të pushimit”, thotë Gräler.

Reagimet pozitive

Kur u pyetën nëse ia vlente akoma, përgjigja e drejtorit është e qartë: “Vërehet se njerëzit ndihen më të çlodhur, se subjektivisht nuk e kanë pasur problem të kryejnë detyrat e tyre në orar të reduktuar të punës”. Punonjësit nuk punonin më orë jashtë orarit, produktiviteti mbeti i njëjtë dhe reagimet e të tjerëve ishin pozitive.

Rreth 80 për qind e punonjësve e vlerësuan projektin si të suksesshëm, thotë Gräler. Edhe pse kjo do të thotë përpjekje shtesë organizative për të si shef, ai dëshiron të vazhdojë javën e punës katërditore edhe pas përfundimit të projektit eksperimental.

Punonjësit duan orar më fleksibël të punës

Julia Backmann nga Universiteti i Münsterit analizon të dhënat nga studimi. Ajo dhe kolegët e saj flasin rregullisht me kompanitë, pra me punëdhënësit dhe punonjësit. Punonjësit vullnetarisht mbajnë smartwatch: orë fitnesi që matin rrahjet e zemrës dhe, të themi, cilësinë e gjumit.

Në të gjitha kompanitë, ky projekt nuk funksionon aq mirë sa në Kootstra Schiffreisen në Münster, thotë Julia Backmann. Kaq mund të thuhet në këtë pikë – edhe pse të dhënat ende nuk janë analizuar zyrtarisht.

“Ne jemi më të interesuar të shohim perspektivën e punonjësve,” thotë studiuesja. “Shumë prej tyre e shohin pozitivisht javën e punës katërditore, ndërsa ka dhe të tjerë që janë skeptikë. Nëse, për shembull, çdo ditë punohet një orë më shumë për të marrë një ditë pushim, në varësi të fushës ku punojnë, disa e përjetojnë atë si një barrë të madhe.” Konkluzioni i saj është se shumë punonjës duan orar më fleksibël të punës, por që nuk duhet domosdoshmërisht të shpërndahen në katër ditë.

Një shans në luftën kundër mungesës së punëtorëve të kualifikuar

Dhe çfarë përvojash kanë pasur punëdhënësit apo kompanitë me orarin katërditor të punës? Julia Backmann vuri re se reduktimi i orarit të punës me të njëjtin vëllim pune nuk mund të respektohej gjithmonë nga punonjësit dhe se përshtatja ishte e vështirë për disa kompani, në varësi të degës ekonomike, madhësisë ose kulturës së biznesit të kompanisë. Por edhe kompanitë kishin avantazhe dhe përfituan prej këtij modeli. “Kur kompanitë promovuan orët e punës katërditore në konkurset për vende pune, numri i aplikimeve u rrit ndjeshëm, ndërsa cilësia e kandidatëve nuk u ul.

“Është një shans i madh, sepse mungesa e punëtorëve të kualifikuar ka bërë që shumë kompani të marrin pjesë në studim,” vëren Julia Backmann, e cila është optimiste e kujdesshme. Ajo konstaton se një javë pune katërditore nuk është e përshtatshme për çdo kompani, por se mund të sjellë avantazhe për shumë njerëz. Rezultatet e studimit do të analizohen detajisht tani dhe do të prezantohen zyrtarisht në vjeshtë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kolo Muani mund të ulet në stol, Juvja në kërkim të një sulmuesi tjetër në janar
Para 14 minutash

Kolo Muani mund të ulet në stol, Juvja në kërkim të një sulmuesi tjetër në janar

Trazirat në Tiranë, lirohen 12 protestues. Gjykata cakton “detyrim paraqitje”
Para 17 minutash

Trazirat në Tiranë, lirohen 12 protestues. Gjykata cakton “detyrim paraqitje”

Në rrezik shkarkimi, por Carrick vijon normalisht punën te United
Para 25 minutash

Në rrezik shkarkimi, por Carrick vijon normalisht punën te United

PSG shpallet klubi më i mirë i sezonit, Al-Khelaïfi: Krenarë për punën tonë
Para 37 minutash

PSG shpallet klubi më i mirë i sezonit, Al-Khelaïfi: Krenarë për punën tonë

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
26 Tetor 2026, 10:44

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 23 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 1 ore

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

4 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 15 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.