
Greqia po përballet me një situatë alarmante në rrugë. Sipas të dhënave të fundit, çdo 14 orë humb jetën një person në aksidente rrugore.
Vetëm gjatë muajit qershor u regjistruan 74 aksidente, me 63 viktima dhe mbi 1.200 të lënduar. Krahasuar me vitin e kaluar, numri i viktimave ka shënuar një rritje prej 4%, ndërsa mesatarja e BE-së ka pësuar ulje prej 3%.
Ekspertët e trafikut paralajmërojnë se ligjet aktuale mbeten kryesisht ndëshkuese, jo parandaluese. Shkaku kryesor i aksidenteve lidhet me mungesën e edukimit të drejtuesve dhe klimën e pandëshkueshmërisë në rrugë.
Ata kërkojnë masa urgjente: kontrolle më të rrepta, zbatim më serioz të ligjit dhe ndryshim të mentalitetit të shoferëve. Vetëm kështu Greqia mund të arrijë objektivin evropian për përgjysmimin e viktimave deri në vitin 2030 dhe për zero humbje jete deri në vitin 2050.
Nëse nuk merren masa, tragjeditë në rrugët greke pritet të vazhdojnë.
