Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 20 Nëntor 2026, 10:31 Sulm kibernetik: hakerat publikojnë në dark web të dhëna për 16 mijë klientë të Visa, Mastercard dhe JPMorgan Një grup hakerësh vodhi të dhëna klientësh të Visa, Mastercard dhe JPMorgan Chase nga një furnizues i palës së tretë dhe i publikoi në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Banorët fitojnë betejën ligjore. Gjykata e Apelit konfirmon anulimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Aktualitet E mërkurë, 24 Korrik 2024 15:00
Banorët fitojnë betejën ligjore. Gjykata e Apelit konfirmon anulimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Beteja ligjore kundër projektit të hidrocentralit të Poçemit, e nisur nga më shumë se 38 banorë të fshatit Kutë si edhe nga aktivistë mjedisorë, u fitua dhe u legjitimua së fundmi edhe nga Gjykata e Apelit në Tiranë.

Banorët e fshatit Kutë dhe dhjetëra aktivistë mjedisorë korrën një fitore të re të mërkurën në Gjykatën e Apelit kundër projektit të hidrocentralit të Poçemit në lumin Vjosë.

“Në arsyetimin e saj, gjykata e Apelit konfirmon plotësisht aktvendimin e shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve,” njoftoi organizata mjedisore EcoAlbania, një prej paditësve dhe organizatave partnere në Shqipëri për mbrojtjen e Vjosës.

“Ky vendim shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri,” shtohet në njoftim.

Që prej vitit 2016, banorë të komunitetit që preken nga projekti i hidrocentralit të Poçemit, së bashku me aktivistë mjedisorë nga organizatat EcoAlbania, EuroNatur dhe RiverWatch, bashkuan forcat për të paditur këtë projekt në gjykatë.

Bazat e aktpadisë ishin raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) i papërshtatshëm dhe mungesa e konsultimit me komunitetin e prekur, duke shkelur kështu legjilacionin shqiptar dhe konventat ndërkombëtare.

Pavarësisht se në vitin 2017 Gjykata Administrative e Shkallës së Parë legjitimoi banorët vendas në kauzën e tyre, të paditurit e ankimuan vendimin në Gjykatën e Apelit.

“Edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojme si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojen e lumit Vjosa,” tha Olsi Nika nga EcoAlbania.

Edhe banorët e Kutës, të cilët kanë qenë pjesë e kësaj beteje ligjore që në fillimet e saj, shprehen të lumtur që më në fund ia arritën qëllimit dhe përpjekjet e tyre u legjitimuan.

“Ne e kemi kundërshtuar hidrocentralin e Poçemit me të gjitha format demokratike, që nga protestat e deri tek procesi gjyqësor. Ky vendim na ben të ndjehemi krenarë për unitetin e komunitetit të Kutës,” tha Demir Murataj, banor i fshatit Kutë./BIRN

Mund t'ju interesojë

Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën për kërkesën e ish-drejtoreshës së Postës, dosja e Elisabeta Matajt kalon në GJKKO

Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën për kërkesën e ish-drejtoreshës së Postës, dos...

Para 17 minutash
Konfiskohen 16 milionë euro prona tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë, u përfituan me dokumente të falsifikuara

Konfiskohen 16 milionë euro prona tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë, u përfituan me dokumente...

Para 29 minutash
Katër përfundimet nga takimi historik mes Trump, Xi dhe Putin

Katër përfundimet nga takimi historik mes Trump, Xi dhe Putin

Para 43 minutash
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Sulm kibernetik: hakerat publikojnë në dark web të dhëna për 16 mijë klientë të Visa, Mastercard dhe JPMorgan
Tani

Sulm kibernetik: hakerat publikojnë në dark web të dhëna për 16 mijë klientë të Visa, Mastercard dhe J...

Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën për kërkesën e ish-drejtoreshës së Postës, dosja e Elisabeta Matajt kalon në GJKKO
Para 17 minutash

Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën për kërkesën e ish-drejtoreshës së Postës, dosja e Elisabeta ...

Lajm i mirë për Shqipërinë, Medon Berisha gati të rikthehet pas një mungese të gjatë
Para 27 minutash

Lajm i mirë për Shqipërinë, Medon Berisha gati të rikthehet pas një mungese të gjatë

Konfiskohen 16 milionë euro prona tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë, u përfituan me dokumente të falsifikuara
Para 29 minutash

Konfiskohen 16 milionë euro prona tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë, u përfituan me dokumente të falsifikuara

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 13 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 11 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

3 Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë
Para 13 orësh

Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë

4 Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.