
Rreth 300 nxënës të shkollës “Tring Smajli” në Grudë do të kenë tashmë në dispozicion dy terrene të reja sportive, falë një investimi të bashkëfinancuar me Ministrinë e Arsimit.
Kryetari i Benet Beci ka bërë të ditur nisjen e punimeve, duke theksuar se projekti përfshin edhe rikonstruksionin e jashtëm të godinës së shkollës. Sipas tij, ky investim dëshmon se vëmendja është e barabartë si për shkollat në qytet, ashtu edhe për ato në njësitë administrative.
Postimi i plotë:
Janë 300 nxënës që tashmë do të kenë mundësi t’i gëzohen dy terreneve të reja sportive në shkollën “Tring Smajli” në Grudë.
Investimi i bashkëfinancuar me Ministrinë e Arsimit dhe rikonstruksioni i jashtëm i godinës tregojnë qartë se vëmendja është e barabartë, si për shkollat në qytet, ashtu edhe për ato në njësitë administrative.
Puna ka nisur dhe ky është vetëm fillimi i ndryshimit që po shtrihet kudo ku ka fëmijë dhe shkolla.