
“Me Blendi Gonxhja dhe Dritan Agolli në Peshkopi, ku kemi hapur një tjetër kantier për të zbatuar një projekt të ri për qytetin. Ka nisur nga puna rikualifikimi urban i bulevardit kryesor, një hapësirë shplodhëse për të gjithë banorët e cila do të shtohet me elementë të rinj, rezistentë ndaj kushteve atmosferike. Gjithashtu do të ketë ndërhyrje pjesore edhe për rikonstruksionin e fasadave përgjatë bulevardit. Ky kantier i shtohet listës së gjatë të investimeve që kanë përfunduar, e disa që janë ende në proces, jo vetëm në #Peshkopi, por në të gjithë qarkun e #Dibrës, i cili sot është kthyer në një destinacion për shumë e shumë vizitorë vendas e të huaj”- shkruan Belinda Balluku, zv/kryeministre.

