
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kandidat për deputet në listën e Tiranës, ishte i pranishëm në mbylljen e fushatës zgjedhore të PD-së, që u mbajt në sheshin ”Nënë Tereza”. Për mediat ish-kryeministri tha se rezultati i së dielës do të jetë i shkëlqyer për PD dhe për opozitën e bashkuar.