Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 22:00 Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj Moderatorja e ”Top Story”, Grida Duma ka zgjedhur ta nisë emisionin “Topin e kam unë” me një mesazh të drejtpërdrejtë për publikun, duke sqaruar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

BIRN: Rama sfidon BE, merr në mbrojtje projektin për rishikimin e zonave të mbrojtura

Aktualitet E mërkurë, 6 Dhjetor 2023 21:03
BIRN: Rama sfidon BE, merr në mbrojtje projektin për rishikimin e zonave të mbrojtura
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama mori në mbrojtje një projektligj për lejimin e aktivitetit ekonomik në zonat e mbrojtura me argumentin se ”turizmi i luksit duhet për njerëzit e zakonshëm”, ndërsa shtoi se qeveria nuk i pranon leksionet morale të ndërkombëtarëve për natyrën.
Rama e shfrytëzoi tribunën e një konkursi për Vjosën të mërkurën për të marrë në mbrojtje një projektligj të deputetëve të PS për rishikimin e zonave të mbrojtura, ndërsa u kujtoi ndërkombëtarëve se qeveria e tij nuk i pranon “leksionet morale” për mbrojtjen e mjedisit.

Ai tha gjithashtu se rishikimi i zonave të mbrojtura vjen pas kërkesave në rritje të kryetarëve të bashkive dhe nën presionin e madh për zhvillim ekonomik. Rama shtoi se mes konservimit të natyrës dhe zhvillimit ekonomik do të gjendej një “ekuilibër harmonik”. “Na duhet turizmi i luksit për njerëzit e zakonshëm,” tha Rama duke iu referuar projektligjit, ndërsa shtoi se njerëzit e zakonshëm do të marrin “të ardhura më të mëdha”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

Para 7 orësh
Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si që...

Para 8 orësh
Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant

Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj:...

Para 8 orësh

Projektligji për rishikimin e zonave të mbrojtura është paraqitur në Kuvend si një nismë e 12 deputetëve të Partisë Socialiste dhe synon t’i hapë rrugën lejimit të investimeve me karakter ekonomik. Ndërkohë, ekspertë dhe aktivistë mjedisorë e kanë kundërshtuar ashpër atë, duke argumentuar se kjo do të lejonte shkatërrimin e mëtejshëm të natyrës dhe biodiversitetit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ekspertët e mjedisit thonë gjithashtu se drafti është “një katrahurë” ligjore që bie ndesh me direktivat e Bashkimit Europian dhe konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e natyrës. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu mesazhet edhe për ata që i quajti “miqtë tanë ndërkombëtarë”. “Më parë sesa të na japin leksione se si ruhet një lumë i egër, duhet t’u kujtojmë se të egër kanë qenë edhe lumenjtë e tjerë të Europës, por ata i kanë zbutur,” tha Rama. “Leksionet morale se si duhet të sillemi me natyrën, qeveria jonë nuk i pranon dot,” shtoi ai.

Në dy vitet e fundit nëpërmjet vendimeve të kontestuara Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar të paktën 5 projekte brenda territorit të Zonave të Mbrojtura ose pranë Monumenteve Natyrore, duke anashkaluar shqetësimet e Agjencisë Kombëtare për Zonat e Mbrojtura.

Aktivistët kanë apeluar se këto investime rrezikojnë dëmtimin pa kthim të pasurive natyrore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe duke kërcënuar speciet e rralla që i popullojnë ato. /BIRN/

Etiketat e lidhura

edi rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj
Para 7 orësh

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta
Para 8 orësh

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

Flavio Bolsonaro largohet nga Brazili drejt SHBA-së mes hetimeve
Para 8 orësh

Flavio Bolsonaro largohet nga Brazili drejt SHBA-së mes hetimeve

Padia e Neil Young kundër fushatës së Trump: “Rockin’ in the Free World” u luajt pa leje
Para 8 orësh

Padia e Neil Young kundër fushatës së Trump: “Rockin’ in the Free World” u luajt pa leje

Më të lexuarat

1 Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika
Para 8 orësh

Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika

2 Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj
Para 7 orësh

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

3 Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta
Para 8 orësh

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

4 Gjykata e Lartë i jep të drejtë Erion Veliajt
Para 10 orësh

Gjykata e Lartë i jep të drejtë Erion Veliajt

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.