Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 00:58 Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal Harry Kane është fituesi i Topit të Artë 2026, sipas informacionit të dhënë, duke lënë pas në garën për çmimin individual Kylian Mbappé dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Behgjet Pacolli
  • Arlinda Zekaj
  • Rasti Erjoni
  • Topi i Artë
  • Debat në Kuvend
  • Qyteti Studenti
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Behgjet Pacolli
  • Arlinda Zekaj
  • Rasti Erjoni
  • Topi i Artë
  • Debat në Kuvend
  • Qyteti Studenti
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Çmenduri! Të të qëllojnë gabimisht me armë se ngatërruan targën e makinës!

Aktualitet E premte, 18 Prill 2025 12:51
Çmenduri! Të të qëllojnë gabimisht me armë se ngatërruan targën e makinës!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Të ikën jeta edhe gabimisht prej atentatorëve të cilët ngatërrojnë targën e makinës! Me sa duket kështu ka ndodhur edhe mbrëmë. Në kushtet e natës, duke mos e dalluar mirë targën e makinës, kanë gabuar shenjëstër në atentatin ku u plagosen katër të rinjë. Eshtë bërë e frikshme të lëvizësh natën pasi edhe mund të të ngatërrojnë, si ka ndodhur mbrëmë te rrethrrotullimi i Shkozës e përgjatë Unazës së Madhe deri në Lundër te një kompleks i njohur.

Katër të rinj ranë pre e një atentati mbrëmjen e së enjtes në kryeqytet teksa lëviznin me nje automjet Mercedes Benz G Class. Hetuesit janë të bindur së të rinjtë nuk ishin shënjestër e atentatit dhe se autorët ngatërruan objektiv.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Zgjedhjet në Serbi, Nazarko: Opozita u zhduk, Rama mund të bjerë më shpejt se Vuçiç

Zgjedhjet në Serbi, Nazarko: Opozita u zhduk, Rama mund të bjerë më shpejt se Vuçiç

Para 8 orësh
Minxhozi e quan tallava protestën studentore: Askush nuk thotë se çfarë kërkesash ka

Minxhozi e quan tallava protestën studentore: Askush nuk thotë se çfarë kërkesash ka

Para 9 orësh
Zgjedhjet në Serbi, Ministria e Jashtme: Gati të bashkëpunojmë, përgjegjësi normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën

Zgjedhjet në Serbi, Ministria e Jashtme: Gati të bashkëpunojmë, përgjegjësi normalizimi...

Para 10 orësh

Nga atentati mbetën të plagosur dy vëllezërit D.Demiraj 11 vjec, M.Demiraj 17 vjec, shoku i tyre Kian Mullahi 19 vjec dhe shoferi i makinës Arens Stafa 34-vjec.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ngjarja ndodhi rreth orës 21 e 30 minuta, ku pasditen e së enjtes katër të rinjtë kanë shkuar në Pjezë të Shijakut për të festuar te pista ku bëhen gara argëtuese te “Arena Karting Albania” sepse 11-vjeçari D.Demiraj kishte ditëlindjen. Në Pjezë kanë shkuar dy djemtë e pronarit të kompanisë private “Pelikani Security”  D.Demiraj 11 vjeç (që kishte ditëlindjen) dhe M.Demiraj 17 vjeç dhe bashkë me ta edhe shoku i tyre Kian Mullahi, i cili studion në Londër dhe sapo ishte kthyer në vendin tonë një ditë para ngjarjes për Pashkët, pasi prej vitesh studion jashtë. Tre të rinjtë janë shokë me njëri-tjetrin pasi janë edhe komshinj prej kohësh dhe i kanë banesat në Lundër ngjitur me njëri-tjetrin në një kompleks vilash. Tre të rinjtë i ka çuar në Pjezë shoferi i familjes dhe pronarit të “Pelikani Security” me makinën e familjes Demiraj një G-Class me targë AB002MD.

Pasi kanë përfunduar atje janë nisur për t’u kthyer për në Tiranë në Lundër te banesat e tre të rinjve në, ku do festonin edhe ditëlindjen e 11-vjeçarit me familjarët. Gjatë kthimit janë futur në Unazë për të dalë në Lundër dhe kur janë futur te rreth rrotullimi i Shkozës për të vijuar ecjen në autostradë, në këto momente një motor tip Dukati i ka zënë në pritë dhe i është afruar në ecje dhe kanë nisur të qëllojnë me armë zjarri në drejtim të tyre deri te Agropark (Tregu Agro Ushqimor) ku ka qenë pika kulminante e të shtënave me armë. Shoferi i G-Class është munduar t’i shmanget të shtënave aq sa ka mundur dhe ka arritur të çojë makinën deri në Lundër për të shkuar pranë banesave të tre të rinjve. Gjatë largimit automjeti si pasojë e të shtënave të shumta më armë nuk i kanë funksionuar frenat dhe janë përplasur në vendin ku u gjet makinë në Lundër.

Aty më pas njerëz të rastësishëm që kanë kaluar në atë rrugë kanë ndaluar dhe i kanë dhënë ndihmën e parë dhe me makinat private me shpejtësi i kanë dërguar të katër në spitalin e Traumës pasi të katër kishin mbetur të plagosur. Familjarët e të plagosurve nuk kanë qenë në dijeni dhe  janë lajmëruar nga policia rreth 1 orë pas ngjarjes. 34-vjeçari shoferi dhe 19-vjeçari Kian Mullahi ndodhen jashtë rrezikut, ndërsa 17-vjeçari në gjendje stabël, kurse 11-vjeçari në gjendje më të rënduar. 17-vjeçari dhe 19-vjeçari pasi kanë marrë mjekim në spitalin e Traumës janë dërguar në spital privat.

Sa i përket autorëve dyshohet se në atentat kanë marrë pjesë tre persona. Dy kanë qenë në motor, por hetuesit kanë dyshime se më pas autorët i ka pritur një person tjetër me një automjet dhe janë larguar. Policia deri tani nuk ka gjetur as motorin dhe as ndonjë automjet tjetër  të djegur, siç ndodh rëndom në çdo ngjarje kriminale për te fshehur gjurmët.

Sa i përket shkaqeve dhe rrethanave hetuesit janë të bindur që atentati ka qenë ngatërrim shënjestre dhe po hetojnë disa pista të ngatërrimit të shënjestrës, një ndër to është se ngatërresa e shënjestrës mund të ketë qenë gruaja e Roan Brahimit, ku 1 orë para atentatit në Pllanë të Lezhë u ekzekutua në lokalin e tij babai i Roan Brahimit.

Gruaja e Roan Brahimit jeton në të njëjtën lagje në kompleksin e vilave në Lundër ku jetojnë edhe të rinjtë që u plagosën mbrëmë. Po ashtu kjo e fundit përdor makinë G Class. Mbrëmë ajo ka qenë në Pllanë në Lezhë ku iu vra vjehrri. Hetuesit kanë dyshime që autorët mund ta kenë pritur që të kthehet në Tiranë dhe mund të kenë ngatërruar makinën G Class dhe kanë qëlluar makinë ku udhëtonin 4 të rinjtë. Targa e makinës së gruas së Roan Brahimit ka një numër ndryshe dhe një germë ndryshe nga targa e makinës me të cilën udhëtonin katër të rinjtë.

Hetuesit kanë marrë deklarimet e para të dy prej të rinjve të plagosur pas ngjarjes dhe të familjarëve të tyre të cilët te tronditur kanë deklaruar se nuk kanë asnjë konflikt dhe po ashtu edhe ditën e djeshme nuk kanë pasur asnjë sherr. Të rinjtë nuk kanë asnjë precedent, po ashtu edhe shoferi i tyre nuk ka asnjë precedent dhe asnjë konflikt. Gjithashtu edhe familjarët e tyre nuk kanë konflikte dhe nuk kanë asnjë precedent të mëparshëm.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal
Para 4 orësh

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal

”Topi i Artë”/ Luis De La Fuente fiton trofeun “Trajneri i Vitit”
Para 7 orësh

”Topi i Artë”/ Luis De La Fuente fiton trofeun “Trajneri i Vitit”

Lamine Yamal fiton trofeun ”Kopa” për herë të tretë! Lojtari i Barcelonës me rekord në ”Topin e Artë”
Para 7 orësh

Lamine Yamal fiton trofeun ”Kopa” për herë të tretë! Lojtari i Barcelonës me rekord në ”Topin e Artë”

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 8 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

Më të lexuarat

1 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 15 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

2 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
Para 19 orësh

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

3 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 8 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

4 Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal
Para 4 orësh

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.