Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 18 Nëntor 2026, 13:47 Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s, Kosova pëson rënie pas Nations League Përfundimi i ndeshjeve të Nations League ka sjellë ndryshime në renditjen mujore të FIFA-s, ku Shqipëria dhe Kosova kanë pasur ecuri të ndryshme. Kombëtarja…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Takimi trepalësh
  • Buxheti në Kuvend
  • Euro 2028
  • Bashkia Tiranë
  • Raketat HIMARS
  • Sulme kibernetike
  • Tensionet me Iranin
  • Projekti Sazan
Lajmet e fundit
Në trend
  • Takimi trepalësh
  • Buxheti në Kuvend
  • Euro 2028
  • Bashkia Tiranë
  • Raketat HIMARS
  • Sulme kibernetike
  • Tensionet me Iranin
  • Projekti Sazan
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Detaje të reja nga vr@sja në Ndroq/ Viktima u ngrit në këmbë t’i jepte dorën, por kunati i Altin Hajrit e qëlloi për vdekje

Aktualitet E hënë, 2 Dhjetor 2024 09:31
Detaje të reja nga vr@sja në Ndroq/ Viktima u ngrit në këmbë t’i jepte dorën, por kunati i Altin Hajrit e qëlloi për vdekje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pasditen e djeshme, një tjetër ekzekutim i bujshëm ka tronditur Tiranën, ku një 50-vjeçar i identifikuar si Alfred Dedja, është vrarë nga një i njohuri i tij në një prej lokaleve më të njohura në zonën e Ndroqit, ndërsa viktima ka qenë i ulur vetëm në një tavolinë.

Autori i armatosur, ka hyrë në lokal dhe sapo i njohuri i tij është ngritur në këmbë t‘i jepte dorën, ai ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar duke e lënë të pajetë në lokal.

Viktima dhe autori janë identifikuar menjëherë, jo vetëm se ata kanë qenë më herët të njohur për disa vepra penale, por se autori ka qenë i pamaskuar.

Policia i është vënë në ndjekje, pasi u tha se lëvizte me një “Mercedez” dhe se kishte marrë rrugën e Shijakut, vend nga i cili është dhe vend prej të cilit vijnë edhe një sërë aktesh të rënda që kanë lidhje jo vetëm me autorin e viktimën, por edhe me një sërë ngjarjesh të tjera. Deri orëve të vona, policia tha se nuk ka mundur ta gjente autorin, ndonëse i identifikuar!

NGJARJA

Sipas të dhënave zyrtare të policisë së Tiranës, u bë me dije se një 50-vjeçar është ekzekutuar me armë brenda në një lokal në Ndroq të Tiranës. Viktima është identifikuar si Alfred Dedja, 50-vjeç, ndërsa autori i dyshuar, sipas policisë, është Julian Gjoshi, i njohur më së shumti si kunati i Altin Hajrit (vëllai i gruas së Hajrit), pronarit të kompleksit “Golden” në Shijak, i kërkuar, i akuzuar dhe i hetuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në janarin e 4 vjetëve më parë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 15:30, brenda ambienteve të lokalit “Kështjella”, ku mësohet se viktima ishte edhe banor i zonës dhe në lokal ndodhej si klient. 50-vjeçari njihej edhe me pseudonimin “Daku” dhe viteve të fundit jetonte mes Italisë e Shqipërisë. Ndërkohë, policia informoi se është vënë në ndjekje të të riut nga Shijaku, si autor i dyshuar që mendohet se është larguar me “Benz ML”, me ngjyrë të zezë në drejtim të Durrësit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Makina si dhe i gjithë momenti i krimit të rëndë është fiksuar jo vetëm nga kamerat, por edhe nga dëshmitarët e shumtë okular, të cilët nuk kanë mundur as t`i japin ndihmën e parë Dedjas, pasi u tha se kishte ndërruar jetë në vend. Dedja dhe autori 27-vjeç sipas të dhënave kanë pasur njohje të mëhershme me njëri-tjetrin, ku Dedja bëhet me dije se ka punuar para disa vitesh edhe në kompleksin e Altin Hajrit, kompleks në të cilin u mbajt trupi i pajetë i Jan Prengës, deri në momentin që u nxor nga aty dhe u zhduk.

Mund t'ju interesojë

Komisioni Europian propozon 45 miliardë euro kredi për Ukrainën, shlyerja lidhet me dëmshpërblimet nga Rusia

Komisioni Europian propozon 45 miliardë euro kredi për Ukrainën, shlyerja lidhet me dëm...

Para 11 minutash
Jakup Krasniqi lë Hagën, momenti kur mbërrin në shtëpinë e tij në Prishtinë (VIDEO)

Jakup Krasniqi lë Hagën, momenti kur mbërrin në shtëpinë e tij në Prishtinë (VIDEO)

Para 44 minutash
Deputetja e PS, Sara Mila i përgjigjet Berishës: Mos shpërndaj gënjeshtra për mua, drejtësia do të vendosë për ty

Deputetja e PS, Sara Mila i përgjigjet Berishës: Mos shpërndaj gënjeshtra për mua, drej...

Para 53 minutash

HETIMET DHE DYSHIMET

Referuar të dhënave paraprake bëhet me dije se pista e parë në të cilën janë fokusuar hetimet është përplasjet për prishje pazaresh. Nuk bëhet me dije se për çfarë pazaresh bëhet fjalë por policia ka nisur verifikimin e aktivitetit të të dy personave, si të viktimës, ashtu edhe të autorit.

Ku i fundit, më herët ka qenë i prangosur për armëmbajtje pa leje, por është liruar në rrethana të dyshimta. Në hapjen e komunikimeve Sky ECC për llogari të dosjes së deputetit të Partisë Socialiste të vënë në pranga pak ditë më parë, u mësua se miqësia mes Altin Hajrit, një prej emrave më të njohur dhe të akuzuar në botën e krimit sot, dhe deputetet Jurgis Çyrbja, u vu në provë edhe me ndërhyrjet për të liruar nga qelia kunatin e Altin Hajrit, i cili ishte nën hetim dhe nën arrest. Dhe, në fakt, Gjoshi ka rezultuar i lirë, ndërsa Dedja ka precdentë të shumtë, por edhe ai ka qenë i lirë.

Policia përveç pamjeve filmike ka në duar skedat personale të autorit dhe viktimës, njohjet e tyre, dëshmitë nga vendi i ngjarjes dhe disa fakte dhe prova të tjera. Mësohet se viktimës, Alfred Dedja u ka gjetur një pistoletë me vete, ç`ka ngre dyshime që ai ka qenë duke u ruajtur prej dikujt. I është sekuestruar telefoni për të parë, nëse në atë lokal, Dedja ka dalë nga ndonjë thirrje e kryer nga vetë autori i krimit të rëndë. Vijojnë hetimet por edhe kërkimet për të sjellë në pranga autorin e vrasjes.

Skeda e autorit

Julian Gjoshi nuk është emër i panjohur për policinë. Ai rezulton i arrestuar më 19 janar 2021 për armëmbajtje pa leje. Në atë kohë 23 vjeç, Julian Gjoshi u prangos nga forcat “Shqiponja”, në Tiranë, teksa lëvizte me makinë. Kapja e këtij shtetasi u bë në bulevardin “Gjergj Fishta”, gjatë kohës që drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.54 mg/ l. “Shërbimet e Policisë kishin marrë informacion në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin Julian Gjoshi dhe pasagjer shtetasin E. B., poshtë sediljes së drejtuesit të mjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Beretta” dhe 10 fishekë. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi E. B., 24-vjeç, pasi dyshohet se kishte dijeni për këtë fakt dhe nuk ka kallëzuar në organet kompetente”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës për atë ngjarje. Por Gjoshi është liruar pak kohë më pas.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s, Kosova pëson rënie pas Nations League
Para 10 minutash

Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s, Kosova pëson rënie pas Nations League

Komisioni Europian propozon 45 miliardë euro kredi për Ukrainën, shlyerja lidhet me dëmshpërblimet nga Rusia
Para 11 minutash

Komisioni Europian propozon 45 miliardë euro kredi për Ukrainën, shlyerja lidhet me dëmshpërblimet nga...

Majko i përgjigjet Berishës për videot erotike: A mund të flasë dikush në partinë e tij si unë në PS?
Para 19 minutash

Majko i përgjigjet Berishës për videot erotike: A mund të flasë dikush në partinë e tij si unë në PS?

Scaloni i hap derën Messit: Mund të bëhet pjesë e stafit teknik të Argjentinës
Para 29 minutash

Scaloni i hap derën Messit: Mund të bëhet pjesë e stafit teknik të Argjentinës

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 16 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 15 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Duka: Shqipëria synon EURO 2028, ja 5 Kombëtaret që dua të shmangim në short
Para 5 orësh

Duka: Shqipëria synon EURO 2028, ja 5 Kombëtaret që dua të shmangim në short

4 Zbardhen vazot e eliminatoreve të Euro 2028, Shqipëria dhe Kosova shmangin përballjen direkte
Para 4 orësh

Zbardhen vazot e eliminatoreve të Euro 2028, Shqipëria dhe Kosova shmangin përballjen direkte

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.