Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 13:16 Kolo Muani mund të ulet në stol, Juvja në kërkim të një sulmuesi tjetër në janar Sulmuesi francez mund të pushojë pas paraqitjeve zhgënjyese në Serie A, ndërsa Nick Ëoltemade shihet si një alternativë për sfidën në transfertë. Juventusi mendon…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Topi i Artë
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Mbappe
  • Ben Blushi
  • Erjon Vishkulli
  • Të shtëna Shkodër
Lajmet e fundit
Në trend
  • Topi i Artë
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Mbappe
  • Ben Blushi
  • Erjon Vishkulli
  • Të shtëna Shkodër
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dhurimi i organeve, DW: Kush hesht pranon dhurimin?

Aktualitet E enjte, 27 Qershor 2024 09:20
Dhurimi i organeve, DW: Kush hesht pranon dhurimin?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gjashtë deputetë të Bundestagutnga parti të ndryshme prezantuan së fundmi në Berlin iniciativën e tyre për rregullimin e ardhshëm ligjor të dhurimit të organeve. Ata janë në favor të të ashtuquajturit modeli i supozuar i pëlqimit – që do të thotë se çdo person ka automatikisht statusin e dhuruesit të organeve, nëse ai apo jo nuk e ka kundërshtuar dhurimin në mënyrë aktive gjatë kohës sa ka qenë gjallë.

Kjo kërkesë mbështetet nga Petra Sitte (E Majta), Sabine Dittmar (SPD), Sekretarja e Shtetit në Ministrinë Federale të Shëndetësisë në Berlin, Gitta Connemann (CDU), Armin Grau (të Gjelbërit), Christoph Hoffmann (FDP) dhe Peter Aumer (CSU). Nisma e parë për të miratuar këtë model dështoi në vitin 2020.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Trazirat në Tiranë, lirohen 12 protestues. Gjykata cakton “detyrim paraqitje”

Trazirat në Tiranë, lirohen 12 protestues. Gjykata cakton “detyrim paraqitje”

Para 18 minutash
E përplas makina teksa po lëvizte me biçikletë, humb jetën 63-vjeçari

E përplas makina teksa po lëvizte me biçikletë, humb jetën 63-vjeçari

Para 42 minutash
GJKKO shtyn gjyqin për Erion Veliajn, ja kur mbahet seanca e radhës

GJKKO shtyn gjyqin për Erion Veliajn, ja kur mbahet seanca e radhës

Para 1 ore

Si të rritet numri i donatorëve?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në Gjermani praktikohet i ashtuquajturi model i miratimit të informuar. Prandaj, dhurues të mundshëm organesh janë vetëm ata njerëz (persona mbi moshën 16 vjeç) të cilët gjatë jetës së tyre shprehimisht pranojnë dhurimin e organeve, domethënë nënshkruajnë “formularin e aksesit”.

Disa lande, pas iniciativës së Renanisë Veriore-Vestfalisë, kanë nisur tashmë një iniciativë në Bundesrat në mes të qershorit me qëllim të miratimit të modelit të supozuar të pëlqimit. Qëllimi është rritja e numrit të organeve të dhuruara që mund të transplantohen. Për momentin janë rreth 8.400 persona në listën e pritjes për një organ në Gjermani. Jeta e tyre është në rrezik në çdo moment.

“Situatë katastrofike”

Ministri i Shëndetësisë në qeverinë e NRW, Karl-Josef Laumann së fundmi mbështeti futjen e modelit të supozuar të pëlqimit në programin e mëngjesit të shërbimeve publike ARD dhe ZDF. “Në Gjermani, ndoshta 40% e njerëzve kanë një kartë dhurimi organesh. Sondazhet tregojnë se rreth 80% e njerëzve mbështesin dhurimin e organeve”, tha ai. “Ne kemi një situatë katastrofike në listën e pritjes. Shumë njerëz vdesin para se të marrin organin që u nevojitet”.

Politikani i CDU beson se është plotësisht e justifikuar përballja e njerëzve me çështjen e dhurimit (të mundshëm) të organeve gjatë jetës së tyre, pra të merret një vendim për këtë: “Vendimi i çdo personi është moralisht i drejtë, pavarësisht nëse vendos për apo kundër dhurimit të organeve”, vuri në dukje Laumann. “Jam i sigurt se me kalimin e kohës do të krijojmë një qëndrim shumë më pozitiv ndaj kësaj teme dhe në planin afatgjatë, mund të ndihmojë që të bëhet krejt normale dhurimi i organeve në Gjermani, ashtu si në disa vende të tjera evropiane, tha ministri.

Një model antikushtetues?

Kritikët e modelit të supozuar të pëlqimit, duke përfshirë shefen gjermane të diplomacisë Annalena Baerbock (Të Gjelbërit), paralajmërojnë se heshtja e qytetarëve për çështjen e dhurimit të organeve nuk duhet kuptuar si pëlqim automatik.

Ekspertja ligjore e FDP-së, Katrin Helling-Plahr tha për agjencinë dpa se ky model përfaqëson një ndërhyrje masive në të drejtën e individit për vetëvendosje. “Në vend që të fokusohemi te paternalizmi shtetëror, ne duhet të lidhim ligjërisht vendimmarrjen vullnetare të dhurimit të organeve.”

Anëtari i bordit të Fondacionit Gjerman për Mbrojtjen e Pacientëve, Eugen Brysch beson madje se prezantimi i modelit të supozuar të pëlqimit është një veprim antikushtetues. Në një prononcim për gazetën Augsburger Allgemeine, ai thotë se çdo ndërhyrje mjekësore pa pëlqimin e të prekurit është në fakt një dëmtim fizik: “Ai që hesht nuk jep automatikisht pëlqimin”.

Në vendet e tjera evropiane, ku ka dukshëm më shumë dhurues organesh sesa në Gjermani (për shembull në Kroaci) rritja e numrit të organeve të dhuruara ishte kryesisht për shkak të masave organizative, por edhe strukturore, vëren Brysch. “Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për impulse financiare për spitalet, ne kemi nevojë për rrjete efikase transplantimi, programe arsimore dhe trajnime të koordinatorëve në lidhje me anëtarët e familjes,” thotë Brysch./ DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kolo Muani mund të ulet në stol, Juvja në kërkim të një sulmuesi tjetër në janar
Para 15 minutash

Kolo Muani mund të ulet në stol, Juvja në kërkim të një sulmuesi tjetër në janar

Trazirat në Tiranë, lirohen 12 protestues. Gjykata cakton “detyrim paraqitje”
Para 18 minutash

Trazirat në Tiranë, lirohen 12 protestues. Gjykata cakton “detyrim paraqitje”

Në rrezik shkarkimi, por Carrick vijon normalisht punën te United
Para 26 minutash

Në rrezik shkarkimi, por Carrick vijon normalisht punën te United

PSG shpallet klubi më i mirë i sezonit, Al-Khelaïfi: Krenarë për punën tonë
Para 37 minutash

PSG shpallet klubi më i mirë i sezonit, Al-Khelaïfi: Krenarë për punën tonë

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
26 Tetor 2026, 10:44

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 23 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 1 ore

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

4 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 27 tetor 2026
Para 4 orësh

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 27 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.