Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Do të dënohet? Nis gjyqi historik kundër Trump

Aktualitet E hënë, 15 Prill 2024 17:43
Do të dënohet? Nis gjyqi historik kundër Trump
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Të hënën në Nju Jork nisi përzgjedhja e jurisë në procesin gjyqësor ndaj ish-Presidentit Donald Trump, nën akuzat për falsifikim e të dhënave të biznesit me qëllimin për të fshehur pagesat për të siguruar heshtjen e aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, mbi një lidhje të dyshuar jashtëmartesore me të. Zoti Trump është ish-presidenti i parë amerikan që përballet me akuza penale dhe nëse dënohet, rrezikon të vuajë dënim me burg. Ai pritet t’i ndjekë sot procedurat nga tryeza e të pandehurit, në një gjyq që mund të mbahet katër ditë në javë, për rreth një muaj e gjysmë.

Zoti Trump, i cili ka shërbyer si president prej fillimit të vitit 2017 deri në janar të vitit 2021, ka kritikuar vazhdimisht proceset penale ndaj tij. Javën e kaluar në platformën e tij sociale “Truth Social” ai shkruante se një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë në vend dhe se ai po detyrohej të ulej të hënën përpara një gjykatësi të korruptuar e që e urrente pa fund atë, siç shkruante zoti Trump.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Para 6 orësh
Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Para 7 orësh
Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Para 7 orësh

Ish-Presidenti është i detyruar të jetë i pranishëm gjatë seancave gjyqësore, gjë që me gjasë do ta pengojë atë të vazhdojë fushatën për zgjedhjet e nëntorit, për një periudhë të madhe kohore. Zoti Trump po përpiqet të rimarrë Shtëpinë e Bardhë, pas humbjes në 2020 ndaj Presidentit aktual Joe Biden. Zoti Trump pretendon pa fakte se ai humbi zgjedhjet në atë vit, për shkak të parregullsive e manipulimeve të mëdha gjatë procesit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Zoti Trump akuzohet për fshehjen e një pagese prej 130,000 dollarësh bërë yllit të filmave për të rritur Stormy Daniels, pak përpara zgjedhjeve të 2016-ës, me synimin për të siguruar heshtjen e saj lidhur me pretendimet e kësaj të fundit, për një marrëdhënie jashtëmartesore.

Prokurorët kanë përmendur gjithashtu edhe rastin e ish-modeles së revistës “Playboy”, Karen McDougal, e cila pretendon se ka patur një lidhje 10-mujore me zotin Trump në mesin e viteve 2000. Zonja McDougal është paguar me 150,000 dollarë nga kompania mëmë e tabloidit “National Enquirer”, për të siguruar eksluzivitetin në publikimin e kësaj historie, e cila gjithësesi nuk u publikua kurrë, sipas dyshimeve, me kërkesë të zotit Trump.

Ish Presidenti i ka mohuar marrëdhëniet me të dyja gratë si dhe të 34 akuzat me të cilat përballet në çështjen e Nju Jorkut, përfshirë atë se udhëzoi ish-avokatin e tij Michael Cohen, që të paguante zonjën Daniels e më pas e rimbursoi atë gjatë vitit të parë të presidencës së tij në vitin 2017. Paratë u regjistruan si rrogë mujore e shpenzime ligjore për zotin Cohen.

Secila nga akuzat mbart mundësinë e një dënimi me katër vjet burg. Pritet që zoti Trump të apelojë vendimin nëse do të shpallej fajtor. Rasti i Nju Jorkut është një nga katër paditë penale të pashembullta me të cilat përballet ish-presidenti Trump, që përfshijnë 88 akuza, të cilat ai i ka hedhur të gjitha poshtë.Disa analistë ligjorë e shohin çështjen e parave paguar zonjës Daniels, si një nga ato që do të prodhojë më pak pasoja krahasuar me katër rastet me të cilat ai përballet.

Në dy prej padive të tjera zoti Trump akuzohet për përpjekje të paligjshme për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 që shpallte atë humbës, ndërsa në një tjetër padi ai akuzohet se mbajti në mënyrë të paligjshme me qindra dokumente sekrete në pronën në Florida e më pas refuzoi kërkesat për t’i kthyer ato.

Për të treja këto çështje nuk janë përcaktuar ende data fikse për zhvillimin e procesit gjyqësor dhe zoti Trump ka kërkuar t’i shtyjë ato deri pas zgjedhjeve të nëntorit. Nëse ai fiton, mund të kërkojë rrëzimin e akuzave federale. Në çdo rast, nëse zoti Trump fiton zgjedhjet, nuk do të gjykohej gjatë kohës së ushtrimit të detyrës së presidentit. /VOA/

Etiketat e lidhura

Trump
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 6 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 6 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 7 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 7 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 12 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 10 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 7 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 6 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.