
Gjatë protestës së opozitës para godinës së Kryeministrisë, protestuesit iu drejtuan forcave të policisë me thirrje të forta, duke kërkuar që ata të braktisin detyrën dhe të rreshtohen në anën e qytetarëve.
“Dorëzoni kapelet, kaloni në anën e qytetarëve”, ishte slogani që u përsërit disa herë nga turma, ndërsa protestuesit tentuan të afrohen më pranë ndërtesës qeveritare.
Nga ana tjetër, Policia e Shtetit mbajti linjat e saj të sigurisë, duke mos lejuar avancimin e protestuesve drejt Kryeministrisë. Tensioni mes forcave të rendit dhe qytetarëve vijon të mbetet i pranishëm, ndërsa policia ka përdorur ujë me presion për të shpërndarë turmën dhe për të ruajtur perimetrin e sigurisë.