Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 10 Nëntor 2026, 11:45 Kompany drejt rikthimit në stol, trajneri i Bayernit pritet të jetë gati pas pushimit të kombëtareve Vincent Kompany po sheh dritë në fund të tunelit. Trajneri i Bayern Munich është pranë rikthimit në aktivitet, pasi kaloi një periudhë të vështirë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Kandidatura në Tiranë
  • Iran dhe Franca
  • Horoskopi
  • Vjedhja e bankës
  • Gjobat e protestës
  • Rasti Veliaj
  • Berisha vs AMA
  • Reforma zgjedhore
Lajmet e fundit
Në trend
  • Kandidatura në Tiranë
  • Iran dhe Franca
  • Horoskopi
  • Vjedhja e bankës
  • Gjobat e protestës
  • Rasti Veliaj
  • Berisha vs AMA
  • Reforma zgjedhore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ekspertët: Në vitin 2600 njerëzit do të jenë të pavdekshëm, do të udhëtojnë në kohë e do të ngjallin të vdekurit

Aktualitet E premte, 26 Mars 2021 22:02
Ekspertët: Në vitin 2600 njerëzit do të jenë të pavdekshëm, do të udhëtojnë në kohë e do të ngjallin të vdekurit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Alexey Turchin, akademiku rus i njohur si “trans-humanist”, ka publikuar një dokument të quajtur “Rruga drejt pavdekshmërisë”, ku detajohet sesi një ditë njerëzimi do të mund të jetojë përgjithmonë e madje të ringjallë të vdekurit.

Turchin ia ka dedikuar punën e tij kërkimore ndjekjes së pavdekshmërisë, i nxitur nga vdekja e një mikut të tij të fëmijërisë, kur ai ishte vetëm 11 vjec.

Ai ka publikuar disa libra mbi subjektin dhe së fundmi ka shkruar një dokument të quajtur “Klasifikimi i qasjeve drejt ringjalljes teknologjike”.

Bashkë me kolegun e tij studiues Maxim Chernyakov, ata detajojnë katër rrugë të ndryshme drejt pavdekshmërisë, në mënyrë që çdo lexues “të zgjedhë vetë aventurën që dëshiron”. Kështu nëse njëri plan i zgjatjes së jetës dështon, janë edhe tre të tjerë për të përdorur, sipas idesë.

“Vdekja duket si një ngjarje e përhershme, por në të vërtetë nuk kemi asnjë provë për pakthyeshmërinë e saj”, shkruajë autorët.

“Ne po listojmë këtu disa mënyra të mundshme të ringjalljes së të vdekurve, që nuk bien në kundërshtim të botëkuptimit aktual shkencor të ekzistencës sonë. Megjithse aktualisht nuk ka asnjë metodë të mundshme, ato mund të bëhen të tilla me zhvillimin e ardhshëm teknologjik, prandaj është e mundur të veprojmë që tani për rritjen e probabilitetit të tyre”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Plani A, është thjesht mbijetesa deri në kohën kur teknologjia të ketë avancuar  në arritjen e zgjatjes artificiale të jetës. Gjatë kësaj kohe njerëzit që duan të jetojnë përgjithmonë, thjesht duhet të largojnë sa më shumë vdekjen e tyre duke zëvendësuar organet e tyre me objekte të krijuara nga bio-inxhinieria, ose thjesht duke qëndruar gjallë në një ‘trup nano-teknologjik’”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në një kohë kur këto metoda janë të pamundura ose të pasuksesshme, Turchin rekomandon Planin B – atë të ngrirjes së trupit deri në gjetjen e një zgjidhjeje, një “shërbim” ekstrem që tashmë ka nisur të ofrohet nga disa kompani.

Plani C është ai i “pavdekshmërisë dixhitale”, që përfshin ruajtjen e të gjitha të dhënave specifike të personit në mënyrë që ai të mund të rindërtohet në të ardhmen nga inteligjenca artificiale, e njohur si “indirect mind uploading”.

Kjo e fundit është e ngjashme në një episod të serialit ‘Black Mirror’ ku një grua rikrijon bashkëshortin e saj të vdekur, bazuar në historinë e tij të mediave sociale.

Turchin thotë se është i vendosur në ruajtjen e historisë së tij në internet, dhe se regjistron çdo detaj të mundshëm të jetës së tij.

Ai shpreson që një ditë super-inteligjenca artificiale të marrë të gjithë këtë informacion për të rindërtuar një version dixhital të vetes. Ky ‘person’ i dixhitalizuar’ më pas do të ‘shkarkohet’ në një tjetër trup, që është klonuar nga ai Turchin.

Mund t'ju interesojë

Aksident i rëndë në Gramsh, përplasen dy automjete, ka të plagosur

Aksident i rëndë në Gramsh, përplasen dy automjete, ka të plagosur

Para 1 ore
PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën. A do ta shpallë Rama kandidatin për kreun e bashkisë së Tiranës?

PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën. A do ta shpallë Rama kandidatin për kreun e b...

Para 1 ore
Nisin bisedimet trepalëshe mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së në Abu Dhabi

Nisin bisedimet trepalëshe mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së në Abu Dhabi

Para 1 ore

Ndërsa plani D është i thjeshtë: Ki besim në mundësinë natyrale të pavdekshmërisë, ose në nivel kuantik, ose me inteligjencën artificiale.

Turchin rekomandon që qasjet e tij janë shansi më i mirë për jetën e përhershme, edhe pse mund të jetë ende larg.

“Zhvillimi i inteligjencës artificiale po ecën shumë shpejt por jemi ende larg ‘download-imit’ të plotë të një qenieje njerëzore në një kompjuter,” tha ai për mediat ruse.

“Kjo sepse ne duam që kjo të ketë shanse të mira suksesi, dhe sipas llogaritjeve do të arrihet rreth vitit 2600.”

Një tjetër teknologji në pritje, sipas tij është ajo e udhëtimit në kohë.

Shkencëtari thotë se një makinë e kohës do të kishte nevojë për një sasi të madhe energjie, për të cilën nevojitet një “Sferë e Dyson”.

Kjo e fundit është një megastrukturë që mund të përfshijë një yll të tërë kozmik, dhe të ruajë thuajse të gjithë energjinë e tij.

Për krahasim, “Sfera e Dyson” e diellit të tokës prodhon rreth 400 septilione vat për sekondë, që sipas studiuesve mund të sjellë pavdekshmëri madje dhe kthim prapa të vdekjes.

“Ka shumë qasje shkencore për ringjalljen dhe nëse ndodhin avancimet e pritura teknologjike, ringjallja është e paevitueshme”, shkruajnë ata. /DailyStar/ përgatiti: Andi Lamko/ TCH

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kompany drejt rikthimit në stol, trajneri i Bayernit pritet të jetë gati pas pushimit të kombëtareve
Para 16 minutash

Kompany drejt rikthimit në stol, trajneri i Bayernit pritet të jetë gati pas pushimit të kombëtareve

Milani përgatit revolucionin në janar, tre përforcime në listën e Amorim
Para 33 minutash

Milani përgatit revolucionin në janar, tre përforcime në listën e Amorim

Gjyqtar portugez për Shqipëri-Finlandë, Joao Pinheiro vendos drejtësi në “Air Albania”
Para 1 ore

Gjyqtar portugez për Shqipëri-Finlandë, Joao Pinheiro vendos drejtësi në “Air Albania”

Aksident i rëndë në Gramsh, përplasen dy automjete, ka të plagosur
Para 1 ore

Aksident i rëndë në Gramsh, përplasen dy automjete, ka të plagosur

Më të lexuarat

1 Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!
Para 20 orësh

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!

2 Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë
Para 17 orësh

Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë

3 Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!
Para 17 orësh

Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!

4 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 12 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.