Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 19 Nëntor 2026, 07:32 Musk shprehet se ndihet “mjaft budalla” për shpenzimet e dështuara në zgjedhjet amerikane Elon Musk ka shprehur se ndihet “mjaft budalla” për shpenzimet e tij të konsiderueshme në zgjedhjet amerikane, duke vënë në dukje mungesën e rezultateve…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Buxheti 2027
  • Protesta
  • Plarent Ndreca
  • Lufta në Ukrainë
  • Posta e Durrësit
  • Futbolli
  • Teknologjia
  • Divorci
Lajmet e fundit
Në trend
  • Buxheti 2027
  • Protesta
  • Plarent Ndreca
  • Lufta në Ukrainë
  • Posta e Durrësit
  • Futbolli
  • Teknologjia
  • Divorci
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“El Tiempo”: Shqipëria, destinacioni turistik me plazhe ëndrrash, male dhe arkeologji!

Aktualitet E hënë, 14 Tetor 2024 09:33
“El Tiempo”: Shqipëria, destinacioni turistik me plazhe ëndrrash, male dhe arkeologji!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

E vendosur në Gadishullin Ballkanik, Shqipëria “Karaibet e Evropës”, gjithnjë e më shumë mirëpret vizitorë dhe po konsolidohet në hartën turistike të Kontinentit të Vjetër”, sipas një artikulli të botuar në revistën kolumbiane “El Tiempo”.

“Dikur një vend i mbyllur në orbitën e dikurshme komuniste, në juglindje të Gadishullit Ballkanik, Shqipëria po shfaqet në turizmin ndërkombëtar si “Karaibet e Evropës”. Ndërkohë që agjencitë turistike vazhdojnë ta ofrojnë gjithnjë e më shumë, Shqipëria po konsolidohet si destinacioni i zgjedhur nga mijëra vizitorë nga e gjithë bota që vijnë për të zbuluar plazhet e saj të ëndrrave.

Shqipëria është një vend i vogël, me brigje në detet Adriatik e Jon. Shumë ekspertë të udhëtimeve i kanë i krahasuar plazhet e saj me kartolinat idilike, me ujëra të pastra kristal me pamje nga Republika Domenikane, Kuba apo Meksika. Alpet Dinarike përshkojnë brendësinë e tyre, mes zonave arkeologjike, kështjellave dhe qyteteve antike plot histori.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjithashtu, në krahasim, është relativisht më lirë se sa të vizitosh vendet e tjera në Evropë. Dhe nëse udhëtoni nga Kolumbia, nuk keni nevojë për vizë të veçantë për të hyrë në Shqipëri. Nevojitet vetëm një leje për të qëndruar në vend për 90 ditë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Bumi i verës
Qoftë për të zbuluar historinë përmes mbetjeve arkeologjike të qytetit antik të Apolonisë apo për të pushuar në një nga plazhet e Rivierës Shqiptare, koha më e mirë për të vizituar vendin është midis majit dhe shtatorit. Sipas të dhënave të publikuara në platformën kiwi.com, bazuar në rezervimet e bëra muajt e fundit, për udhëtimet gjatë verës 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, Tirana, në Shqipëri, është ndër vendet më të preferuara nga turistët spanjollë për verën e ardhshme.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë

Para 1 ore
Moti sot: shi në Tiranë, Shkodër e Durrës, Vlorë 24°C

Moti sot: shi në Tiranë, Shkodër e Durrës, Vlorë 24°C

Para 1 ore
Divorci më i shtrenjtë në Britani: ish-gruaja e oligarkut rus kërkon 719 milionë euro

Divorci më i shtrenjtë në Britani: ish-gruaja e oligarkut rus kërkon 719 milionë euro

Para 8 orësh

Që nga pandemia, vendi ballkanik ka shënuar një rritje progresive të turzimit prej rreth 20-30% çdo vit. Sipas Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së, në vitin 2023, Shqipëria ishte vendi i katërt që regjistroi rritjen më të madhe të numrit të turistëve ndërkombëtarë, me 56% krahasuar me vitin 2019.

Në vitin 2022, vendi u vizitua nga 7,5 milion turistë ndërkombëtarë dhe në vitin 2023 u regjistruan 10,1 milion, pa dyshim, shumë larg destinacioneve të tjera tradicionale, por me shifra të theksuara rritjeje.

Përtej atraksioneve të tjera të saj, plazhet e Shqipërisë duken të frymëzuara nga disa destinacione të Karaibeve dhe janë arsyeja kryesore e projeksionit të fortë të vendit drejt turizmit ndërkombëtar.

Në jug, bregdeti i Jonit formon një peizazh të paharrueshëm për shkak të bukurisë së tij që ndërthuret me elementë të tjerë. Brenda kësaj zone, një nga pikat më të spikatura është Ksamili, në Rivierën jugore Shqiptare dhe pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, i njohur për ishujt e tij të vegjël të arritshëm me not ose varkë, ujërat bruz dhe rërën e bardhë.

Në të njëjtën kohë, plazhi i Dhërmiut shquhet si një nga destinacionet më të njohur në Rivierën Shqiptare, me male e ujëra blu, idealë jo vetëm për qetësi, por edhe për aktivitete ujore. Qendra e saj e vogël historike është një tjetër atraksion ideal për një ditë pushimi në plazh.

Ju mund të vizitoni qytetin e Himarës, me plazhe të pabesueshëm dhe një qytet të vjetër plot me monumente historike.

Gjithashtu, Tirana, kryeqyteti, paraqet një larmi atraksionesh turistike që plotësohen edhe nga plazhet urbane. Pika e nisjes për ta eksploruar mund të jetë Sheshi Skënderbej, zemra e qytetit, nga ku mund të vizitoni Muzeun Historik Kombëtar dhe lagjen shumëngjyrëshe të Bllokut, i famshëm për jetën e tij të natës.

Berati, “qyteti i një mbi një dritareve”, shquhet si një tjetër peizazh urban i dukshëm për t’u vizituar. Eshtë një nga qytetet më të vjetra në Shqipëri, i njohur edhe nga UNESCO për arkitekturën e tij unike.

Ndër xhevahiret e këtij qyteti janë Kalaja e Beratit, e djegur nga romakët në vitin 200 para Krishtit; Muzeu i famshëm i Onufrit i vendosur brenda katedrales së “Shën Mërisë” e shekullit XVIII dhe objekte të tjera të shenjta si Xhamia e Plumbit, Xhamia e Mbretit dhe Xhamia e Beqarëve apo ura e Goricës mbi lumin Osum, si një nga vendet më të veçanta të Beratit.

Për adhuruesit e ecjes dhe natyrës, një tjetër pikë kryesore është Parku Kombëtar i Llogorasë, me pamje panoramike të detit Jon dhe Rivierës mahnitëse Shqiptare. Ndërkohë, kureshtarët për historinë do të gjejnë në qytetin e Butrintit rrënoja arkeologjike nga epoka greke, romake e bizantine”./TAR

Etiketat e lidhura

turzmi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Musk shprehet se ndihet “mjaft budalla” për shpenzimet e dështuara në zgjedhjet amerikane
Para 2 minutash

Musk shprehet se ndihet “mjaft budalla” për shpenzimet e dështuara në zgjedhjet amerikane

Ky është një moment i jashtëzakonshëm diplomatik për Xi-n e Kinës – por vjen me kurthe
Para 3 minutash

Ky është një moment i jashtëzakonshëm diplomatik për Xi-n e Kinës – por vjen me kurthe

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 19 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e enjte 19 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Plarent Ndreca me etiketime pikante për politikanët, nga Rama te Veliaj. Befason për disa emra nga PD dhe PS
Para 9 orësh

Plarent Ndreca me etiketime pikante për politikanët, nga Rama te Veliaj. Befason për disa emra nga PD ...

2 Befason Berisha: Kemi kandidat për Tiranën, por duam bashkim me partitë e reja
Para 15 orësh

Befason Berisha: Kemi kandidat për Tiranën, por duam bashkim me partitë e reja

3 Letërsia e shpëtoi Ben Blushin nga burgu
Para 21 orësh

Letërsia e shpëtoi Ben Blushin nga burgu

4 Plarent Ndreca flet për kasafortën me video dhe dokumente sekrete të Erion Veliajt | KOHA JONË–DEBAT
Para 15 orësh

Plarent Ndreca flet për kasafortën me video dhe dokumente sekrete të Erion Veliajt | KOHA JONË–DEBAT

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.