Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 09:11 1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara Juventusi shmangu një tjetër humbje në Europa League, por barazimi nuk mjafton për të larguar dyshimet mbi skuadrën e Luciano Spallettit. Woltemade ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Ikën nga grupi i PS-së? Erion Braçe shuan zërat: Do t’i rri përballë partisë sime për të vërteta që refuzon t’i shohë

Ikën nga grupi i PS-së? Erion Braçe shuan zërat: Do t’i rri përballë partisë sime për të vërteta që refuzon t’i shohë

Aktualitet
E martë, 23 Qershor 2026 21:00
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputeti i PS-së, Erion Braçe thotë se nuk ka ndërmend të largohet nga grupi parlamentar i PS-së, të bëhet i pavarur apo të dorëhiqet nga mandati i tij. Ky sqarim vjen në një moment pas zërave që emri i tij është përfolur sikurse do të largohet nga grupi i PS-së, siç bëre deputetja Marjana Koçeku.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në një reagim të gjatë në Facebook, Braçe theksoi se ai mbetet socialist dhe pjesë e PS-së prej dekadash, duke nënvizuar se ka qenë aktiv në parti për rreth 35 vite dhe se do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e deputetit në Tiranë.

Mund t'ju interesojë

Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

Para 9 minutash
Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 11 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 11 orësh

Për më tepër, Braçe shton se do të vijojë të jetë kritik brenda radhëve të PS-së, duke kërkuar llogaridhënie, duke debatuar dhe duke kundërshtuar kur e sheh të nevojshme, por gjithmonë “nga brenda partisë” dhe jo përmes distancimit politik.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Deklarata e plotë 

Fjala ime

Përgjigje për tre gjëra:

Unë jam socialist, nuk bëhem i pavarur,

Jam partizan, jo neutral, mbaj qëndrime,

Nuk dal mënjanë!

Unë jam deputet i zgjedhur në tiranë, nuk jam prej listës, kam bërë deputetin, bëj deputetin, Do vijoj të bëj deputetin, nuk dorëhiqem! Do vijoj t’i rri përballë partisë sime, duke thënë të vërtetën, duke kërkuar llogari, kritikuar, debatuar, kundërshtuar, propozuar, miratuar aty, sy më sy e nga çdo cep i territorit që mbuloj si deputet; pra nuk kam nevojë për protestën e nuk dua kapital politik prej saj!

Askush nuk do ta besonte që po të ikja nga grupi i PS-së, do isha i pavarur, edhe ata që ma shkruajnë këtë; unë jam në PS prej themelimit, kam milituar në të për 35 vite, kam jetuar në të e punuar bashkë me të, kam bërë beteja aty e prej aty, si socialist, duke mbajtur qëndrime e pa qenë kurrë neutral, domethënë i pavarur.

Ndërkohë kam bërë deputetin, bëj deputetin e do vijoj të bëj deputetin, jo vetëm në Njësinë 5, por në të gjithë Tiranën. Nuk ka sot njeri në njësinë time që s’e di kë ka deputet. Nuk ka sot njeri në Tiranë që të mos dijë që unë jam deputet i këtij qarku. Nuk gjen njeri të thotë që deputeti nuk më ka ardhur në njësi, lagje, bllok, rrugë, rrugicë, shesh poshtë pallatit; që të thotë deputeti nuk më është përgjigjur, nuk më ka përfaqësuar në Kuvend për hallet e shqetësimet e mia apo të lagjes. Pra kam bërë punën, bëj punën, do bëj punën, nuk dorëhiqem e do respektoj 25 mijë njerëzit që votuan e më besuan këtë punë.

Në fund, doemos që do vijoj t’i rri përballë partisë sime për të vërteta që refuzon t’i shohë apo i ka jashtë çdo agjende për 1001 arsye, përfshi shpërfilljen, përjashtimin apo arrogancën; kam hapësirën e mjaftueshme për ta bërë këtë pa asnjë rezervë, siç të shtunën, sy më sy me kryeministrin e qeverinë. Pra nuk kam nevojë të jem në protestën me 7-8 agjenda – disa primitive e shumë të rrezikshme për këtë vend, por e bëj përballë e sy më sy, duke qenë i përgjegjshëm, duke marrë e kërkuar përgjegjësi!

Etiketat e lidhura

Erion BracePS
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara
Para 4 minutash

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara

Sherri në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve demokratë
Para 6 minutash

Sherri në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve de...

Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas
Para 9 minutash

Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

Milani turpërohet ndaj Bournemouthit, skuadra e Amorim vë në rrezik dhe Europa League
Para 17 minutash

Milani turpërohet ndaj Bournemouthit, skuadra e Amorim vë në rrezik dhe Europa League

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 11 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 14 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 15 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 13 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.