Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Koronavirusi/ “Nëse do aktivizohen nuk do jenë sekret”, mjeku i njohur: Ka disa objekte për karantina. Po bëhen gati

Aktualitet E hënë, 24 Shkurt 2020 22:34
Koronavirusi/ “Nëse do aktivizohen nuk do jenë sekret”, mjeku i njohur: Ka disa objekte për karantina. Po bëhen gati
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë por edhe mjekë dhe ekspertë të ISHP nuk konfirmojnë nëse një karantinë në vend për të dyshuarit për koronavirus është ngritur në spitalin e Kavajës. Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo tha në “Real Story” në News24 se janë disa struktura karantine që po bëhen gati në ambiente spitalore dhe jo por shtetërore.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarit Erjon Skëndaj se përse nuk bëhen publike, ai tha se nëse do aktivizohen nuk do jenë më sekret.

“Karantina nuk bëhet për personat e sëmurë por ata që kanë pasur kontakte me të sëmurët. Pra për 14 ditë. I sëmuri izolohet. Masat po merren dhe nuk është një objekt i veçantë, janë disa objekte dhe janë shtetërore. Janë struktura spitalore por dhe jo spitalore por shtetërore në të cilat po punohet për të qenë të gatshme në një moment të caktuar. Po punohet si strukturë, si personel për trajnim dhe pajisje. Janë disa hallka. Këto struktura janë të mirëpërcaktuara dhe po bëhen ato hallka. Nëse do aktivizohen nuk do jenë sekret”, deklaroi Kalo.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në një kohë kur Italia po përballet me momente paniku për shkak të koronavirusit, i cili ka marrë 7 jetë njerëzish deri më tani, mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo deklaroi se përhapja e COVID-19 nuk është e pamundur.

Përballë një grupi mjekësh dhe specialistësh e gazetarë në studion e emisionit ‘Real Story’ në ‘News24’ Kalo pohoi se shkak i përhapjes së shumë sëmundjeve bëhen lëvizjet e njerëzve. Po ashtu teksa u ndal tek disa nga simptomat e këtij virusi, Kalo tha se ai është i ngjashëm me gripin e sezonal, ndërsa shtoi se ky i fundit ka vdekshmëri më të lartë. Po ashtu infeksionisti tha se në Kinë rastet më të mëdha kanë rezultuar me sukses dhe se pacientët janë shëruar për shkak të organizmit të tyre si dhe falë ndihmës mjekësore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Në konceptim epidiemologjik, e gjithë bota konsiderohet si krahinë. Mundësia e përhapjes së një sëmundje për shkak të një lëvizje nuk është e pamundur. Pra nuk mund të bëjmë ‘Kasandrën’ dhe të themi; “ka hyrë sot, nesër apo do hyjë pasnesër”. Për shkak të lëvizjes, problemi kryesor është; COVID-19 është një infeksion i ngjashëm në ecuri, përhapje, me gripin sezonal. Në Itali vdesin 217 persona nga gripi sezonal dhe mediatizohet kronavirusi. 98% shpëtojnë. Në kohët kur tamifluja u përdor për grupin e derrit, s’kishte asnjë studim. U përdor një analogji, pasi është një virus që mendohet se një antiviar mund të ketë efekt. Nëse i rekomandoni një mjeku suedez që të përdori Tamiflunë do thotë; “A keni lexuar libra apo jo?”. Organizmi vet është në gjendje të luftojë patologji të ndryshme, i ndihmuar nga trupa mjekësore nëpërmjet shumë gjërave. Mjekët kinezë sot thonë; trajtimi bazë i të sëmurëve me koronavirus bëhet me; vitaminë C, trajtim antipiretik, ato që përdoren për ulje të temperaturave dhe nëse është e domosdoshme dhe asistenca respiratorë kur bën insuficienca. Mjekësia dhe mikroekonomia janë në gjendje të koordinohen dhe të japin rezultate. Në 100 të prekur, 80 prej tyre nuk shfaqin simptoma. Secili prej nesh mund ta kalojnë pa e ditur fare. 10 % e 20% adresohen tek mjeku. Nuk shfaqin asnjë gjë të veçantë. Kollë, dhimbje koke. Është grip. 2 % e tyre, shumë pak bëjnë evoluim dhe 0.7% prej tyre rrezikojnë. Gripi e ka rrezikshmërinë më të lartë.”, tha Kalo.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 7 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 7 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 8 orësh

Etiketat e lidhura

Tritan Kalo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 7 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 7 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 7 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 8 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 12 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 8 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 14 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 14 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.