Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 08:32 Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike në qarkun e Kukësit. Qyteti i Kukësit,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Kryeministri Rama në selinë e NATO-s, takim me Mark Rutte

Kryeministri Rama në selinë e NATO-s, takim me Mark Rutte

Aktualitet
E mërkurë, 17 Shtator 2025 09:58
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama u takua paraditen e sotme në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Takimi u zhvillua në selinë e NATO-s. Fokusi i diskutimit ishte roli i Shqipërisë në NATO, mbështetja për Ukrainën, si dhe projektet e ardhshme për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes.

“Është një nder i madh të kem këtu mikun tim të ngushtë, Edi Ramën, Kryeministrin e Shqipërisë. Shqipëria është një aleat i fortë. Shqipëria këtë vit do të arrijë nivelin 2% të shpenzimeve për mbrojtjen, që është një angazhim i madh.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shqipëria po zhvillon industrinë e saj të mbrojtjes, përfshirë edhe përmes ndërmarrjes shtetërore, çka është e rëndësishme sepse na duhet një bazë industriale e mbrojtjes më e fortë në të gjithë NATO-n. Ju po ndihmoni shumë me Ukrainën. Për shembull, përmes komandës sonë në Wiesbaden, ku kemi një delegacion shqiptar, por edhe përmes trajnimit gjuhësor për pilotët e avionëve luftarakë dhe për teknikët”, u shpreh Rutte.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Më tej, Rutte nënvizoi rëndësinë e investimeve që po bën vendi ynë në industrinë e mbrojtjes, si dhe rolin e drejtpërdrejtë të Shqipërisë në ndihmë të Ukrainës.

“Ju po bëni shumë sa i përket ndihmës për Ukrainën. Dhe jashtë Shqipërisë, jeni pjesë e forcave tokësore në Letoni dhe Bullgari. Jeni aktivë në Kosovë përmes KFOR-it. Pra, po jepni një kontribut shumë më të madh se sa madhësia juaj. Dhe jeni mjaft i gjatë. Por megjithatë, Shqipëria nuk është aleati më i madh, por po bën shumë. Dhe prandaj, unë dua sinqerisht t’ju falënderoj që jeni një aleat kaq i fortë. Ne e dimë që NATO mund të mbështetet gjithmonë te Shqipëria. Dhe ju e dini që Shqipëria mund të mbështetet gjithmonë te NATO. Kështu që edhe njëherë, faleminderit që erdhët për vizitë. Faleminderit që jeni një mik kaq i ngushtë personal. Dhe faleminderit për gjithçka që po bëni për NATO-n”, theksoi Rutte.

Mund t'ju interesojë

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë

Para 16 minutash
Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Para 42 minutash
Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Para 50 minutash

Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama falënderoi për mikpritjen dhe nënvizoi se Shqipëria është e vendosur të kontribuojë edhe më shumë në sigurinë e përbashkët euroatlantike.

“Është e kuptueshme që gjithmonë është një kënaqësi, jo vetëm për shkak të miqësisë sonë të gjatë, por edhe për shkak të faktit të thjeshtë që gjithmonë ka diçka për të mësuar nga ju. Dhe jemi këtu për të rikonfirmuar gjithçka që thatë dhe më shumë. Ne duam të bëjmë më shumë. Dhe tani po hedhim bazat për rilindjen e industrisë sonë ushtarake”, tha Rama.

Kreu i qeverisë foli edhe për një nga projektet strategjike më të rëndësishme që vendi synon të realizojë në bashkëpunim me NATO-n, ndërtimin e një porti të ri ushtarak në Porto Romano.

“Jemi shumë të interesuar të diskutojmë me ju për hapat e mëtejshëm që mund të ndërmarrim për të bërë të mundur ndërtimin e portit të ri ushtarak në Porto Romano. Dhe sigurisht, jemi këtu edhe për të folur bashkë se si mund të aksesojmë programin “Safe” të Bashkimit Evropian, i cili, në aspektin e sigurisë, shkon përtej kufijve të vendeve anëtare të BE-së dhe mund të jetë i dobishëm edhe për vendet e NATO-s në Europë”, vijoi Rama.

Në fund të fjalës së tij, Kryeministri shprehu edhe njëherë vlerësimin për Sekretarin e Përgjithshëm Rutte, duke e cilësuar si një lider energjik dhe partner të çmuar.

“Faleminderit për mikpritjen tuaj gjithmonë të përzemërt. Dhe unë besoj se jeni numri një për energjinë e madhe që tregoni kaq herët në mëngjes. Ne jemi këtu për të nxjerrë më të mirën nga kjo”, përfundoi Rama.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë
Para 16 minutash

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit
Para 42 minutash

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit
Para 47 minutash

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!
Para 50 minutash

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 8 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 23 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 11 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 12 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.