
Ish-deputeti demokrat Eduard Selami pas afro 2 vitesh heshtjeje publike ka reaguar sot duke përshëndetur vendimin e kryeministrit Edi Rama për të dërguar mjekë në Itali në luftën kundër koronavirusit.
“Vendimet e Ramës kanë vend për kritika të merituara, por dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali është akt mirënjohjeje që na nderon të gjithëve” shkruan ai.

