Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Paulin Zefi: Ministrja e Kulturës vazhdon të tallet me banesën ku frymoi At Gjergj Fishta

Aktualitet E premte, 10 Shtator 2021 20:03
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Paulin Z. Zefi –

Sqarim për opinionin publik!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Para 3 orësh
Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Para 4 orësh
Sherr mes të rinjve, plagoset një 19-vjeçar

Sherr mes të rinjve, plagoset një 19-vjeçar

Para 5 orësh

*Shtëpia ku ka jetuar(periodikisht), i Madhi At Gjergj Fishta(1871-1940), e cila ndodhet në fshatin Fishtë të Zadrimës, Lezhë është marrë në mbrojtje nga Shteti Shqiptar dhe është shpallur Monument Kulture i kategorisë së parë nga Komiteti i Kulturës dhe i Arteve në MTKRS me vendim nr.4/dt.07.05.1991.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nuk dihet për çfarë arsyeje Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve(Sekretari i Përgjithshëm) nëpërmjet vendimit nr.702 që është marrë me dt.05.06.2008, e ka ndryshuar statusin e këtij objekti të Trashëgimisë tonë Kulturore Kombëtare, duke e vlerësuar si Monument Kulture i kategorisë së dytë dhe këtë status vijon ta mbajë edhe aktualisht. Që nga viti 2014 për mirëmbajtjen e ambientit përreth këtij objekti jam kujdesur vetëm unë personalisht me mundësitë e mia modeste dhe me aprovimin e pronarëve të banesës që jetojnë në Diasporë, të cilët janë stërnipat e At Gjergj Fishtës nga linja e vëllait të tij të madh, Leka i Ndokë Simon Ndocit, dhe të bijtë e të ndjerit Lazër Ndue Leka: Z. Zef Ndoka, Z. Bardhok Ndoka dhe Z. Agron Ndoka. Ky i fundit, Z. A. Ndoka ka edhe çertifikatën e pronësisë së objektit, për marrjen e së cilës e kam ndihmuar hap pas hapi në shtator 2015 kur Ministrja e Kulturës Znj. Mirela Kumbaro dhe ish-Zv.Ministri Z. Zef Çuni, ma kanë kërkuar diçka të tillë, personalisht dhe zyrtarisht. Fatkeqësisht marrëveshja nuk u realizua kurrë, sepse Z. Agron Ndoka nuk e kanë takuar asnjëri nga të lartpërmendurit, përveç takimit që i kam mundësuar me ish-Drejtorin e DRKK-Shkodër, Z.Besi Bekteshi, vullnetmirë, por pa përkrahje nga eprorët e tij dhe të mijtë gjithashtu(2014) në kohën kur isha Përgjegjës i SKK-Lezhë në DRKK-Shkodër(2014-2015).

Problem për restaurimin e shtëpisë ku ka jetuar At’ Gjergj Fishta nuk kanë qenë kurrë mungesa e financave dhe as e projekteve, por vetëm neglizhenca kriminale e funksionarëve më të lartë të Ministrisë së Kulturës.

Në muajin mars 2014 është vetëofruar Z. Bardh Nengurra, ish-Deputet i Parlamentit Norvegjez, me shumën 50.000€, i cili është takuar personalisht me ish-Zv.Ministrin e Kulturës Z.Zef Çuni dhe me mua. Në muajin shtator 2014 është vetëofruar biznesmeni nga Kosova Z. Sabri Maxhuni me shumën 47.000€ dhe me një projekt restaurues, i cili është takuar vetëm me mua sepse askush nuk e ka qasur në Ministrinë e Kulturës. Të dy kanë hequr dorë pasi drejtuesit më të lartë të Ministrisë së Kulturës janë tallur me to, respektivisht në muajin korrik-2014, Z.B.Nengurra, dhe në fillim të vitit 2016, Z.S.Maxhuni. Vitin e kaluar dhe këtë vit u kam kërkuar ndihmë miqve të mi të nderuar, Z.Besnik Paci, Z. Bes Kallaku, Z. Anton Delija dhe Z. Viktor Paloka(UNNIKATIL), të cilët janë akoma në pritje për të financuar projektin që përfshin jo vetëm restaurimin e Shtëpisë M.K., por edhe rehabilitimin e plotë të hapësirës përreth këtij objekti.

Fatkeqësisht, tragjikomedia vazhdon!…. Znj. M. Kumbaro është shprehur publikisht në Media kundër ndërhyrjes në këtë objekt, sepse “Fishtën e lindur dhe të rritur në Fishtë ka vendosur ta respektojë vetëm duke shpallur M.K. Kolegjin Françeskan në fshatin Troshan”… Bashkia Lezhë nuk ka asnjë lloj kompetence ligjore për të ndërhyrë në këtë banesë të harruar, por as vetë pronarët e saj, sepse projekti duhet miratuar nga KKR(Këshilli Kombëtar i Restaurimeve) në IMK(Instituti i Monumenteve të Kulturës) pranë Ministrisë së Kulturës. Objekti mbrohet(rrënohet) dhe administrohet(keqmenaxhohet) nga Ministria e Kulturës dhe ky është i vetmi institucion fuqiplotë që vendos për fatin e çdo Monumenti Kulture në Republikën e Shqipërisë.

Nëse Bashkia Lezhë do të kishte qoftë edhe kompetencën më të vogël ligjore për të shpëtuar këtë objekt nga rrënimi i tij i plotë si rezultat i neglizhencës së paimagjinueshme nga ana e DRKK-Shkodër, IMK dhe MK, gjendja e saj do të ndryshonte brenda pak muajve. Këtë ua premtoj dhe garantoj edhe në emrin e Kryetarit të Bashkisë Lezhë, Z. Fran Frrokaj. Poooor… Ministria e Kulturës vazhdon ta “mbajë topin në fushën e saj” dhe mirë që nuk ndërhyn ajo vetë, por edhe bën të pamundurën që të pengojë edhe palët e interesuara. Prandaj Shtëpia e At Gjergj Fishtës vazhdon të rënkojë që nga themelet! Se deri kur do të zgjasë kjo tragjikomedi me regjisore M.Kumbaron, vetëm ajo e di…

Turp dhe fatkeqësi kombëtare njëkohësisht.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 3 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 3 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 4 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 4 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 8 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 6 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 3 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 4 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.