Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 11:11 Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog! Berisha ka postuar një video ku një qytetare thotë se nuk ka dialog. (kliko videon)
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Plani me snajper për kokën e Ardian Çapjes, ja çfarë ndodhi sot në Elbasan

Aktualitet E hënë, 8 Qershor 2020 18:10
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Elbasan janë rikthyer përplasjet e vjetra. Ardian Çapja, koka e familjes së njohur në këtë qytet i shpëtoi atentatit të tretë paraditen e së hënës. 55-vjeçari u qëllua me snajper në një atentat të mirë organizuar, pranë shtëpisë në zonën e Krastës. Autorët çanë rrethimin edhe pse zona kontrollohet nga familja me kamera sigurie. 55-vjeçari mori një plumb në shpatullën e majtë, pranë zemrës. Në momentin që u rrëzua dhe ra në tokë mori edhe një frakturë në kokë. Ai u dërgua tek spitali Traumës në Tiranë, ku operacioni zgjati 90 minuta, ndërsa gjendja e tij paraqitet kritike.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Policia duket se ka arritur të gjejë edhe mjetin e përdorur nga personi ose personat e dyshuar si të përfshirë në ngjarjen kriminale. Në zonën e Fushë Mbretit është gjetur një makinë e djegur, brenda së cilës ka pasur fishekë që kanë shpërthyer dhe kanë dëmtuar edhe një punonjës të forcave zjarrfikëse që kishin shkuar për të shuar flakët. Policia e ka ta qartë tashmë se çfarë ndodhi në shtëpinë e Ardian Çapjas. Në drejtim të tij u qëllua prej kodrës së Krastës nga një largësi e pazakontë për armë të thjeshta. Bëhet fjalë për një snajper mjaft të avancuar, i cili u gjet i djegur në makinën e braktisur të atentatorëve disa minuta pasi tentuan të vrisnin objektivin e tyre. ”Sako TRG M10.338 Lapua Magnum”, 27 mm, prodhuar në Finlandë, i cili njihet botërisht për saktësinë e tij për shenjestrimin e objektivave disa qindra metra larg.

Mund t'ju interesojë

Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog!

Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog!

Para 20 minutash
Italia në alarm nga protestat e dhunshme, mobilizohet edhe ushtria

Italia në alarm nga protestat e dhunshme, mobilizohet edhe ushtria

Para 37 minutash
Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma

Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma

Para 1 ore

Policia ka zbuluar se Ardian Çapja u qëllua nga 250 metra largësi me një snajper që mund të vrasë deri në 800 metra. Për fatin e tij, plumbi i lëshuar e kapi në shpatull duke i shkaktuar një plagë të madhe. Ngjarje të tilla janë shtuar shumë gjatë viteve të fundit duke vendosur në pikëpyetje dhe sigurinë në vend. Për Arben Hajdarmataj, informacionet e përcjella nga policia janë të pakta ku më së shumti ngjarja është zbardhur nga mediat. Ai thotë se autori është treguar shumë i kujdesshëm për të fshehur të gjitha gjurmët e tij.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

”Unë mendoj që ky atentat është tipik mafioz për sa i përket mënyrës se si është organizuar. Mënyra se si është survejuar objektivi, sa kohë kanë qëndruar duke e vëzhguar, arma që është përdorur. Kujdesi që është përdorur për të fshirë numrat identifikues tek armët të paktën me të dhënat që ka raportuar deri më tani media sepse informacione nga grupi hetimor apo drejtoria e përgjithshme e policisë nuk kemi asnjë. Vetëm një raportim të shkurtër. Unë vazhdoj ta kritikoj Policinë e Shtetit pasi në raste të tilla duhet të japë sa më shumë informacione të jetë e mundur dhe detaje për qytetarët për të bërë dhe qetësimin e tyre. Qytetarët janë më të qetë kur marrin një informacion nga drejtuesit e policisë së shtetit. Ngjarja e Elbasanit në aspektin policor them se ka qenë e pritshme sepse kemi shumë grupe rivale në aspektin e kriminalitetit në Elbasan”. Situata e kriminalitetit në Shqipëri gjatë viteve të fundit duket sikur ka pësuar rritje. Ky fenomen vendos në pikëpyetje dhe besueshmërinë tek strukturat e Policisë së Shtetit.

Ish-drejtuesi i policisë, Hajdarmataj shprehet se një problem thelbësor në strukturat e policisë janë njohjet e efektivëve apo shefave me individë me rekorde kriminale. Ai shprehet se policët kanë frikë të raportojnë ngjarjet tek eprorët e tyre kur i shohin ata të shoqëruar me persona me përfshirje kriminale pasi kjo mund t’i vërë në rrezik jetën.

Etiketat e lidhura

Ardian Çapja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog!
Para 20 minutash

Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog!

Dy protesta kundër Ramës, por a kanë të njëjtin qëllim?
Para 28 minutash

Dy protesta kundër Ramës, por a kanë të njëjtin qëllim?

Italia në alarm nga protestat e dhunshme, mobilizohet edhe ushtria
Para 37 minutash

Italia në alarm nga protestat e dhunshme, mobilizohet edhe ushtria

Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma
Para 1 ore

Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 13 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 14 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 14 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 17 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.