Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 18 Nëntor 2026, 13:28 Scaloni i hap derën Messit: Mund të bëhet pjesë e stafit teknik të Argjentinës Lionel Scaloni nuk e përjashton mundësinë që Lionel Messi t’i bashkohet stafit teknik të kombëtares së Argjentinës pas përfundimit të karrierës si futbollist. Përzgjedhësi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Takimi trepalësh
  • Buxheti në Kuvend
  • Euro 2028
  • Bashkia Tiranë
  • Raketat HIMARS
  • Sulme kibernetike
  • Tensionet me Iranin
  • Projekti Sazan
Lajmet e fundit
Në trend
  • Takimi trepalësh
  • Buxheti në Kuvend
  • Euro 2028
  • Bashkia Tiranë
  • Raketat HIMARS
  • Sulme kibernetike
  • Tensionet me Iranin
  • Projekti Sazan
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pronari kinez i një kompanie amerikane i dërgoi Rusisë teknologji të sanksionuar

Aktualitet E hënë, 2 Dhjetor 2024 15:21
Pronari kinez i një kompanie amerikane i dërgoi Rusisë teknologji të sanksionuar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një kompani kineze që ka në pronësi një fabrikë në Kaliforni, ka kryer qindra dërgesa të pajisjeve elektronike në Rusi, prej nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë, përfshirë edhe dërgesat për te kompanitë e sanksionuara që janë të lidhura me ushtrinë ruse.

Të paktën një produkt i prodhuar nga kompania, Yangzhou Yangjie Electronic Technology Company Limited, është gjetur në armatimin rus, që është konfiskuar nga Ukraina në fushëbetejë, sipas një baze publike të të dhënave që kontrollohet prej ushtrisë ukrainase.

Yangjie Technology, e cila gjendet në provincën Yangzhou në veriperëndim të Shangait, ka kryer më shumë se 200 dërgesa të mallrave specifike në Rusi, prej nisjes së luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, sipas të dhënave të doganës, të siguruara nga C4ADS, organizatë me seli në Uashington, e specializuar për analizim të të dhënave.

Në listën e pajisjeve të transportuara përfshihen edhe pjesë të kategorizuara si të “prioritetit të lartë” nga Shtetet e Bashkuara, për shkak të përdorimit potencial të tyre në sistemet ruse të armatimit, sipas të dhënave të siguruara nga C4ADS – në të cilat ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë – e cila e ka verifikuar kryerjen e më shumë se 150 dërgesave.

Të paktën 17 dërgesa kanë pasur destinacion kompani ruse të elektronikës, të cilat janë goditur me sanksione amerikane.

Këto gjetje shpërfaqin vështirësinë e shteteve perëndimore që t’ia pamundësojnë ushtrisë ruse qasjen në teknologji perëndimore, teksa vazhdon luftën.

Lidhjet e Kinës me Moskën janë thelluar pas nisjes së luftës në Ukrainë, si në aspektin strategjik, ashtu edhe në atë ekonomik, ndonëse Pekini ka bërë përpjekje që të mos goditet nga Perëndimi, sidomos nga Shtetet e Bashkuara, partneret më të mëdha tregtare.

Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian i kanë sanksionuar disa kompani kineze pse u kanë ofruar rusëve teknologji kritike. Pas disa muajve të presionit, Kina e ka miratuar në tetor një rregullore që synon kufizimin e dërgesave të produkteve për përdorim të dyfishtë në Rusi.

Mund t'ju interesojë

Jakup Krasniqi lë Hagën, momenti kur mbërrin në shtëpinë e tij në Prishtinë (VIDEO)

Jakup Krasniqi lë Hagën, momenti kur mbërrin në shtëpinë e tij në Prishtinë (VIDEO)

Para 24 minutash
Deputetja e PS, Sara Mila i përgjigjet Berishës: Mos shpërndaj gënjeshtra për mua, drejtësia do të vendosë për ty

Deputetja e PS, Sara Mila i përgjigjet Berishës: Mos shpërndaj gënjeshtra për mua, drej...

Para 33 minutash
Sulm kibernetik në SHBA: Rubio hedh poshtë dyshimet për valën e ndërprerjeve

Sulm kibernetik në SHBA: Rubio hedh poshtë dyshimet për valën e ndërprerjeve

Para 34 minutash

Zyrtarët perëndimorë besojnë se transportimi i mallrave prej Kinës ka luajtur rol të rëndësishëm në forcimin e Rusisë në fushëbetejë.

Pajisjet e transportuara nga Yangjie Technology, sipas të dhënave të doganës, përfshijnë disa lloje diodash dhe disa lloje transistorësh – pajisje elektronike për përforcim apo ndërrim të rrymave elektrike.

Ushtria ukrainase ka arritur të konfiskojë të paktën një diodë të prodhuar nga Yangjie Technology, të përdorur në një modul të një sistemi ushtarak rus, sipas një baze ukrainase të të dhënave, që analizon pjesët e huaja që janë përdorur në sistemet ruse të armatimit.

Sistemi rus në të cilin është gjetur pajisja përdoret për të ofruar informacion të detajuar për lëshim të të ashtuquajturave bomba rrëshqitëse, të cilat Rusia i ka përdorur shpesh në luftën në Ukrainë.

Yangjie Technology i ka kryer 173 dërgesa të pajisjeve teknologjike “të prioritetit të lartë” te kompania ruse Simmetron Electronic Components.

Simmetron është goditur me sanksione amerikane në maj të vitit 2023, në kuadër të masave të gjera për “degradim të kapacitetit të Federatës Ruse për të luftuar kundër Ukrainës”.

Të paktën tri dërgesa kanë pasur adresë Simmetronin në periudhën gusht-shtator 2023, sipas të dhënave doganore.

As Yangjie dhe as Simmetron nuk u janë përgjigjur kërkesave të Radios Evropa e Lirë për koment.

Lidhjet me Kaliforninë

Yangjie, kompania prodhuese e Kinës, është përfshirë në listën e aksioneve Shangai prej vitit 2014.

Vitin e kaluar, aksionet ndërkombëtare të kompanisë, kanë nisur të tregtohen edhe në bursën zvicerane.

Si pjesë e marrëveshjes, kompania e ka emëruar gjigantin amerikan për shërbime financiare, Citibank, që të shërbejë si bankë në mes të tregtarëve që blejnë dhe shesin aksione ndërkombëtare.

Citigroup nuk ka pranuar të komentojë në hollësi nëse kompania është në dijeni për shkelje të mundshme të sanksioneve.

“Citi është kompani e përkushtuar për të kryer biznes me klientët, në përputhje me ligjet dhe rregulloret që operon. Ne kemi kontrolle, politika dhe procese për të vëzhguar respektimin e këtyre obligimeve, përfshirë sanksionet”, ka thënë një zëdhënëse e kompanisë në disa përgjigje nëpërmjet emailit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Më 2015, Yangjie ka arritur marrëveshje për të blerë një kompani të gjysmëpërçuesve me bazë në Shtetet e Bashkuara, Micro Commercial Components, e cila është thënë se prodhon “gjysmëpërçues diskretë të kualitetit të lartë”, dhe që disa prej tyre mund të shfrytëzohen edhe për teknologji ushtarake.

Ndonëse selinë e ka në Simi Valley të Kalifornisë, Micro kontrollon disa fabrika në Japoni, Kinë dhe Tajvan.

Në një email dërguar Radios Evropa e Lirë (REL), Micro Commercial Components, ka thënë se vepron në përputhje me të gjitha sanksionet dhe rregulloret amerikane.

Kompania ia ka dërguar REL-it një kopje të politikave të veta për eksport, të cilat parashohin që “blerësi duhet të veprojë në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret sa i përket blerjes, shitjes, transportit, eksportit, rieksportit, transferit apo përdorimit të produkteve”.

Një kompani ruse e quajtur VM Components, e cila punon nën emrin Platan dhe e përshkruan veten si lidere në ofrim të pajisjeve elektronike në Rusi, ka pranuar dhjetëra dërgesa nga Yangjie, sipas të dhënave doganore.

VM Components është pjesë e një rrjeti të kompanive që punojnë ngushtë me kompaninë tjetër të sanksionuar, JSC Roselektronika, dhe një entitet rus që është në pronësi të Shërbimit Federal të Sigurisë, agjencisë ruse për siguri të brendshme.

Ky entitet njihet më shpesh si Instituti i FSB-së për Kriminalistikë, apo me kodin e vet ushtarak, 34435.

Një hetim i përbashkët i dhjetorit të vitit 2020, i kryer nga platformat si Bellingcat, The Insider, CNN dhe Der Spiegel, ka gjetur se shërbimet ruse të sigurisë, të lidhura helmimin e liderit opozitar rus, Aleksei Navalny në gusht të atij viti, kanë punuar nën njësitin e përmendur ushtarak.

Navalny ka vdekur në një burg rus nën rrethana të paqarta, në shkurt të vitit 2024.

Në të dhënat doganore nuk bëhet e ditur nëse Instituti i FSB-së për Kriminalistikë ka pranuar pajisje specifike që janë transportuar nga Yangjie.

VM Components nuk është përgjigjur në një kërkesë për koment.

Përgatiti: Krenare Cubolli /REL

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Scaloni i hap derën Messit: Mund të bëhet pjesë e stafit teknik të Argjentinës
Para 9 minutash

Scaloni i hap derën Messit: Mund të bëhet pjesë e stafit teknik të Argjentinës

Jakup Krasniqi lë Hagën, momenti kur mbërrin në shtëpinë e tij në Prishtinë (VIDEO)
Para 24 minutash

Jakup Krasniqi lë Hagën, momenti kur mbërrin në shtëpinë e tij në Prishtinë (VIDEO)

Real Madrid “blindon” Arda Guler, rinovon kontratën deri në vitin 2032
Para 27 minutash

Real Madrid “blindon” Arda Guler, rinovon kontratën deri në vitin 2032

Deputetja e PS, Sara Mila i përgjigjet Berishës: Mos shpërndaj gënjeshtra për mua, drejtësia do të vendosë për ty
Para 33 minutash

Deputetja e PS, Sara Mila i përgjigjet Berishës: Mos shpërndaj gënjeshtra për mua, drejtësia do të ven...

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 15 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 14 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Duka: Shqipëria synon EURO 2028, ja 5 Kombëtaret që dua të shmangim në short
Para 4 orësh

Duka: Shqipëria synon EURO 2028, ja 5 Kombëtaret që dua të shmangim në short

4 Koha për një Kod të Ri Zgjedhor
Para 18 orësh

Koha për një Kod të Ri Zgjedhor

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.