Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 18 Nëntor 2026, 12:34 IdentiTek sqaron ndryshimin në pasaporta: Nuk është gabim në printim, por… IdentiTek ka reaguar pas raportimeve për një gabim të mundshëm në printimin e pasaportave shqiptare, duke sqaruar se ndryshimi i kodit identifikues nga “P”…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Takimi trepalësh
  • Buxheti në Kuvend
  • Euro 2028
  • Bashkia Tiranë
  • Raketat HIMARS
  • Sulme kibernetike
  • Tensionet me Iranin
  • Projekti Sazan
Lajmet e fundit
Në trend
  • Takimi trepalësh
  • Buxheti në Kuvend
  • Euro 2028
  • Bashkia Tiranë
  • Raketat HIMARS
  • Sulme kibernetike
  • Tensionet me Iranin
  • Projekti Sazan
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Qeveria hap thesin, ja sa paga shpërblim do të marrin efektivët e Gardës që parandalojnë incidente të zyrtarëve të lartë

Aktualitet E mërkurë, 4 Dhjetor 2024 19:32
Qeveria hap thesin, ja sa paga shpërblim do të marrin efektivët e Gardës që parandalojnë incidente të zyrtarëve të lartë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Qeveria ”Rama 3” ka hapur thesin, dhe do të shpërblejë punonjësit e Gardës së Republikës në raste fatkeqësish familjare, dëmtimesh fizike gjatë detyrës dhe raste të tjera të ngjashme, si dëmtimi i pronës së tyre për shkak të detyrës. Ky shpërblim do ndahet në numër pagash dhe vendoset nga një Komision i posaçëm. Vendimi është marrë sot (4 Dhjetor) në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe hyn në fuqi pas daljes në Fletoren Zyrtare. Aplikimi, pra efektet e tij, fillojnë nga 1 Janari i vitit të ardhshëm (2025).

Bie në sy fasha e vendimit që flet për shpërblimin e gardistëve gjatë dëmtimeve në krye të detyrës, ku përfshihet ruajtja e personaliteteve apo shpëtimi i jetës së tyre nga incidentet e mundshme. Parashikohen 2-3 paga shpërblime, ashtu sikurse edhe në rastet e vdekjeve në familje, ku parashikohet të ndihmohen me 2 paga mujore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Për efekt të këtij vendimi, fatkeqësi në familje konsiderohet vdekja e prindit në ngarkim, e bashkëshortit/bashkëshortes apo e fëmijës. Ndihma financiare për fatkeqësitë në familje jepet në masën e 2 (dy) pagave mujore neto të muajit të fundit”, thuhet në këtë vendim për dispozitën përkatëse të VKM-së.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kurse për rastet e vlerësimeve në punë, parashikohen deri në 3 paga mujore shpërblim si maksimum, përfshi edhe rastet kur shpëtohet jeta e personaliteteve nga incidentet.

“Punonjësi i Gardës së Republikës përfiton në vit një shpërblim deri në masën e 3 (tri) pagave mujore neto për rezultate të larta të arritura gjatë kryerjes së detyrës”, thekson vendimi, duke shpjeguar më poshtë sipas pikave edhe për rastet specifike kur dhe sa jepet.

Gjithashtu është marrë vendim për dëmshpërblimin me 1 milionë lekë të punonjësit të Gardës në rastet kur i dëmtohet prona, për shkak të detyrës (rastet e sulmeve).

“Punonjësi i Gardës së Republikës, në rast të dëmtimit të rëndë të pronës private për shkak të detyrës, përfiton ndihmë të menjëhershme financiare, sipas akteve të vlerësimit të dëmit, por jo më shumë se 1 000 000 (një milion) lekë”, theksohet në vendim.

Vendimi i Plotë i këshillit të Ministrave:

“V E N D I M PËR

PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE TË TRAJTIMIT FINANCIAR PËR PUNONJËSIT E GARDËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË RASTET E FATKEQËSIVE NË FAMILJE, SHPËRBLIMIN PËR REZULTATET E ARRITURA DHE DËMTIMIN E RËNDË TË PRONËS PRIVATE PËR SHKAK TË DETYRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjave “c”, “ç” dhe “d”, të pikës 2, të nenit 48, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Ky vendim ka për qëllim të përcaktojë procedurat e trajtimit financiar për punonjësit e Gardës së Republikës së Shqipërisë në rastet e fatkeqësive në familje, shpërblimin për rezultatet e arritura dhe dëmtimin e rëndë të pronës private për shkak të detyrës, në zbatim të shkronjave “c”, “ç” dhe “d”, të pikës 2, të nenit 48, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

NDIHMA FINANCIARE NË RASTIN E FATKEQËSIVE NË FAMILJE

Për efekt të këtij vendimi, fatkeqësi në familje konsiderohet vdekja e prindit në ngarkim, e bashkëshortit/bashkëshortes apo e fëmijës.

Ndihma financiare për fatkeqësitë në familje jepet në masën e 2 (dy) pagave mujore neto të muajit të fundit. Për t’u trajtuar me ndihmë financiare sipas pikës 2, të këtij kreu, punonjësi dorëzon në Gardën e Republikës:

a) kërkesën me shkrim;
b) certifikatën e vdekjes së prindit në ngarkim, të bashkëshortit/bashkëshortes apo të fëmijës;
c) certifikatën familjare.
Pagesa për ndihmë të menjëhershme financiare për fatkeqësi në familje bëhet me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm.

Mund t'ju interesojë

IdentiTek sqaron ndryshimin në pasaporta: Nuk është gabim në printim, por…

IdentiTek sqaron ndryshimin në pasaporta: Nuk është gabim në printim, por…

Para 3 minutash
Trump mbërrin në Shenzhen, pritet takimi i parë trepalësh me Xi-në dhe Putinin

Trump mbërrin në Shenzhen, pritet takimi i parë trepalësh me Xi-në dhe Putinin

Para 45 minutash
U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg Kevin Margjonin. Dyshohet se financoi trafikimin e 485 kg kokainë

U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg Kevin Margjonin. Dyshohet se financoi trafikim...

Para 1 ore

III. SHPËRBLIMI I PUNONJËSIT TË GARDËS SË REPUBLIKËS

Punonjësi i Gardës së Republikës përfiton në vit një shpërblim deri në masën e 3 (tri) pagave mujore neto për rezultate të larta të arritura gjatë kryerjes së detyrës. Shpërblimi jepet në bazë të këtyre kritereve:

a) Punonjësi pëson dëmtime shëndetësore gjatë shërbimit për sigurimin e personaliteteve apo të objekteve në ruajtje, duke përfshirë raste, si: sulme të dhunshme, aksidente gjatë detyrës ose situata emergjente, që shkaktojnë paaftësi të përkohshme në punë për më shumë se 14 (katërmbëdhjetë) ditë kalendarike;

b) Parandalohet një incident i rëndë apo përpjekje për dëmtim fizik të personaliteteve me masa konkrete dhe ndërhyrje të menjëhershme të punonjësit të Gardës;

c) Kryhen shërbime për sigurinë e personaliteteve dhe të objekteve në kushte të rrezikshme, si: gjatë protestave masive, kërcënimeve terroriste të konfirmuara, situatave të tensionuara me rrezik ose detyra të përshkallëzuara papritur, që kërkojnë vigjilencë të lartë dhe aftësi të shpejta reagimi;

ç) Punonjësi kryen detyra sigurie në aktivitete madhore, ku marrin pjesë më shumë se 10 (dhjetë) personalitete të rëndësishme vendase dhe ndërkombëtare, si: samite të nivelit të lartë, takime ndërkombëtare ose ceremoni shtetërore me rëndësi kombëtare e ndërkombëtare.

Masa e shpërblimit jepet e përshkallëzuar sipas klasifikimit:

a) 3 (tri) paga mujore neto, për plotësimin e kriterit të shkronjës “a”, të pikës 1, të këtij kreu;
b) 2 (dy) paga mujore neto, për plotësimin e kriterit të shkronjave “b” dhe “c”, të pikës 1, të këtij kreu;
c) 1 (një) pagë mujore neto, për plotësimin e kriterit të shkronjës “ç”, të pikës 1, të këtij kreu.

NDIHMA E MENJËHERSHME FINANCIARE NË RAST TË DËMTIMIT TË RËNDË TË PRONËS PËR SHKAK TË DETYRËS

Punonjësi i Gardës së Republikës, në rast të dëmtimit të rëndë të pronës private për shkak të detyrës, përfiton ndihmë të menjëhershme financiare, sipas akteve të vlerësimit të dëmit, por jo më shumë se 1 000 000 (një milion) lekë.

Punonjësi e përfiton ndihmën e menjëhershme financiare kur:

a) prona i është dëmtuar si pasojë e veprës penale, e kryer në dëm të punonjësit për shkak të detyrës, si dhe rasti është paraqitur pranë organeve ligjzbatuese;
b) disponon dokument, që vërteton pronësinë e pronës së dëmtuar;
c) nuk ka përfituar dëmshpërblim nga një shoqëri sigurimi për dëmtimin e pronës.

PROCEDURA PËR SHQYRTIMIN E PROPOZIMIT PËR SHPËRBLIM DHE NDIHMË TË MENJËHERSHME FINANCIARE

Drejtori i Përgjithshëm i Gardës urdhëron ngritjen e komisionit të posaçëm, sipas rasteve të parashikuara në krerët III dhe IV, të këtij vendimi.

Komisioni i posaçëm ka në përbërjen e tij 5 (pesë) anëtarë:

a) Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm i Gardës;
b) Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse;
c) Shefin e sektorit të buxhet – financës;
ç) Shefin e sektorit të burimeve njerëzore;
d) Një punonjës me profil jurist.

Eprori i drejtpërdrejtë dhe në hierarki më i larti paraqet pranë komisionit të posaçëm propozimin për shpërblim, të shoqëruar me relacion shpjegues të rezultateve konkrete të arritura nga punonjësi, sipas kritereve të përcaktuara në pikat 1 dhe 2, të kreut III, të këtij vendimi.

Pagesa për shpërblimin e punonjësit bëhet me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm, sipas vendimit të komisionit të posaçëm.

Në rastet e dëmtimit të rëndë të pronës, të parashikuar në pikat 1 e 2, të kreut IV, të këtij vendimi, komisioni mblidhet dhe kryen verifikimet e vlerësimet përkatëse, jo më vonë se 10 (dhjetë) ditë pune nga dita e paraqitjes së kërkesës së punonjësit.

Për përfitimin e ndihmës së menjëhershme financiare, punonjësi dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm:

a) Kërkesën me shkrim për përfitimin e dëmshpërblimit, duke parashtruar faktin e dëmtimit;
b) Kopjen e shkresës për referimin e veprës penale në organet ligjzbatuese;
c) Kopjen e noterizuar të dokumentit, që vërteton pronësinë për pronën e dëmtuar;
ç) Aktin e vlerësimit të dëmit nga një ekspert i licencuar.

Pagesa për ndihmë të menjëhershme financiare për dëmin e shkaktuar bëhet me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm, sipas vendimit të komisionit të posaçëm.

Kur nga hetimi apo gjykimi i çështjes provohet se dëmi i shkaktuar nuk ka ardhur për shkak të detyrës, punonjësi, që ka përfituar ndihmë të menjëhershme financiare, është i detyruar të kthejë në masën 100 (njëqind) % shumën e përfituar.

Në rast mosdakordësie mbi propozimin për shpërblim të punonjësit apo të dhënies së ndihmës së menjëhershme financiare, punonjësi ankimon vendimin e komisionit të posaçëm te drejtori i Përgjithshëm i Gardës.

Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës vendos për pranimin ose refuzimin e ankimit të punonjësit. Në rast të pranimit të ankimit, propozimi për shpërblim të punonjësit apo dhënie ndihme të menjëhershme financiare rikthehet për rishqyrtim në komisionin e posaçëm.

DISPOZITA TË FUNDIT

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Brendshme në programin buxhetor “Garda e Republikës”.

Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet nga data 1 janar 2025”.

Etiketat e lidhura

garda
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

IdentiTek sqaron ndryshimin në pasaporta: Nuk është gabim në printim, por…
Para 3 minutash

IdentiTek sqaron ndryshimin në pasaporta: Nuk është gabim në printim, por…

UEFA EURO U-21 2027/ Përcaktohen 16 skuadrat finaliste, shorti hidhet më 26 nëntor në Beograd
Para 14 minutash

UEFA EURO U-21 2027/ Përcaktohen 16 skuadrat finaliste, shorti hidhet më 26 nëntor në Beograd

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shiten nafta dhe benzina
Para 15 minutash

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shiten nafta dhe benzina

Frederik Vesslau: BE-ja pret reforma nga Serbia, më pas qasje ndaj Kosovës
Para 35 minutash

Frederik Vesslau: BE-ja pret reforma nga Serbia, më pas qasje ndaj Kosovës

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 14 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 13 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Duka: Shqipëria synon EURO 2028, ja 5 Kombëtaret që dua të shmangim në short
Para 3 orësh

Duka: Shqipëria synon EURO 2028, ja 5 Kombëtaret që dua të shmangim në short

4 Koha për një Kod të Ri Zgjedhor
Para 17 orësh

Koha për një Kod të Ri Zgjedhor

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.