Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 07:40 DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës Eksperti i DGAP, Nikola Xaviereff, analizon protestat në Shqipëri, qëndrimin e Edi Ramës, ndikimin e huaj dhe rolin e BE-së e Gjermanisë. Deutsche Welle:…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Radio Vatikani: Më 30 qershor kalendari kujton Martirët e parë të Romës

Aktualitet E diel, 30 Qershor 2024 13:54
Radio Vatikani: Më 30 qershor kalendari kujton Martirët e parë të Romës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Në katakombe njihemi me dëshminë e bashkësive të para të krishtera, martirëve të Kishës së parë, që na lanë si trashëgim gjakun e tyre të derdhur për Krishtin. Rrëfimi makabër i Kornelio Tacitit, në librin XV të Analeve, përmbledh martirizimin qё pësuan të krishterët, duke nisur nga 19 korriku i vitit 64 mbas Krishtit, kur në Romë shpërtheu një zjarr i tmerrshëm, asokohe nën sundimin e zjarrvënësit Neron. Eshtrat e tё krishterëve u varrosen në 15 katakombe të krishtera në Romë e vise tjera

R.SH. – Vatikan

Më 30 qershor Kisha katolike romake kremton festën e martirëve të parë të Kishës romake, mbytur mizorisht mbi kodrën e Vatikanit, me urdhër të Neronit, pas zjarrit që shkrumboi Romën, në vitin 64.  Martirët e parë të Kishës romake viktima të tërbimit të Neronit dhe të pushtetit si adhuron vetveten.

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 10 minutash
Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Para 9 orësh
Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Para 9 orësh

Gjurmët e martirëve të parë të Kishës romake të cilëve janë në 15 katakombet në qendër e në jug të Italisë. Në katakombe njihemi me dëshminë e besimtarëve të bashkësive të para të krishtera, martirëve të Kishës së parë, që na lanë si trashëgim gjakun e tyre të derdhur për Krishtin. Dhe e derdhën këtë gjak në rrethana rrënqethëse e tejet tragjike. Disa, të veshur me lëkura egërsirash, iu hodhën qenëve të uritur, të cilët i shqyen sakaq. Të tjerë u kryqëzuan, si Mësuesi Hyjnor, Jezu Krishti Shpëtimtar. Të tjerë, akoma, u ngulën në hunj e pasi i lyen me peshkve, u kthyen në pishtarë për të ndriçuar netët romake.

Swiss Digital

Rrëfimi makabër i Kornelio Tacitit, në librin XV të Analeve të tij, përmbledh gjithë këtë mizori, gjithë këto mundime që provuan të krishterët, duke nisur nga 19 korriku i vitit 64 mbas Krishtit, kur në Romë shpërtheu një zjarr i tmerrshëm, që shkrumboi një pjesë të mirë të kryeqytetit të perandorisë romake, asokohe nën sundimin e zjarrvënësit Neron.

Eshtrat e tyre u mbartën me nderim të thellë dhe u varrosen në 15 katakombe të krishtera që gjinden në Romë e në Lacio, në Toskanë, në Umbrie, në Kampanjë e në Sicili. Atje pushojnë në Tënzonë nën rrugët e banesat, që ngrihen mbi eshtrat e tyre, ku ecin, punojnë e jetojnë njerëzit e shekullit të globalizimit. Njerëz përmbi eshtra, të cilat nga nëndheu tregojnë histori sa të lemerishme, aq heroike e frymëzuese, të cilat vijojnë të përsëriten në anë të ndryshme të botës, sepse Neroni riduket herë në një skaj e herë në një skaj tjetër të Planetit. E bota shqiptare e kupton fare mirë ç’do të thotë të kryqëzohesh e të kthehesh në pishtar simbolik, për të ndriçuar në mes të errësirës së diktaturës, kur njerëzit rrezikohen të rrëzohen, sepse nuk shihet asnjë dritë.

Eshtrat e kampionëve romakë të fesë së krishterë pushojnë ndër sirtarët e hapura në muret e katakombeve, që simbolikisht quhen ‘bujtina’, ndërsa shpirtrat e tyre tashmë gëzojnë jetën e vërtetë të Amshimit Hyjnor, pasi e kaluan me sukses provën e madhe të dëshmisë, martirizimin për shkak të fesë së tyre në Krishtin Zot të Gjallë.

E si dëshmi e rikujtim i kësaj prove kaq të vështirë, në katakombet romake të Shën Kalistit, në Romë, para disa vitesh Komisioni Papnor i Arkeologjisë Kishtare ka organizuar leximin skenik të biografisë së disa martirëve të epokave e vendeve të ndryshme, duke nisur nga Shën Tarçizi, tek Shën Tomas Mori. Nismë me vlera, tepër aktuale, që na kujton martirët tanë, të cilët u torturuan mizorisht jo shumë kohë më parë, siç qenë torturuar martirët e lashtë, të cilët u dogjën me zjarr, u mbytën e u flakën në gropat e ujërave të zeza, u vranë pasi u kishin sharruar këmbë e duar, u lanë të pushkatuar, mbi grumbujt e plehut, që t’i shikonin të gjithë e të tmerroheshin nga pamja e tyre çnjerëzore, deri tek martirët e kohëve tona që u vranë me torturat më të përbindshme dhe u zhdukën pa gjurmë, ndoshta u hedhën në gropa të panjohura, në rrethinat e qyteteve të mëdha e të vogla apo në fusha e male në zona të thella.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës
AKTUALITET Para 10 minutash

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 8 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 9 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 9 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 12 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 9 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 15 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 11 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 9 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

7 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

8 Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime në konvikte
Para 20 orësh

Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime n...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.