
Në lidhje me një lajm të postuar në rrjetet sociale, ku thuhet se një automjet ka aksidentuar një shtetas dhe se Policia nuk ka reaguar për të identifikuar dhe shoqëruar drejtuesin e automjetit, ju informojmë se:
Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, me marrjen e njoftimit nëpërmjet numrit 112 për aksidentin e ndodhur, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.
Gjithashtu, në vendngjarje ka shkuar edhe grupi hetimor.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se, në aksin rrugor Golem–Mali i Rrobit, shtetasi E. Ç., duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësorin G. I., 59 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. Ç., është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë, konform ligjit dhe me paanshmëri.