Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 00:58 Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal Harry Kane është fituesi i Topit të Artë 2026, sipas informacionit të dhënë, duke lënë pas në garën për çmimin individual Kylian Mbappé dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Behgjet Pacolli
  • Arlinda Zekaj
  • Rasti Erjoni
  • Topi i Artë
  • Debat në Kuvend
  • Qyteti Studenti
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Behgjet Pacolli
  • Arlinda Zekaj
  • Rasti Erjoni
  • Topi i Artë
  • Debat në Kuvend
  • Qyteti Studenti
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tajvani organizon stërvitje ushtarake, mes kërcënimeve nga Kina

Aktualitet E diel, 28 Korrik 2024 18:33
Tajvani organizon stërvitje ushtarake, mes kërcënimeve nga Kina
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Tajvani po kryen stërvitje të mëdha ushtarake me synimin për të rritur gatishmërinë e trupave dhe qytetarëve të tij në rast të ndonjë sulmi kinez. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës nga Taipei, William Yang, zyrtarët e Tajvanit janë munduar që stërvitjet e këtij viti t’i bëjnë sa më realiste.

Pas aktivizimit të sirenave, trafiku ndalon. Qytetarët shkojnë drejt vend-strehimeve nëntokësore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Zgjedhjet në Serbi, Nazarko: Opozita u zhduk, Rama mund të bjerë më shpejt se Vuçiç

Zgjedhjet në Serbi, Nazarko: Opozita u zhduk, Rama mund të bjerë më shpejt se Vuçiç

Para 7 orësh
Minxhozi e quan tallava protestën studentore: Askush nuk thotë se çfarë kërkesash ka

Minxhozi e quan tallava protestën studentore: Askush nuk thotë se çfarë kërkesash ka

Para 8 orësh
Zgjedhjet në Serbi, Ministria e Jashtme: Gati të bashkëpunojmë, përgjegjësi normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën

Zgjedhjet në Serbi, Ministria e Jashtme: Gati të bashkëpunojmë, përgjegjësi normalizimi...

Para 9 orësh

Synimi i kësaj stërvitjeje është rritja e gatishmërisë në rast të një sulmi me raketa. Disa mblidhëen në vende parkimi nëntokësor dhe qëndrojnë gati, në pritje të sulmit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Brian Chen po shkonte në palestër kur nisi stërvitja.

“Stërvitje si këto janë të rëndësishme sepse një ditë, nëse ndodh një fatkeqësi serioze, populli tajvanez do të jetë gati. Ndryshe nga stërvitjet në të kaluarën, që ishin më të qeta, vitet e fundit stërvitjet për sulme ajrore janë zgjeruar dhe janë bërë më të rrepta”, thotë kuzhinieri në Taipei.

“Stërvitjet e këtij viti na ndihmojnë të kuptojmë se sa afër jemi me rrezikun që paraqet ushtria kineze. Ne duhet që në çdo kohë të jemi të përgatitur për kërcënimet që paraqesin avionët luftarakë kinezë”, thotë artisti Tim Huang.

Tajvani po kryen edhe një seri manovrash ushtarake “pa skenar”, me synimin për të rritur aftësinë e trupave për t’u kundërpërgjigjur në rast lufte.

Stërvitjet e këtij viti janë më ndryshe, pa shumë dramaticitet dhe më reale. Analistët thonë se ndryshimet synojnë rritjen e besimit tek kapacitetet mbrojtëse.

Por, tajvanezët janë të ndarë sa i përket besimit tek ushtria.

“Tajvani është shumë i bashkuar dhe shumë prej nesh janë rezervistë shumë të përgatitur. Unë jam një prej tyre”, thotë Jackson Wang, banor i Taipeit në pension.

“Me sa kam dëgjuar dhe bazuar tek përvojat e miqve të mi që kanë shërbyer në ushtri, nuk kam shumë besim tek aftësitë luftarake të ushtrisë tajvaneze”, thotë Lisa Liu, banore e Taipeit.

Disa thonë se stërvitjet nuk mjaftojnë dhe se Tajvani duhet të bëjë më shumë për t’u përgatitur për një konflikt të mundshëm.

“Mënyra e vetme për të parandaluar luftën është të përgatitesh për të. Nuk mund të sillemi sikur gjithçka është paqësore”, thotë artisti Tim Huang.

Ai thotë se me kërcënimet në rritje nga Kina, Tajvani duhet t’i bëjë stërvitjet e ardhshme ushtarake edhe më të ngjashme me një luftë të vërtetë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal
Para 4 orësh

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal

”Topi i Artë”/ Luis De La Fuente fiton trofeun “Trajneri i Vitit”
Para 6 orësh

”Topi i Artë”/ Luis De La Fuente fiton trofeun “Trajneri i Vitit”

Lamine Yamal fiton trofeun ”Kopa” për herë të tretë! Lojtari i Barcelonës me rekord në ”Topin e Artë”
Para 6 orësh

Lamine Yamal fiton trofeun ”Kopa” për herë të tretë! Lojtari i Barcelonës me rekord në ”Topin e Artë”

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 7 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

Më të lexuarat

1 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 14 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

2 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
Para 18 orësh

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

3 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 7 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

4 Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal
Para 4 orësh

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.