Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 10:23 Erion Veliaj kopjon fjalimet e Ben Blushit, 10 vjet me vonesë! Erion Veliaj ka nisur sot një letër me sms gjithë anëtarëve të Asamblesë së PS. Sulmon kryeministrin Rama, ngre edhe disa probleme për të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tonin Uldedaj: Replikë me ata që thonë “po ndihmon Ramën e pengon Bashën”

Aktualitet E shtunë, 10 Prill 2021 20:27
Tonin Uldedaj: Replikë me ata që thonë “po ndihmon Ramën e pengon Bashën”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Tonin Uldedaj, kandidat për deputet i Bindjes Demokratike në qarkun e Shkodrës

Para pak ditësh trajtova për ndjekësit, dhe nëpërmjet dashamirësisë së disa mediave edhe ma gjanë, çështjen që e dëgjoj të ngrihet në fushatë herë pas here se, unë apo të tjerë, i marrim vota të djathtës. Ju që nuk keni patur mundësi ta lexoni e gjeni këtu. Sot dua të flas për një ‘gardh’ të dytë, që kandidatë si unë dhe parti si Bindja çojnë, duke penguar ‘funksionimin’ normal të gjanave në politikën shqiptare dhe procesin elektoral të radhës: ndihmojmë Edi Ramën.

Së pari du me thanë se nuk marr përsipër me folë për të tjerët. Unë përfaqësoj veten dhe Bindjen Demokratike, dhe jam duke u përpjekë me u ba edhe përfaqësues i Malsisë dhe Shkodrës. Pra, mos ma merrni këtë shënim ‘si të Papës’ që i drejtohet ‘botës dhe qytetit’. Unë e kam vetëm me ‘qytetin dhe qarkun’ sepse të tilla i kam mundësitë dhe dëshirat.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pasë thanë kët’ du me shtu se asht kret e kollajtë me na hedhë në krahët e ‘botës’, në këtë rast të Edi Ramës, sipas zakonit të keq të gojështhurunave të mahallës ‘ma mbaj këtë kopil sa t’i them q’asaj rospije’. Edi Rama asht politikani i fundit të cilit ia kam besën. Një burrë të cilit i za besë asht tashma i tërhequn prej politikës aktive, edhe pse figuron në listat e kandidatëve për deputetë dhe mund ta kem ‘koleg’ në Kuvendin e ardhshëm. Mos me ju rrejtë, unë nuk e konsideroj koleg si zonja Grida, por shumë ma shumë, prandaj e kam futë në thonjëza fjalën.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Unë nuk e kam marrë vendimin me i hy kësaj gare as me ba lekë, as me komandu njerëz, sepse i kam këto mundësi aktualisht dhe realisht, falë bizneseve të mia dhe të familjes Uldedaj. As me ba apo me nda pazare. As me u krekosë nëpër Shkodër a Tiranë. (Krekosjen ma ka ba të mundun im bir Jurgen Uldedaj, kampion bote në boks, i cili më ban krenar si babë dhe si shqiptar).

Mund t'ju interesojë

Operacion në tre qytete, arrestohet 51-vjeçari për vjedhjen e automjeteve, dy bashkëpunëtorë në kërkim

Operacion në tre qytete, arrestohet 51-vjeçari për vjedhjen e automjeteve, dy bashkëpun...

Para 22 minutash
Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Para 58 minutash
Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Para 1 ore

Unë kam hy në garë se du me me kenë përfaqësues dhe me u përfaqësu. Pra, për vete dhe për të tjerë. Me ngritë zanin tem dhe me kenë zani i të tjerëve. Vjen një moment në jetën e një burri kur ndien nevojën dhe shtysat me kenë më shumë se puna, fitimet dhe jeta e tij e përditshme. Vjen një ditë kur pasi ka punu për veten, vllazninë e të afërmit, sheh se don me hedhë një gur themelit edhe për komunitetin. Duke e ditë se asnjë pasuni e bereqet nuk hidhet pa qindra duar që edhe ndihmojnë në punë, por edhe luten që puna të shkojnë përmbarë.
Kjo ash filozofia e vendimit të Uldedajve që iu futën kësaj gare: jo me ndihmu Edi Ramën apo me pengu Lul Bashën.

Asht pra fyerje dhe paburrni me e konsideru tjetrin në punë të vet si shërbëtor të dikujt, qoftë ky person apo kauzë. Nuk asht e drejtë që nji prej levave të demokracisë, vendimi për pjesëmarrje në proces me e quajtë shërbestari. Në vitin 1990 e patëm vendosë njëherë, Shkodra edhe me gjakun e katër dëshmorëve të 2 prillit, se politika nuk mundet me i përkitë dy apo tre njerëzve dhe qehajajve të tyne. Unë e di se prej shërbtorëve ma të zellshëm vjen ky etiketim, por jo çdo pamje e vetes në pasqyrë asht reflektim edhe i të tjerëve.

Etiketat e lidhura

Tonin Uldedaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Erion Veliaj kopjon fjalimet e Ben Blushit, 10 vjet me vonesë!
Para 15 minutash

Erion Veliaj kopjon fjalimet e Ben Blushit, 10 vjet me vonesë!

Rama ndërpret transmetimin në Asamble: Dua të flas me familjen time politike
Para 17 minutash

Rama ndërpret transmetimin në Asamble: Dua të flas me familjen time politike

Operacion në tre qytete, arrestohet 51-vjeçari për vjedhjen e automjeteve, dy bashkëpunëtorë në kërkim
Para 22 minutash

Operacion në tre qytete, arrestohet 51-vjeçari për vjedhjen e automjeteve, dy bashkëpunëtorë në kërkim

PS mbledh Asamblenë në Lalëz, ministrat dhe deputetët mbërrijnë në takim
Para 39 minutash

PS mbledh Asamblenë në Lalëz, ministrat dhe deputetët mbërrijnë në takim

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 10 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 13 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 14 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.