
Foto tronditëse dhe alarmuese janë fiksuar në Durrës këtë të martë. Dy fëmijë të mitur, të zhveshur në këto temperatura të ftohta, janë nxjerrë nga babi i tyre në rrugë për të lypur.
Prindërit i nxjerrin çdo ditë në rrugë fëmijët e tyre në të tilla kushte, ndërkohë që sot siç duket edhe nga fotot një furgon policie i ka kaluar shumë pranë dhe thjesht ka injoruar situatën.
Është një situatë që bashkia e Durrësit duhet ti japë zgjidhje të menjëhershme dhe Policia e Shtetit të reagojë sipas detyrës.

