
Shqipëria ka pritur mbi 3.7 milionë turistë të huaj gjatë pesë muajve të parë të vitit, me një rritje prej 16% krahasuar me një vit më parë, sipas Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
Kosova mbetet tregu kryesor, me gati gjysmën e vizitorëve, e ndjekur nga Italia dhe Mali i Zi. Numër të konsiderueshëm turistësh sjellin edhe Maqedonia e Veriut, Greqia, Britania e Madhe, Turqia, Serbia dhe Polonia.
Operatorët turistikë raportojnë sezon pozitiv dhe rritje të interesit për destinacionet shqiptare, megjithëse theksohen edhe sfida si çmimet e larta dhe cilësia e shërbimit në disa zona.
Vetëm në muajin maj u regjistruan mbi 1.1 milionë vizitorë të huaj, rreth 8% më shumë se një vit më parë, duke e bërë muajin më të suksesshëm të këtij viti deri tani.
