
Rusët kanë dëmtuar 279 spitale dhe kanë shkatërruar plotësisht 19 në mbarë Ukrainën që prej ditës së parë të luftës. Bilanci u bë me dije nga Viktor Lyashko. “Gjatë luftës janë dëmtuar 279 spitale, 19 janë shkatërruar plotësisht. 20 punonjës shëndetësorë u plagosën rëndë, 6 u vranë. Por mjekët tanë nuk dorëzohen, ata shpëtojnë jetë çdo ditë”, tha ministri i Shëndetësisë.