Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

50 vite punë në zyrat publike, 5 arsye pse fitoi Joe Biden

Bota E diel, 8 Nëntor 2020 16:08
50 vite punë në zyrat publike, 5 arsye pse fitoi Joe Biden
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas 50 vitesh punë në zyrat publike dhe ambicieve presidenciale, Joe Biden më në fund arriti ëndrrën e tij për Shtëpinë e Bardhë. Nuk ishte fushata e ëndrrave pasi u zhvillua nën një situatë të pazakontë, diktuar nga pandemia e Covid-19. Ai garoi kundër një kandidati jo të zakonshëm, por ama në provën e tretë për presidencën, Biden dhe ekipi i tij gjetën një mënyrë për të kaluar pengesat dhe për të arritur fitoren edhe pse të vogël. Ai ka marrë numrin më të lartë të votave për një kandidat në historinë e SHBA-së. BBC ka renditur 5 arsye pse djali i një shitësi makinash në Delaware, fitoi më në fund presidencës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Covid, Covid, Covid

Mund t'ju interesojë

Amerika shpall heliumin si material kritik

Amerika shpall heliumin si material kritik

Para 6 orësh
Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Para 8 orësh
Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren përtokë

Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren p...

Para 9 orësh

Ndoshta arsyeja pse Biden e fitoi Presidencën është diçka që ai nuk e ka pasur fare në kontroll. Pandemia e koronavirusit i ka marrë 230 mijë jetë njerëzish dhe ka transformuar jetën dhe politikën amerikanë në 2020-n. Në ditët e fundit të fushatës, kundërshtari i Biden, Donald Trump e pranoi këtë fakt. “Me gjithë këto lajme të rreme, çdo gjë covid, Covid, Covid”, tha ai në një tubim. Sipas disa sondazheve, Biden është më i besueshëm sesa Trump sa i përket kontrollit të situatës së pandemisë. Ka qenë kjo një nga pikat që ka shfrytëzuar ekipi i Biden.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Fushatë modeste

Gjatë karrierës së tij politike, Biden ka vendosur një reputacion të keq pasi bënte gabime në fjalime. Biden ka bërë disa gabime gjatë fjalimeve të tij dhe mesa duket këtë herë ka mësuar nga ato. Biden shfrytëzoi Covid, problemet ekonomike dhe çështjen e George Floyd. BBC shkruan se në zgjedhje normale, Biden do të kishte zgjedhur strategji tjetër.

Çdo njeri përveç Trump

Në një reklamë në fund të fushatës, Biden bënte thirrje për bashkim kombëtar dhe se do të luftonte përçarjen e kaosin që kishte karakterizuar vendin 4 vitet e fundit. Pas kësaj fshihej një llogaritje e thjeshtë. Biden vuri fatin e tij politik në pretendimin, se Trump ishte shumë polarizues dhe se populli amerikan donte një udhëheqje më të qetë dhe të qëndrueshme. Mesazhi i fitores së Biden ishte shumë i thjeshtë pasi ai bëri të qartë se nuk është si Donald Trump.

Qëndrimi në qendër

Brenda demokratëve, Biden konkurronte me Bernie Sanders, i cili njihet për prirjet e tij të majta dhe Elizabeth Warren. Biden qëndroi në qendër, duke refuzuar të mbështesë sistem shëndetësor universal të drejtuar nga qeveria, edukim falas apo taksa për të pasurit. Kjo e lejoi atë që të maksimalizonte votat edhe sa u përket republikanëve të pakënaqur. Kjo strategji u reflektua edhe në zgjedhjen e Kamala Harris si zv/presidente.

Më shumë para, më pak probleme

Biden hyri në disavantazh në garën përballë Trump. Megjithatë nga Prilli, Biden filloi një fushatë për mbledhje fondesh dhe arriti të kalonte Donald Trump. Në Tetor, ekipi elektoral i Biden kishte 144 milionë dollarë më shumë se sa Trump dhe kaq mjaftoi që ta “mbyste” atë sa u përket reklamave në shtetet kyçe. Në fakt, paraja nuk është gjithçka. Në 2016-n, Clinton kishte më shumë para se Biden, por në fund humbi.

Etiketat e lidhura

Biden
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 6 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 6 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 6 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 6 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 6 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 7 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 10 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 7 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.