Prej më shumë se 200 ditësh, Rusia vijon luftën në Ukrainë, kjo me shkatërrime kolosale dhe me milion aukrainas që janë kthyer në refugjatë. Por mbrëmjen e së mërkurës ka ndodhur diçka që përfshin dy liderët.
Makina në të cilën po udhëtonte Volodymyr Zelensky, u përfshi në një aksident trafiku në Kiev, por presidenti ukrainas nuk u lëndua rëndë. Kështu tha zëdhënësi Serhii Nykyforov. Ai shpjegoi se makina e presidentit Zelensky u përplas me një automjet privat, por nuk specifikoi se kur ndodhi aksidenti.
“Presidenti është vizituar nga një mjek, nuk raportohet për lëndime të rënda”, tha zëdhënësi, duke shtuar se “rrethanat e ngjarjes do të konstatohen nga policia. Mjekët që shoqëronin kreun e shtetit e shpëtuan shoferin e makinës private dhe e futën në ambulancë”, tha Nykyforov.
Nga ana tjetër, një burim ende i pakonfirmuar, ka bërë me dije për mediat britanike se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka shpëtuar një atentati mbrëmë, ndërsa po udhëtonte me makinën e tij në rrugët e Moskës.
