Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 11:11 Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog! Berisha ka postuar një video ku një qytetare thotë se nuk ka dialog. (kliko videon)
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Çmimi i një ndërhyrjeje ushtarake në Hong Kong

Bota E mërkurë, 14 Gusht 2019 11:10
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Deutsche Welle

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kolona të gjata automjetesh të blinduara qarkullojnë drejt jugut duke i bllokuar rrugët e qytetit kufitar Shenzhen – që nga fillimi i javës në internetin kinez përhapen video, që të lenë tëkuptosh, se Kina po vendos në kufirin me Hongkongun policinë e armatosur popullore, trupa paraushtarake për ndërhyrje të armatosura rëndë. Kjo është një komponente e re e një dekori kërcënues, që po ndërton Pekini prej disa javësh. Mesazhi nga Pekini është: Ne jemi të gatshëm t’i mposhtim me dhunë protestat në Hongkong.

Mund t'ju interesojë

Amerika shpall heliumin si material kritik

Amerika shpall heliumin si material kritik

Para 13 orësh
Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Para 15 orësh
Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren përtokë

Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren p...

Para 16 orësh

Frika është biznesi i diktaturës. Të pushteshmit kanë frikë nga populli dhe i kundërvihen atij që populli të ketë frikë prej tyre. Kina e ka perfeksionuar këtë sistem të demonstrimit të forcës. Shteti ka shumë mundësi për t’ua sjellë në vëmendje qytetarëve gatishmërinë e tij për dhunë – duke nisur nga telefonatat e sigurimit të shtetit tek punëdhënësi, e deri tek ndalimi i udhëtimeve e arrestimet arbitrate e torturat.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Humbet efekti i kërcënimeve

Në Hongkong udhëheqja kineze po përjeton, se kërcënimet nuk funksionojnë. Dhjetë javë në radhë hongkongasit protestojnë nëpër rrugë, por as dhuna e policisë dhe as arrestimet masive apo kërcënimet me dënime drakonike – deri në dhjetë vjet parashikohet dënimi në Hongkong për ata që marrin pjesë në “trazira” (riot) – nuk i kanë stepur demonstruesit. Madje as kërcënimi gjithnjë e më i hapur për një ndërhyrje ushtarake nuk i tremb demonstruesit kryesisht të rinj. Aktualisht mund ta përfytyrosh disi të paaftë për veprim udhëheqjen kineze.

Vërtetë kërcënimet nga Pekini nuk janë bosh. Udhëheqja komuniste para 30 vjetësh në sheshin e paqes qiellore e dëshmoi, se është e gatshme të qëllojë ndaj popullit të vet, nëse sheh t’i kërcënohen interesat e saj. Pekini nuk njeh skrupull.

Këtë e dinë edhe demonstruesit. Nëse i pyet ata, se a kanë vërtetë një shans, që protesta e tyre të jetë e sukseshme, përgjigja është një “jo” e prerë. Vitete e kaluara Pekini është përpjekur hapur që të zgjerojë influencën ndaj qytetit. Politikanë të padëshiruar të opozitës janë përjashtuar nga parlamenti, mungesa e respektit ndaj flamurit shtetëror është shoqëruar me dënime me burg, përkrahësit e lëvizjes së demokracisë më 2014 u zhdukën nëpër burgje.

Shumë demonstrues nuk kanë iluzione, se ata do të mund ta ndryshojnë këtë tendencë, por protesta në rrugë është për ta një ndjenjë, se ndoshta për herë të fundit kanë shansin ta thonë hapur mendimin e tyre. Ndërsa kryeministrja e Hongkongut paralajmëron, se qyteti “po përfundon në greminë”, demonstruesit kanë ndjenjën se ata gjithsesi ndodhen prej kohësh drejt greminës. Eshtë ndjesia e përhapur, se ata nuk kanë çfarë të humbasin më dhe ajo që bën të zbehet efekti i kërcënimeve nga Pekini.

“Perëndimorët do ta harrojnë atë”

Por në fakt Hongkongu mund të humbasë shumë. Një ndërhyrje do të thoshte fundi i qytetit si një treg ndërkombëtar i financave. Liritë, që ka gëzuar deri tani Hongkongu do tëmerrnin fund përgjithmonë. Por edhe Pekini nuk do të dilte lehtë prej një aksioni të tillë. Hongkongu është porta më e rëndësishme drejt botës ndërkombëtare të financave për sipërmarrjet kineze. Imazhet e një gjakderdhjeje në rrugët e tij do ta dëmtonin për vite besueshmërinë e Kinës me pretendimin si fuqi botërore, sanksionet e mundshme do ta preknin ekonominë e Kinës në një fazë të vështirë të saj. Në grindjen tregtare me SHBA-në, Kina do të dobësohej masivisht.

Deng Xiaoping, njeriu i masakrës në sheshin e paqes qiellore i pati hedhur poshtë asokohe rezervat lidhur me reagimet ndërkombëtare ndaj ndërhyrjes kundër demonstruesve me një fjali: “Perëndimorët do ta harrojnë këtë. “Nëse udhëheqja kineze vërtetë vendos t’i marrë parasysh të gjitha pasojat, as kësaj radhe atë nuk mund ta ndalojë askush. Ajo që mund të bëjnë tani demokratët perëndimorë është, që t’ia bëjnë të qartë Pekinit, se çmimi i dhunës do të ishte vërtetë mjaft i lartë./ Burimi: DW

Etiketat e lidhura

hong kongndërhyrje ushtarake
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog!
Para 20 minutash

Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog!

Dy protesta kundër Ramës, por a kanë të njëjtin qëllim?
Para 28 minutash

Dy protesta kundër Ramës, por a kanë të njëjtin qëllim?

Italia në alarm nga protestat e dhunshme, mobilizohet edhe ushtria
Para 37 minutash

Italia në alarm nga protestat e dhunshme, mobilizohet edhe ushtria

Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma
Para 1 ore

Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 13 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 14 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 14 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 17 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.