Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 09:28 Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE? Botuar në radion gjermane DW- Pak muaj më parë, kryeministri i Malit të Zi tha se “dy vende fqinje përpiqen të bllokojnë anëtarësimin e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Deklarata e bujshme e Pompeo: Kina, armik më i vështirë sesa Bashkimi Sovjetik i Luftës së Ftohtë

Bota E mërkurë, 12 Gusht 2020 20:20
Deklarata e bujshme e Pompeo: Kina, armik më i vështirë sesa Bashkimi Sovjetik i Luftës së Ftohtë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të mërkurën në Pragë se fuqia ekonomike globale e Kinës e bën këtë vend komunist në disa kuptime një armik më të vështirë për t’u kundërshtuar sesa Bashkimi Sovjetik i Luftës së Ftohtë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Zoti Pompeo u bëri thirrje vendeve kudo në Evropë që të bashkohen kundër Partisë Komuniste Kineze, për të cilën ai tha se përdor fuqinë ekonomike për të ushtruar ndikimin e saj në të gjithë botën.

Mund t'ju interesojë

Amerika shpall heliumin si material kritik

Amerika shpall heliumin si material kritik

Para 11 orësh
Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Para 13 orësh
Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren përtokë

Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren p...

Para 14 orësh

“Ajo që po ndodh tani nuk është Lufta e Ftohtë Numër 2,” tha zoti Pompeo në një fjalim para senatit çek. “Sfida për t’i rezistuar kërcënimit të Partisë Komuniste Kineze është në disa kuptime shumë më e vështirë”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“PKK është futur në ekonomitë tona, në politikat dhe në shoqëritë tona në mënyra që Bashkimi Sovjetik nuk mund ta bënte dot”. Referenca për Luftën e Ftohtë vjen pas komenteve të bëra nga ambasadori i Kinës në Londër muajin e kaluar, i cili paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të luftojnë me Pekinin në prag të zgjedhjeve presidenciale amerikane të nëntorit.

Marrëdhëniet SHBA-Kinë janë përkeqësuar me shpejtësi këtë vit për një varg çështjesh, përfshirë trajtimin e koronavirusit nga Pekini; çështjen e prodhuesit të pajisjeve të telekomit Huawei; pretendimet territoriale të Kinës në Detin e Kinës së Jugut; dhe masat shtrënguese të Pekinit në Hong Kong.

Vizita e zotit Pompeo në Republikën Çeke, ish-pjesë e bllokut sovjetik deri në vitin 1989, shënon ndalesën e tij të parë të një turneu në Evropën Qendrore, për të diskutuar mbi sigurinë në fushën e kibernetikës dhe të energjisë.

Ai shfrytëzoi këtë rast për të kritikuar ndikimin rus dhe kinez duke lavdëruar zyrtarët çekë për qëndresën e tyre ndaj Pekinit vitin e kaluar. Zoti Pompeo përmendi përpjekjet e Republikës Çeke për të vendosur standarde sigurie në procesin e zhvillimit të rrjeteve 5G të telekomunikimit, pas paralajmërimeve të një enti qeveritar kundër përdorimit të pajisjeve të prodhuara nga Huawei i Kinës.

Në muajin maj, Sekretari Pompeo dhe Kryeministri Andrej Babis nënshkruan një deklaratë mbi sigurinë e rrjeteve 5G, por vendi nuk ka marrë një vendim të prerë për të ndaluar blerjen e teknologjisë së firmës Huawei. Presidenti çek Milos Zeman ka bërë thirrje për lidhje më të ngushta me Kinën.

Zoti Pompeo tha se disa vendeve të Evropës do t’u duhet një kohë më e gjatë që të ndërgjegjësohen për kërcënimet, por tani ekziston një momentum pozitiv. “Batica është kthyer (në Shtetet e Bashkuara), po ashtu siç e shoh edhe këtu në Evropë. Perëndimi po fiton, mos lejoni njeri që t’ju thotë se Perëndimi është në rënie,” tha ai. “Ne kemi detyrimin t’u flasim njerëzve tanë qartë, hapur dhe pa frikë. Ne duhet të ndeshemi me guxim me çështjet komplekse dhe duhet ta bëjmë këtë së bashku,” tha ai./VOA

Etiketat e lidhura

Mike Pompeo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?
Para 9 minutash

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës
Para 18 minutash

Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”
Para 1 ore

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”

Edhe sot Rama kërkon DIALOG
Para 1 ore

Edhe sot Rama kërkon DIALOG

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 12 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 12 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 12 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 15 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.