Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 00:09 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka propozuar një formulë ndryshe për garën e Bashkisë së Tiranës, duke i kërkuar kreut të Partisë Demokratike, Sali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Ambasada Amerikane
  • Moti i keq
  • Reforma zgjedhore
  • Integrimi në BE
  • Liga e Kombeve
  • Kolapsi i Microsoftit
  • Samiti i NATO
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Ambasada Amerikane
  • Moti i keq
  • Reforma zgjedhore
  • Integrimi në BE
  • Liga e Kombeve
  • Kolapsi i Microsoftit
  • Samiti i NATO
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Evropa mbrohet: “Mur” kundër dronëve

Bota E shtunë, 27 Shtator 2025 10:13
Evropa mbrohet: “Mur” kundër dronëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga DW

Incidentet e fundit me dronë në Danimarkë, Rumani dhe Poloni nxorrën në pah, se ku çalon mbrojtja evropiane. BE-ja do të veprojë me një sistem mbrojtës.

Një “mur” dronësh, i cili do të përdorë teknologji të përparuar për të zbuluar, ndjekur dhe kapur mjete ajrore pa pilot. Ky është thelbi i projektit që planifikon BE-ja, të ndërtojë një sistem mbrojtës nga dronët në krahun e saj lindor. Ministrat e Mbrojtjes së BE ranë dakord për këtë në një video-konferencë të premten (26.09), siç njoftoi Komisioneri i Industrisë së Mbrojtjes i BE-së, Andrius Kubilius.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Muri i dronëve” është pjesë e një projekti më të gjerë për mbikëqyrjen e krahut lindor të BE-së, i cili përfshin gjithashtu sisteme mbrojtëse tokësore, siguri detare për Detin Baltik dhe Detin e Zi, si dhe inspektim të situatës me informacione satelitore.

Instrumentet e BE-së pritet të përdoren për financimin e mburojës. “Mburoja mbrojtëse për krahun lindor, me murin e dronëve si thelbin e saj, do t’i sjellë dobi të gjithë Evropës”, theksoi Kubilius.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjermania synon të përmirësojë mbrojtjet nga dronët
Pas alarmeve për dronë në Danimarkë dhe Norvegji, niveli i kërcënimit në rritje nga dronët po diskutohet edhe në Gjermani. Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt tani dëshiron të vendosë rregullore të qarta, madje t’i lejojë Bundeswehr-it edhe të rrëzojë dronë në raste të caktuara.

Mund t'ju interesojë

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai...

Para 4 orësh
Negociatat për Ukrainën: BE-ja përcakton ekipin negociator evropian me institucionet dhe vendet E5

Negociatat për Ukrainën: BE-ja përcakton ekipin negociator evropian me institucionet dh...

Para 6 orësh
Samiti i NATO-s në Tiranë, MIA: Data përcaktohet përmes vendimmarrjes së përbashkët të vendeve anëtare

Samiti i NATO-s në Tiranë, MIA: Data përcaktohet përmes vendimmarrjes së përbashkët të ...

Para 6 orësh

Dobrindt dëshiron të rregullojë më mirë kompetencat ligjore për t’u mbrojtur nga dronët, raportojnë medita gjermane. Një katalog përkatës masash do të përcaktojë, ndër të tjera, se kur Bundeswehr-i do t’i lejohet të rrëzojë mjete ajrore pa pilot në kushte të caktuara. Ndërhyrja e armatosur duhet të jetë e mundur, nëse një dron përbën një kërcënim akut për njerëzit apo infrastrukturën kritike dhe kur masat e tjera mbrojtëse janë të pamjaftueshme. Në situata të tilla krize, kompetenca e vendimmarrjes duhet t’i takojë Ministrisë Federale të Mbrojtjes, raportohet në media.

Ukraina e gatshme të ndihmojë
Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Denys Shmyhal, deklaroi se vendi i tij ishte “gati të merrte pjesë në projektin e mburojës së dronëve”. Në luftën kundër Rusisë, Ukraina ka zhvilluar një gamë të tërë aftësish për të zbuluar dhe rrëzuar duzinat ruse të dronëve me kosto efektive. “Muri i dronëve do të krijojë një ekosistem thelbësisht të ri mbrojtës në Evropë”, shkroi Shmyhal në internet.

Një koncept për mbrojtje dukshëm më efektive nga dronët në krahun lindor të BE-së ka qenë në zhvillim e sipër prej muajsh. Por nevoja për këtë u bë më emergjente pas shkeljes masive me dronë rusë në hapësirën ajrore polake dy javë e gjysmë më parë. Avionët luftarakë të gjeneratës së fundit duhej të qëllonin me raketa të shtrenjta për të rrëzuar dronët e lirë.

Ndërhyrje me dronë rusë janë raportuar edhe nga Rumania. Kohët e fundit, dronë të paidentifikuar hynë gjithashtu në mënyrë të përsëritur në hapësirën ajrore daneze, duke paralizuar aeroportet për orë të tëra. Autoritetet dyshojnë se pas incidenteve qëndron një “dorë profesioniste”.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 4 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

Nations League/ Gjermania fiton në Beograd me gol të Brajan Grudës, Holanda turpëron Greqinë 7-0
Para 6 orësh

Nations League/ Gjermania fiton në Beograd me gol të Brajan Grudës, Holanda turpëron Greqinë 7-0

Negociatat për Ukrainën: BE-ja përcakton ekipin negociator evropian me institucionet dhe vendet E5
Para 6 orësh

Negociatat për Ukrainën: BE-ja përcakton ekipin negociator evropian me institucionet dhe vendet E5

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)
Para 6 orësh

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 4 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 19 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)
Para 6 orësh

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

4 Veliaj përjashtohet nesër nga PS-ja? Ngjela zbulon çfarë fshihet pas marrëdhënies me Ramën
Para 9 orësh

Veliaj përjashtohet nesër nga PS-ja? Ngjela zbulon çfarë fshihet pas marrëdhënies me Ramën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.