Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 00:58 Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal Harry Kane është fituesi i Topit të Artë 2026, sipas informacionit të dhënë, duke lënë pas në garën për çmimin individual Kylian Mbappé dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Behgjet Pacolli
  • Arlinda Zekaj
  • Rasti Erjoni
  • Topi i Artë
  • Debat në Kuvend
  • Qyteti Studenti
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Behgjet Pacolli
  • Arlinda Zekaj
  • Rasti Erjoni
  • Topi i Artë
  • Debat në Kuvend
  • Qyteti Studenti
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Izraeli zotohet se do t’i jap një përgjigje të fortë Hezbollahut pas sulmit që la 12 të vrarë

Aktualitet E diel, 28 Korrik 2024 15:50
Izraeli zotohet se do t’i jap një përgjigje të fortë Hezbollahut pas sulmit që la 12 të vrarë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Lindjen e Mesme janë rritur shqetësimet për një shpërthim të mundshëm të dhunës pasi autoritetet izraelite thanë se një raketë nga Libani goditi një fushë futbolli në Lartësitë e Golanit, të kontrolluara nga Izraeli. Sulmi vrau 12 fëmijë dhe adoleshentë në atë që ushtria izraelite tha se ishte sulmi më vdekjeprurës ndaj civilëve që nga 7 tetori. Grupi militant libanez, Hezbollah që ka mbështetjen e Iranit e ka mohuar përgjegjësinë për sulmin. Sulmi i së shtunës vjen në një kohë të ndjeshme, pasi Izraeli dhe Hamasi po negociojnë një propozim armëpushimi për t’i dhënë fund luftës gati 10-mujore në Gazë dhe për të liruar afërsisht 110 persona që ende po mbahen peng atje.
Mijëra njerëz morën pjesë në ceremonitë mortore të dielën për 12 fëmijët dhe adoleshentët e vrarë nga një sulm me raketë në Lartësitë e Golanit, të kontrolluar nga Izraeli.
Grupi militant libanez Hezbollah mohoi përgjegjësinë për sulmin në fshatin Majdal Shams. Izraeli e vlerësoi sulmin si më vdekjeprurësin që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor që nxiti luftën në Gazë.
“Ajo që duhet të bëjmë është të përgjigjemi me forcë të plotë, të lirojmë pengjet dhe të ndalojmë këtë luftë. Mjaft më me sakrifikimin e gjakut të fëmijëve tanë”, tha Hithami, banor i fshatit ku u krye sulmi i së shtunës.
Sot ushtria izraelit njoftoi se gjatë natës kreu sulme ajrore kundër Hezbollahut në Liban.
Të paktën 30 raketa u hodhën më pas nga Libani përtej kufirit, tha ushtria izraelite.
Autoritetet izraelite janë zotuar se grupi militant libanez, që ka mbështetjen e Iranit, do të paguajë çmim të rëndë pas sulmit të së shtunës në Lartësitë e Golanit. Viktimat e sulmit ishin pjesë e komunitetit Druzë, një sekt fetar që filloi si degë e Islamit Shiit, por që janë besnik ndaj shtetit izraelit.
Izraeli pushtoi Lartësitë e Golanit nga Siria në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967 dhe e aneksoi atë në vitin 1981.
Të gjithë viktimat e sulmit të së shtunës ishin të rinj të moshës 10 deri në 20 vjeç. 20 të tjerë u plagosën, sipas ushtrisë izraelite.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të dielën se ai ishte i pikëlluar nga humbja e jetëve dhe tha se arritja e një marrëveshjeje armëpushimi për luftën në Gazë mund të ndihmojë për të qetësuar situatën në kufirin e Izraelit me Libanin.
“Ne po zhvillojmë bisedime me qeverinë e Izraelit dhe dua të theksoj të drejtën për të mbrojtur qytetarët e tij dhe vendosmërinë tonë për t’u siguruar që ata janë në gjendje ta bëjnë këtë. Por, ne, gjithashtu nuk duam të shohim përshkallëzimin e konfliktit. Ky ka qenë një nga synimet tona që nga dita e parë, nga 7 tetori e në vazhdim”, tha Sekretari Blinken.
Megjithatë, një përgjigje më e fortë izraelite pritet pas kthimit të kryeministrit Benjamin Netanyahu nga vizita e tij në Shtetet e Bashkuara dhe një takimi i kabinetit të sigurisë që pritet të mbahet në orët e mbrëmjes.
Një përgjigje më të fortë se ajo gjatë natës u paralajmërua të dielën edhe nga ministri izraelit i mbrojtjes.
“Kjo është një tragjedi e tmerrshme, u vranë djem dhe vajza të pafajshme. Hezbollahu është përgjegjës dhe do të paguajë një çmim”, tha ministri Gallant.
Qeveria libaneze i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të bëjnë thirrje për përmbajtje nga Izraeli, njofton agjencia e lajmeve Reuters duke cituar ministrn e Jashtëm të Libanit, Abdallah Bou Habib.
Ai gjithashtu njoftoi se Uashingtoni i kishte kërkuar qeverisë së Libanit që t’i përcjellë një mesazh Hezbollahut për të treguar gjithashtu përmbajtje.
Irani paralajmëroi Izraelin të dielën kundër asaj që e quajti një aventure të re në Liban, në një deklaratë të lëshuar nga zëdhënësi i ministrisë së jashtme Nasser Kanaani.
Gjatë një ceremonie në përkrahje të Presidentit të zgjedhur iranian, Masoud Pezeshkian, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei përsëriti qëndrimin e republikës islamike ndaj Izraelit.
“Regjimi i Izraelit nuk është një shtet, është një bandë kriminale, është një bandë vrasësish dhe terroristësh”, tha zoti Khamenei.
Hezbollahu është grupi më i fuqishëm nga një rrjet grupesh të mbështetura nga Irani në të gjithë Lindjen e Mesme. Grupi libanez filloi hapjen e një fronti të dytë kundër Izraelit menjëherë pas sulmit terrorist të Hamasit, më 7 tetor.
Grupet e tjera që e kanë mbështetjen e Iranit gjenden në Irak dhe Houthit në Jemen. Të gjithë kanë kryer sulme ndaj Izraelit.
Zëri i Amerikës

Mund t'ju interesojë

Zgjedhjet në Serbi, Nazarko: Opozita u zhduk, Rama mund të bjerë më shpejt se Vuçiç

Zgjedhjet në Serbi, Nazarko: Opozita u zhduk, Rama mund të bjerë më shpejt se Vuçiç

Para 7 orësh
Minxhozi e quan tallava protestën studentore: Askush nuk thotë se çfarë kërkesash ka

Minxhozi e quan tallava protestën studentore: Askush nuk thotë se çfarë kërkesash ka

Para 8 orësh
Zgjedhjet në Serbi, Ministria e Jashtme: Gati të bashkëpunojmë, përgjegjësi normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën

Zgjedhjet në Serbi, Ministria e Jashtme: Gati të bashkëpunojmë, përgjegjësi normalizimi...

Para 9 orësh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal
Para 4 orësh

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal

”Topi i Artë”/ Luis De La Fuente fiton trofeun “Trajneri i Vitit”
Para 6 orësh

”Topi i Artë”/ Luis De La Fuente fiton trofeun “Trajneri i Vitit”

Lamine Yamal fiton trofeun ”Kopa” për herë të tretë! Lojtari i Barcelonës me rekord në ”Topin e Artë”
Para 6 orësh

Lamine Yamal fiton trofeun ”Kopa” për herë të tretë! Lojtari i Barcelonës me rekord në ”Topin e Artë”

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 7 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

Më të lexuarat

1 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 14 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

2 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
Para 18 orësh

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

3 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 7 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

4 Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal
Para 4 orësh

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.