Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 08:34 Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua” Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ku foli për një nga momentet më të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nevada, një nga shtetet kryesore për betejën elektorale mes Harris dhe Trump

Bota E hënë, 4 Nëntor 2024 21:41
Nevada, një nga shtetet kryesore për betejën elektorale mes Harris dhe Trump
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane, e gjithë vëmendja do të jetë kthyer tek shtatë shtetet të ashtuquajtura “fushëbetejë elektorale”, të cilat pritet të përcaktojnë rezultatin e garës elektorale të këtij viti. Megjithëse disa nga këto shtete fushëbetejë janë zhvendosur politikisht gjatë viteve, shteti i pavendosur i Nevadës ka votuar vazhdimisht për të dyja palët. Nevada, me popullsi prej 3.1 milionë banorësh, njihet më shumë ndoshta për Las Vegasin, qytetin më të famshëm të saj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Është disi paradoks. Dua të them se shihet ndoshta si një shtet liberal në një kuptim, pasi ishte shteti i parë që vendosi divorcin pa patur nevojë për të paraqitur arsyen përse. Lejon lojërat e fatit në disa qarqe, lejon prostitucionin, por ka edhe prirjen për të qenë shumë, shumë konservator në disa drejtime”, thotë Thom Reilly, nga Universiteti i Arizonas. Nevada ka votuar vazhdimisht për republikanët nga fundi i viteve 1960 deri në fillim të viteve 2000. Por tashmë, gati një e treta e votuesve në Nevada janë të regjistruar si votues të pavarur. Pra janë më shumë se të regjistruarit si demokratë apo republikanë. Të dhënat rishtazi tregojnë se ky shtet luhatet rregullisht midis dy partive politike. Ndërsa demokratët kanë fituar për zgjedhjet presidenciale, republikanët kanë dominuar në zgjedhjet për guvernatorin.

Mund t'ju interesojë

Amerika shpall heliumin si material kritik

Amerika shpall heliumin si material kritik

Para 11 orësh
Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Para 12 orësh
Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren përtokë

Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren p...

Para 14 orësh

“Nevada është një shtet i vërtetë fushëbeteje. Është një vend ku rezultati është gjithnjë shumë i afërt dhe ku partitë kanë marrë me radhë kontrollin e postit të guvernatorit, dhe që janë shkëmbyer për fitoren në zgjedhjet presidenciale”, thotë Ken Miller nga Universiteti i Las Vegasit. Nevada quhet Shteti i Argjendtë. Ky emërtim e ka origjinën në vitin 1859, kur atje u zbulua një depozitë e madhe argjendi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Popullsia është trefishuar që nga viti 1980, me një rritje prej 35% në periudhën 2000-2010. Shumë nga banorët e rinj janë nga Kalifornia që është përgjithësisht liberale. Mbi 100 mijë persona janë zhvendosur nga Kalifornia për në Nevada në periudhën 2020-2023. “Ajo që ka ndodhur është se Qarku Clark, pjesë e të cilit është Las Vegasi, ka tashmë 72% të popullsisë së shtetit. Pra, Nevada që ishte dikur një shtet rural është bërë tashmë një shtet urban i Perëndimit”, thotë Ken Miller, nga Universiteti i Las Vegasit. Megjithë rritjen e madhe të popullsisë, Nevada vazhdon të jetë një shtet i dominuar nga klasa punëtore dhe shumë banorë vazhdojnë të bëjnë punë krahu.

“Jemi më shumë shtet punëtorësh dhe kjo do të thotë se do të jenë çështjet më praktike si rrogat, papunësia, kostoja e strehimit, apo inflacioni në përgjithësi, do të kenë rëndësi.. Pra gjëra si çmimet e karburantit dhe të gjitha gjërat që ndikojnë më shumë tek njerëzit këtu në Nevada se në shtete të tjera”, thotë zoti Miller. “Janë çështjet e kostove, janë të drejtat riprodhuese dhe është emigracioni”, thotë eksperti Reilly. Kur të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit, banorët e Nevadës do të votojnë gjithashtu edhe për nismën ligjore për të garantuar të drejtën për abort në këtë shtet.

“Propozimet për abortin që janë në fletëvotim në disa shtete, si dhe çështja e abortit në përgjithësi, tashmë është dëshmuar si një motivim i madh për pjesëmarrjen në zgjedhjet e mëparshme. Dhe unë mendoj se kjo nuk do të ndryshojë”, thotë Rebecca Gill, nga Universiteti i Las Vegasit. Por zgjedhjet ende mund të përcaktohen nga çështjet që kanë të bëjnë me ekonominë për banorët e Nevadas. “Nuk duhet të nënvlerësojmë mundësinë që Trumpi të fitojë në Nevada. Mendoj se Trumpi po perceptohet si një kandidat që nuk ka gjasa ta fitojë Nevadën thjesht sepse ai nuk ka fituar dy herët e fundit. Nuk do ta përjashtoja rëndësinë e çështjeve ekonomike si vendimmarrje për votuesit në këtë shtet”, thotë zoti Miller. /VOA/

Etiketat e lidhura

HarrisNevadaTrump
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”
Para 43 minutash

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”

Edhe sot Rama kërkon DIALOG
Para 57 minutash

Edhe sot Rama kërkon DIALOG

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar
Para 1 ore

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna
Para 1 ore

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 11 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 12 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 12 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 14 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.