Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Trump e bën Shtëpinë e Bardhë si vila e tij në Mar-a-Lago. Ar, luks dhe një sallë balloje 90 mijë metra katrorë

Bota E mërkurë, 22 Tetor 2025 12:08
Trump e bën Shtëpinë e Bardhë si vila e tij në Mar-a-Lago. Ar, luks dhe një sallë balloje 90 mijë metra katrorë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në më pak se një vit nga fillimi i mandatit të dytë, Presidenti Donald Trump ka nisur një transformim të madh në Shtëpinë e Bardhë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga Zyra Ovale e mbuluar me ar, te Kopshti i Trëndafilave që tani është shtruar me pllaka guri, dhe deri te ndërtimi i një salle gjigante balloje në krahun lindor, ndryshimet janë të dukshme dhe, për shumëkënd, të habitshme, shkruan ‘The New York Times‘.

Mund t'ju interesojë

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Para 39 minutash
Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Para 41 minutash
Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Para 42 minutash

Një sallë balloje 90 mijë metra katrorë në krahun lindor
Një nga projektet më të mëdha që po zhvillohet është ndërtimi i një salle balloje në East Wing, me sipërfaqe 90 mijë metra katrorë. Trump e ka prezantuar këtë projekt si “të domosdoshëm për të pritur liderë botërorë”, ndërsa kostoja e ndërtimit pritet të kalojë 200 milionë dollarë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sipas tij, shpenzimet do të mbulohen nga donacione private dhe jo nga taksapaguesit amerikanë, megjithatë kjo ka ngritur shqetësime për etikën qeveritare dhe transparencën financiare.

Pamjet e publikuara nga Shtëpia e Bardhë tregojnë një dizajn që ngjan shumë me ballroom-in e resortit Mar-a-Lago në Palm Beach. Punimet e shembjes së një pjese të krahut lindor nisën që në fund të tetorit.

Kopshti i Trëndafilave shndërrohet në tarracë me pllaka guri
Kopshti i famshëm i Trëndafilave është një tjetër hapësirë që ka pësuar transformim të plotë. Në vend të gjelbërimit tradicional, tani ndodhen pllaka guri dhe tavolina me çadra me vija të verdha dhe të bardha, të ngjashme me ambientet e resortit të Trump në Florida.

Presidenti e ka quajtur hapësirën e re “Rose Garden Club” dhe ka zhvilluar aty darka me ligjvënës republikanë, si dhe ceremoninë e dekorimit pas vdekjes të aktivistit konservator Charlie Kirk me Medaljen Presidenciale të Lirisë.

Zyra Ovale, mbretëria e arit
Asnjë hapësirë tjetër nuk pasqyron më shumë shijen e Trump sesa Zyra Ovale. Muret janë të mbuluara me ornamente ari, portrete me korniza të arta dhe pasqyra me zbukurime të njëjta.

Madje edhe vulosja presidenciale në tavan është e mbuluar me fletë ari, një detaj që nuk është parë kurrë më parë në historinë e Shtëpisë së Bardhë.

Trump e ka përdorur këtë ambient për takime me liderë botërorë, ku sfondi i zakonshëm është mantelina e zbukuruar me objekte historike të lyer në ar.

Në krahasim, ish-presidentët Bush, Obama dhe Biden kishin zgjedhur dekore më të thjeshta dhe ngjyra neutrale, ndërsa Trump e ka kthyer zyrën në një ekspozitë luksi.

Dhoma e Kabinetit me flamuj dhe llamba kristali
Edhe Dhoma e Kabinetit është ridizajnuar për të ndjekur temën e artë të presidentit. Muret, mantelina dhe tavani kanë zbukurime të arta, ndërsa dhoma ndriçohet nga llustra të mëdha kristali.

Trump ka shtuar gjithashtu flamujt e forcave ushtarake – Ushtria, Flota Detare dhe Forcat Ajrore – për t’i dhënë një atmosferë më “patriotike” takimeve me kabinetin dhe liderët ndërkombëtarë.

Galeria Presidenciale “Walk of Fame” në korridorin perëndimor
Në shtator, Trump prezantoi “Presidential Walk of Fame”, një galeri e vendosur përgjatë West Colonnade, korridori që lidh rezidencën ekzekutive me Krahun Perëndimor.

Në mure janë vendosur portretet e të gjithë presidentëve amerikanë, të kornizuara në ar dhe të radhitura sipas rendit kronologjik.

Por portreti i ish-presidentit Joe Biden është zëvendësuar me një foto të një autopeni që nënshkruan në emër të tijm një thumbim i qartë ndaj pretendimeve të Trump se Biden nuk ishte i aftë për të marrë vendime vetë.

Edhe pse autopeni (pajisje mekanike ose elektronike që përdoret për të riprodhuar automatikisht nënshkrimin e një personi pa qenë prezent) është një pajisje e përdorur nga shumë presidentë ndër vite, interpretimi i Trump është parë si një tjetër provokim politik në galerinë e artë që tashmë mban vulën e tij personale.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 38 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 39 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 41 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 42 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.