Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 12:03 Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami Myrto Uzuni ishte në qendër të vëmendjes në kampionatin amerikan, ku realizoi dy gola në fitoren 2-1 të Austin FC ndaj Sporting Kansas City.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Protesta në Tiranë
  • Erjon Vishkulli
  • Topi i Artë
  • El Clasico
  • Erlind Sulo
  • Lugina e Preshevës
  • Ekranet e korruptuara
Lajmet e fundit
Në trend
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Protesta në Tiranë
  • Erjon Vishkulli
  • Topi i Artë
  • El Clasico
  • Erlind Sulo
  • Lugina e Preshevës
  • Ekranet e korruptuara
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zelensky takohet në Paris me presidentin francez

Bota E enjte, 10 Tetor 2024 09:27
Zelensky takohet në Paris me presidentin francez
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe Presidenti francez Emmanuel Macron do të takohen të enjten në Paris “për të riafirmuar vendosmërinë e Francës për të vazhduar ofrimin, në periudhën afatgjatë dhe së bashku me të gjithë partnerët e saj, të mbështetjes së palëkundur për Ukrainën dhe popullin ukrainas”, thuhet në një deklaratë të zyrës së presidentit francez.

Kjo do të jetë vizita e pestë e presidentit ukrainas në Francë që kur filloi sulmi i forcave ruse në Ukrainë, dhe vjen një ditë pasi Presidenti francez Macron vizitoi një njësi ushtarakësh ukrainas që stërviten në Francë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Para 14 orësh
Incidente të raportuara gjatë zgjedhjeve në Serbi

Incidente të raportuara gjatë zgjedhjeve në Serbi

Para 17 orësh
Franca përfshihet nga dhuna: Protestat për krizën e jetesës përshkallëzohen

Franca përfshihet nga dhuna: Protestat për krizën e jetesës përshkallëzohen

Para 18 orësh

Franca po përgatit 2,300 ushtarë të brigadës së quajtur “Ana e Kievit”, sipas emrit të princeshës së lindur në Kiev, e cila në vitin 1051 u martua me mbretin francez Henry I.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një zyrtar i presidencës franceze tha se përgatitja e ushtarëve ukrainas do të përfundojë brenda disa muajsh dhe se është “krejtësisht identike me situatën që do të gjejnë në terren”.

Zyrtari tha se njësitë “do të përballen me situata reale – stres, zhurmë, dronë”, gjatë stërvitjes së tyre.

Franca është zotuar gjithashtu të japë armatime për këtë brigadë. Ndër ndihmat e premtuara janë 128 automjete të blinduara, 18 sisteme artilerie ‘Ceasar’ dhe 20 njësi raketash antitank.

Rusia njofton se ka shkatërruar 47 dronë

Rusia njoftoi të mërkurën se shkatërroi 47 dronë ukrainas në zona të ndryshme përgjatë kufirit Rusi-Ukrainë.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat ruse kanë rrëzuar 24 dronë mbi rajonin Bryansk, ndërsa u rrëzuan dronë të tjerë mbi Belgorod, Kursk, Rostov, Krasnodar dhe Detin Azov.

Forcat ukrainase kanë sulmuar vazhdimisht rajonet kufitare ndërsa përpiqen të zmbrapsin ofensivën frontale ruse që filloi në vitin 2022.

Ushtria e Ukrainës njoftoi të mërkurën se pati rrëzuar 21 nga 22 dronët rusë të nisur gjatë sulmeve të natës.

Rrëzimet u bënë mbi rajonet e Kievit, Odesas dhe Vinnystias, njoftuan forcat ajrore ukrainase.

Presidenti Zelensky kërkon më shumë ndihma për mbrojtjen kundërajrore

Rusia përdori gjithashtu tre raketa balistike në valën e saj të fundit të sulmeve ditore, të cilat e kanë shtyrë Presidentin Zelensky të bëjë thirrje për më shumë ndihma për mbrojtjen ajrore, si dhe për autorizimin për të përdorur armët e dhuruara nga Perëndimi për të goditur objektet ushtarake brenda Rusisë.

Një takim i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara i vendeve që koordinojnë ndihmën për Ukrainën pritej të mbahej të shtunën në Gjermani, me presidentin amerikan Joe Biden që do të kryesonte bisedimet e nivelit të lartë.

Por, ndërsa një uragan i fuqishëm mbërrinte në brigjet e Shteteve të Bashkuara, Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se Presidenti Biden nuk do të marrë pjesë në këto bisedime./VOA

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami
Para 7 minutash

Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!
Para 9 minutash

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë
Para 21 minutash

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë

Priti 36 vite për të bërë një goditje me kokë në ndeshjen e Liverpoolit (VIDEO)
Para 28 minutash

Priti 36 vite për të bërë një goditje me kokë në ndeshjen e Liverpoolit (VIDEO)

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 5 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 18 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 16 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 14 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.