Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 18 Nëntor 2026, 13:10 Real Madrid “blindon” Arda Guler, rinovon kontratën deri në vitin 2032 Real Madridi ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me Arda Güler. Klubi spanjoll ka njoftuar përmes një komunikate zyrtare se mesfushori turk do të jetë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Takimi trepalësh
  • Buxheti në Kuvend
  • Euro 2028
  • Bashkia Tiranë
  • Raketat HIMARS
  • Sulme kibernetike
  • Tensionet me Iranin
  • Projekti Sazan
Lajmet e fundit
Në trend
  • Takimi trepalësh
  • Buxheti në Kuvend
  • Euro 2028
  • Bashkia Tiranë
  • Raketat HIMARS
  • Sulme kibernetike
  • Tensionet me Iranin
  • Projekti Sazan
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zëri i Amerikës: SHBA, zgjedhjet presidenciale dhe dinamika e kërcënimeve

Bota E shtunë, 2 Nëntor 2024 18:45
Zëri i Amerikës: SHBA, zgjedhjet presidenciale dhe dinamika e kërcënimeve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shtetet e Bashkuara do të përcaktojnë të martën se kush do ta udhëheqë vendin për katër vitet e ardhshme. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jeff Seldin, zyrtarët e sigurisë dhe të zbulimit paralajmërojnë se votuesit po përballen me një mjedis zgjedhor ku është shtuar dinamika e kërcënimeve që vijnë si nga brenda ashtu edhe nga jashtë vendit.

Djegia e kutive të votimit në Uashington dhe Oregon ishte një zhvillim tronditës për zyrtarët e zgjedhjeve ndërsa në disa shtete vazhdon votimi i hershëm. “Policia zbuloi se një mjet ndezës në kutinë e votimeve kishte shkaktuar zjarrin”, tha zëdhënësi i byrosë së policisë së Portlandit, Mike Benner. Zyrtarët e sigurisë kibernetike thonë se sistemi është i sigurt. “Pavarësisht nga fakti se mjedisi i kërcënimit nuk ka qenë kurrë më kompleks, infrastruktura zgjedhore nuk ka qenë kurrë më e sigurt dhe punonjësit e sigurisë kibernetike zgjedhore nuk kanë qene kurrë më të përgatitur”, thotë Jen Easterly, drejtoreshë e Agjencisë amerikane për Sigurinë dhe Infrastrukturën Kibernetike.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Që nga janari i vitit të kaluar, zyrtarët federalë, shtetërorë dhe lokalë kanë zhvilluar më shumë se 1300 vlerësime të sigurisë fizike, përveç provave të shumta për t’u përgatitur për pothuajse çdo rast. “Zyrtarët shtetërorë dhe lokalë të zgjedhjeve po mësojnë nga problemet e së kaluarës. Trajnimi i organeve të rendit, zyrtarëve të sigurisë dhe të tjerë, do të ndihmojë në uljen e çdo mundësie për dhunë”, thotë Andrew Borene, drejtor ekzekutiv për sigurinë globale në firmën Flashpoint.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por agjencitë amerikane të zbulimit thonë se kërcënimet vazhdojnë. Zyrtarët amerikanë thonë se kërcënimet e jashtme vijnë nga tre vende kryesore, Rusia, Irani dhe Kina. Ata thonë se Rusia po përpiqet të ndikojë në rikthimin e ish Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë. Irani po përpiqet ta dëmtojë zotin Trump dhe ta ndihmojë Nënpresidenten Kamala Harris, duke e parë atë si një kërcënim më të vogël.

Mund t'ju interesojë

Sulm kibernetik në SHBA: Rubio hedh poshtë dyshimet për valën e ndërprerjeve

Sulm kibernetik në SHBA: Rubio hedh poshtë dyshimet për valën e ndërprerjeve

Para 7 minutash
Armët me rreze të gjatë të Ukrainës: Khmara njofton trefishim të prodhimit deri në 2027

Armët me rreze të gjatë të Ukrainës: Khmara njofton trefishim të prodhimit deri në 2027

Para 10 minutash
Frederik Vesslau: BE-ja pret reforma nga Serbia, më pas qasje ndaj Kosovës

Frederik Vesslau: BE-ja pret reforma nga Serbia, më pas qasje ndaj Kosovës

Para 1 ore

Zbulimi amerikan thotë se Kina është më e përqendruar tek garat për Kongres. Kompania Microsoft ka konfirmuar se hakerët kinezë kanë vënë në shënjestër vazhdimisht ligjvënësit republikanë që kanë qenë kritik ndaj Pekinit. Përpjekje të tjera synojnë të krijojnë kaos. Një vlerësim i deklasifikuar i zbulimit amerikan paralajmëron se Rusia ka plane për të nxitur dhunë dhe se edhe Irani mund të bëjë përpjekje të tilla.

Rusia, Irani dhe Kina i kanë mohuar vazhdimisht këto akuza. Nga ana tjetër, Uashingtoni thotë se ka prova. Videot e manipuluara të postuara në mediat sociale, ku gjoja shihen votat e grisura në Pensilvani dhe emigrantët që pretendojnë se votojnë disa herë në Xhorxhia, janë vepër e ndikimit rus. Videot kanë bërë bujë. Por nuk dihet nëse po ndryshojnë mendjen e votuesve.

“Do të thoja se suksesi është mjaft i vogël. Nuk kemi vënë re që këto video apo përmbajtje të kalojnë përtej mediave sociale ose rrjetit Telegram”, thotë Brian Liston me Grupin “Recorded Future’s Insikt”. Për momentin, zyrtarët amerikanë të zgjedhjeve dhe sigurisë po u kërkojnë votuesve që të mos bien pre e keqinformimit dhe dezinformimit, duke u përpjekur që t’i sigurojnë ata se mund t’i besojnë procesit zgjedhor dhe rezultateve. /VOA/

Etiketat e lidhura

Donald TrumpKamala Harris
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Real Madrid “blindon” Arda Guler, rinovon kontratën deri në vitin 2032
Para 1 minute

Real Madrid “blindon” Arda Guler, rinovon kontratën deri në vitin 2032

Deputetja e PS, Sara Mila i përgjigjet Berishës: Mos shpërndaj gënjeshtra për mua, drejtësia do të vendosë për ty
Para 6 minutash

Deputetja e PS, Sara Mila i përgjigjet Berishës: Mos shpërndaj gënjeshtra për mua, drejtësia do të ven...

Sulm kibernetik në SHBA: Rubio hedh poshtë dyshimet për valën e ndërprerjeve
Para 7 minutash

Sulm kibernetik në SHBA: Rubio hedh poshtë dyshimet për valën e ndërprerjeve

ISHP: 12 raste me malarie në Shqipëri gjatë 2022-2026, të gjitha të importuara
Para 8 minutash

ISHP: 12 raste me malarie në Shqipëri gjatë 2022-2026, të gjitha të importuara

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 15 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 14 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Duka: Shqipëria synon EURO 2028, ja 5 Kombëtaret që dua të shmangim në short
Para 4 orësh

Duka: Shqipëria synon EURO 2028, ja 5 Kombëtaret që dua të shmangim në short

4 Koha për një Kod të Ri Zgjedhor
Para 18 orësh

Koha për një Kod të Ri Zgjedhor

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.